A B C Ç D Dh E Ë F G Gj H I J K L Ll M N Nj O P Q R Rr S SH T Th U V X Xh Y Z Zh

Wind Salbe, krem masazhi për lirimin e gazrave te bebat

ÇKA ËSHTË WIND-Salbe N DHE PËR ÇKA PËRDORET?

WIND-Salbe N stimulon tajimin e lëngjeve të stomakut dhe kështu rregullon tretjen e ushqimit si dhe vepron në relaksimin e tonusit të muskulaturës së traktit gastro-intestinal. Këto dy efekte rezultojnë me lirimin e gazërave nga trakti gastrointestinal.

WIND-Salbe N përdoret për dhimbjet e barkut te foshnjat dhe fëmijët që kanë probleme me gazëra në zorrë.

  • Zvoglon volumin e gazërave në zorrë,
  • Ka efekt spazmolitik në traktin gastro-intestinal,
  • Përmirëson qarkullimin e gjakut.
  • Stimulon sekretimin e lëngjeve të stomakut dhe në këtë mënyrë ndihmon tretjen e ushqimit.

Masazhi relaksues i foshnjës me WIND-Salbe N

  1. WIND-Salbe N aplikohet dy herë në ditë ( në mëngjes dhe në mbrëmje). Para përdorimit të WIND-Salbe N siguroni një atmosferë relaksuese dhe një temperaturë dhome. Vëndosni foshnjën në një sipërfaqe të butë dhe të rehatshme. Nga tuba shtrydh 1-2 cm shiritë të yndyrës (shiko tabelën e dozimit)
  2. Merrni një pozicion, i cili ju lejon të masazhoni duke përdorur të dy duart. Paralelisht duke përdorur të dy duart fërkoni prej brinjëve të krahrorit në drejtim të gjunjëve duke e përsëritur procedurën 6 herë.
  3. Mbledhni këmbët kundruall sipërfaqës së barkut dhe bëni një presion ( 6 sekonda) ndaj barkut të foshnjës në mënyrë që të lehtësohet lirimi i gazërave. Presioni mbi sipërfaqen e barkut të fëmijës duhet të jetë i lehtë dhe nuk duhet të shkaktoj një ndjenjë të dhimbjes.
  4. Këmbët ngadal tërheqni poshtë dhe i mbani në pozicion të hapur.
  5. Për të qetësuar stomakun, me dorën e majtë fërkoni sipërfaqën e barkut të foshnjës në formë të gjysmë-rrethit duke filluar nga ana e djathtë e ulët e barkut dhe masazhoni në drejtim të akrepave të orës në drejtim të anës së majtë të barkut të sipërm (që korrespondnë me pozitën e zorrës së trashë). Me dorën tjetër veproni në mënyrë të njëjtë por filloni nga ana e majtë e sipërme e barkut dhe masazhoni në drejtim të akrepave të orës në drejtim të anës së ultë të barkut.
  6. Të përsëritet procedura si nën kapitullin 3 për 6 sekonda.