A B C Ç D Dh E Ë F G Gj H I J K L Ll M N Nj O P Q R Rr S SH T Th U V X Xh Y Z Zh

Si të reduktoni rrezikun nga Alzheimeri?


View How to Reduce Your Risk of Alzheimer's Disease on Howcast

Ju mund të bëni disa ndryshime në stilin e jetës, për të ulur gjasat për t’u prekur nga kjo sëmundje. Dhe asnjëra prej tyre nuk është e vështirë.

Ju do të keni nevojë: Ushqim mediteran; Shafran indian; Kafe me kafeinë; Nivele normale të kolestreolit; Ushtrime të rregullta; Lidhje shoqërore; Verë (opsionale)

Hapi 1: Hani ushqimet e duhura - Hani ushqim mediteran: Shumë fruta, perime, peshk, fasule dhe drithëra të plota, me vajin e ullirit si burim kryesor të yndyrave. Sasi të moderuara të shafranit indian, një mëlmesë që përdoret në gjella, mund të jetë po ashtu e dobishme. Shmangni yndyrat e ngopura, që në mënyrë indirekte janë lidhur me një rritje të rrezikut të sëmundjes së Alzheimerit.

Këshillë: Përdorimi i moderuar i verës – edhe asaj të kuqe edhe asaj të bardhë – është lidhur me nivele më të ulëta të sëmundjes së Alzheimerit.

Hapi 2: Shijoni kafen - Pini kafe me kafeinë çdo ditë, nëse nuk keni probleme të tjera shëndetësore të cilat ua ndalojnë juve atë. Një studim ka gjetur se njerëzit të cilët nuk kanë konsumuar kafeinë kanë qenë më të prirë për të zhvilluar sëmundjen e Alzheimerit, dhe kërkimet tregojnë se kafeja mund të ndihmojë edhe reduktimin e simptomave te ata që tashmë e kanë sëmundjen.

Hapi 3: Kontrolloni kolesterolin tuaj - Nëse keni kolesterol të lartë, uleni nivelin e tij përmes ushqimit dhe stërvitjeve. Kërkimet kanë treguar se njerëzit në të 40-tat, me nivel më të rritur të kolesterolit kanë shtuar rrezikun për zhvillimin e Alzheimerit për 50 për qind.

Hapi 4: Lëvizni vazhdimisht - Jini aktiv. Studimet kanë treguar se njerëzit të cilët stërviten rregullisht e kanë ulur rrezikun për të zhvilluar Alzheimerin. Bëni së paku 30 minuta aktivitetet aerobike tre herë në javë.

Këshillë: Njerëzit të cilët përdorin ushqimin mediteran dhe stërviten, reduktojnë rrezikun e tyre për zhvillim të Alzheimerit për 60 për qind, sipas një studimi.

Hapi 5: Jini social - Bëhuni një person social. Në një studim, njerëzit me një rrjet të zgjeruar social kanë qenë më të pak të prirë për të zhvilluar sëmundjen. Por mos lejoni që shoqërimi t’ju çojë te mungesa të shpeshta të gjumit: kërkimet kanë gjetur një lidhje në mes të mungesës kronike të gjumit dhe zhvillimit të Alzheimerit.

Fakt: Më shumë se 5 milionë amerikanë vuajnë nga Alzheimeri dhe ky numër pritet të rritet në 8 milionë deri në vitin 2029. /Mjeku.Net/