A B C Ç D Dh E Ë F G Gj H I J K L Ll M N Nj O P Q R Rr S SH T Th U V X Xh Y Z Zh

Çfarë është kanceri, shpjegim vizual

Kanceri është një grup prej rreth 100 sëmundjeve që karakterizohen nga rritja anormale dhe e pakontrolluar e qelizave.

Në një organizëm të shëndetshëm qelizat rriten, vdesin dhe zënvedësohen në një mënyrë shumë të kontrolluar.

Dëmtimet ose ndryshimet në materialin gjenetik të qelizave, qoftë nga faktorë ambiental (të jashtëm) ose të brendshëm, ndonjëherë rezultojnë në qeliza të cilat nuk vdesin dhe vazhdojnë të shtohen derisa zhvillohet në masë e qelizave kanceroze ose tumorit.

Shumica e vdekjeve nga kanceri vijnë si rezultat i metastazës. Qelizat malinje (kanceroze) të cilat depërtojnë në qarkullimin e gjakut, krijojnë koloni edhe në pjesë të tjera të trupit.

Edhe pse janë bërë avancime të shumta në trajtimin e tij, kanceri sërish është shkaktari kryesor i vdekjeve për njerëzit nën moshën 85 vjeçe.

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës një në katër njerëz vdes nga kanceri. /Mjeku.Net/