A B C Ç D Dh E Ë F G Gj H I J K L Ll M N Nj O P Q R Rr S SH T Th U V X Xh Y Z Zh

Hemorroidet gjatë shtatzënisë


View How to Deal with Pregnancy Hemorrhoids on Howcast

Si të përballeni me hemorroidet gjatë shtatzënisë? Mos lejoni hemorroidet t’ju mundojnë. Ndiqni këto këshilla të thjeshta për t’u përballur me këtë problem të zakonshëm të shtatzënisë.

Ju do të keni nevojë për: Ushqim të pasur me fibra; Ujë; Stërvitje; Vaskë të ngrohtë; Kompresë të ftohtë; Faculeta të lagëta; Kremra për lyerje (opsionale).

Vërejtje: Nëse hemorroidet ju shkaktojnë dhimbje, gjakosje të shpeshtë, ose nuk përmirësohen me metoda shtëpiake, vizitoni mjekun.

Hapi 1 – Hani ushqime të shëndetshme – Hani ushqime të pasura me fibra gjatë ditës, si perime, drithëra të plota, cereale me përbërje krundesh, dhe pemë.

Hapi 2 – Pini ujë – Shkaktari më i shpeshtë i hemorroideve është konstipacioni (kapsllëku). Pini së paku tetë gota uji në ditë për ta parandaluar atë.

Hapi 3 – Stërvituni – Ushtroni 30 minuta në ditë për të ndihmuar tretjen. Joga, notimi, dhe ecja do t’ua lehtësojnë konstipacionin. Konsultohuni me ndonjë mjek para se të filloni ndonjë plan stërvitor.

Hapi 4 – Zhytuni në vaskë të nxehtë – Zhytuni për 15 deri në 20 minuta në ujë të nxehtë duke mbuluar vithet dhe ijët tuaja.

Këshillë: Shmangni sapunët, kripërat aromatike të banjës dhe vajrat esenciale sepse ato mund ta përkeqësojnë inflamacionin.

Hapi 5 – Aplikoni gjësende të ftohta – Vendosni kompresa akulli ose gel të ftohtë në zonën e irrituar për të reduktuar ënjtjen dhe mundimin.

Hapi 6 – Aplikoni faculeta të lagëta - Pastrojeni zonën e prekur me faculeta të lagura pa aromë, pa alkool. Përdorni ato në vend të letrës së tualetit.

Hapi 7 – Pyeteni mjekun për kremrat – Bisedoni me mjekun tuaj për kremra të cilat mund t’i aplikoni së jashtmi, të cilat janë të sigurta për t’u përdorur gjatë shtatzënisë.

Fakt: Në SHBA të mërkurave lindin më së shumti foshnja se sa ditëve të tjera të javës. /Mjeku.Net/