A B C Ç D Dh E Ë F G Gj H I J K L Ll M N Nj O P Q R Rr S SH T Th U V X Xh Y Z Zh

Zorra e trashë (koloni), ndërtimi dhe funksioni

Është e rëndësishme për ju të dini disa gjëra për kolonin dhe funksionet e këtij organi. Lëshoni edhe videon e sipërme për ta lexuar tekstin të shoqëruar edhe me pamje.

Koloni, i njohur edhe si zorra e trashë, është pjesë e sistemit digjestiv ose sistemit të tretjes. Kur ju hani, ushqimi udhëton nga goja në lukth përmes një tubi të quajtur ezofag. Nga stomaku ushqimi kalon në zorrën e hollë, një tjetër organ i hollë ku ndodh tretja dhe absorbimi i lëndëve ushqyese. Copëzat ose mbetjet e ushqimit të cilat nuk absorbohen largohen nga zorra e hollë dhe futen në kolon ose zorrën e trashë.

Koloni është një tjetër organ në formë tubi që ndahet në katër pjesë: pjesa e parë quhet koloni ngjitës. Kjo është i vendosur në zonën e djathtë të abdomenit dhe zgjatet tatëpjetë (lartë).

Pjesa e dytë quhet koloni transvers (i tërthorë) pasi shkon kryq me trupin tonë nga e djathta në të majtë. Aty ai bashkohet me pjesën e tretë, kolonin zbritës, që vazhdon poshtë anës së majtë derisa arrin pjesën e katërt, e njohur si koloni sigmoid për shkak të formës së shkronjës S.

Koloni sigmoid bashkohet me rektumin, i cili në fund bashkohet me anusin, ose vrimën nga ku del mbetja, zbrazet zorra ose ku dalin fekalet nga organizmi.

Funksioni kryesor i kolonit është të largojë ujin nga mbetja e ushqimit, duke e rikthyer ujin sërish në trupin tuaj dhe pastaj e largon pjesën tjetër të mbetur ose fecesin nga organizmi në formë të zbrazjes.