Muaji i tetë

Muaji i tetë

Kurioziteti është fokusi gjatë këtij muaji. Si quhet? Si ndjehet? Si mund ta marr atë? A mund ta ha këtë?

Me synimin për të hulumtuar, vogëlushi/shja juaj mund t’i zbrazë sirtarët, t’i shpalojë pecetat e letrës, t’i zbrazë depot, t’i shpalosë rrobat, të tentojë të heqë nga vendi hundën ose syrin tuaj. Gjatë kësaj rrëmuje të shtëpisë tuaj, ai/ajo mëson se si funksionon bota. Bebet e kësaj moshe janë shumë të lëvizshme, gjithmonë vigjilentë në kërkim për të zbuluar botën rreth tyre.

 

Zhvillimi social/emocional

 

Me synimin për të hulumtuar, vogëlushi/shja juaj mund t’i zbrazë sirtarët, t’i shpalojë pecetat e letrës, t’i zbrazë depot, t’i shpalosë rrobat, të tentojë të heqë nga vendi hundën ose syrin tuaj. Gjatë kësaj rrëmuje të shtëpisë tuaj, ai/ajo mëson se si funksionon bota. Bebet e kësaj moshe janë shumë të lëvizshme, gjithmonë vigjilentë në kërkim për të zbuluar botën rreth tyre.
Zhvillimi social/emocional
Bebja juaj e guximshme mund përnjëherë të frikësohet nga përvojat e reja dhe njerëzit e rinj. Ankthi nga të huajt është një jubile i zhvillimit normal, që tregon se ai po fiton një ndjesi të tij dhe të të tjerëve. Ai/ajo e di dallimin mes të familjarëve të afërt dhe miqve dhe të tjerëve.
Sigurisht nuk është shumë ngushëllim nëse prindërit tuaj do të vijnë për vizitë dhe fëmija juaj është shndërruar në një rrëmujës dhe vetëm shkakton trazira. Çfarë mund të bëni?

- Lejoni bebes tuaj të krijojë miq me ritmin e vet.

- Veproni të qetë dhe të patrazuar; kjo do t’i japë një siguri bebes tuaj.

- Njoftojeni me mysafirët, mbase duke i folur vogëlushit/shes tuaj në njërën anë dhe duke përkëdhelur gjyshin në anën tjetër.

- Jepni personit të ri në shtëpi një lodër t’ia ofrojë bebes, ose të luajë ndonjë lojë në distancë si “kuku, de”.

- Rikujtojuani të afërmve dhe miqve se kjo fazë është normale dhe se do të kalojë.

Zhvillimi gjuhësor

Bebja tash përdor gjestet, në vend të qarjeve, për të shprehur veten. Duke u përgjigjur në këto par-ardhës të fjalëve, ju e stimuloni atë të përdorë gjuhën trupore (dhe gjuhën e folur).

Brenda dhe jashtë! Mbi dhe nën. Ndezur dhe fikur. Foshnja tash fillon të mësojë koncepte të reja. Lojërat si “vendos kapelën / largo kapelën” nxjerrin klithma dhe qeshje... veçanërisht nëse ju e bëni këtë me kapelën dhe kokën tuaj! Tregojani një lodër, fshihen i pjesërisht nën mbulesë, dhe kërkojeni atë së bashku. Brohoritni dhe duartrokitni kur foshnja ta gjejë atë.

Zhvillimi konjitiv

Foshnja mban mend lojërat me fjalë. Kur e pyesni “sa është rritur bebja ime?”, ai/ajo do të ngrejë duart lart në ajër për duke dashur të thotë “është rritur shumë”.

Bebja tash po i lidh gjestet me fjalë. Të gjitha përshëndetjet për të tash kanë një kuptim, pa-pa.

Loja me pasqyrën ka kaluar përtej fascionimit të thjeshtë me një pamje interesante dhe që lëviz. Foshnja tashmë ka zbuluar se është pikërisht ai/ajo që kontrollon lëvizjet në pasqyrë! Ai/ajo prek hundën e saj; dhe bebja në pasqyrë prek hundën e saj. Ai/ajo ju shikon juve dhe shikon pamjen në pasqyrë. Shumë interesante!

Krijoni probleme të thjeshta që foshnja juaj t’i zgjidhë. Lidhni një pe të shkurtër me një lodër. Vendose lodrën në largësi që foshnja të mos e arrijë. Kur foshnja do ta tërheqë perin për ta arritur lodrën, bëjani të ditur se sa i mrekullueshëm është në zgjidhjen e këtij problemi! Probleme tjera të thjeshta përfshijnë tërheqja e peshqirit ose mbulojës për ta arritur lodrën që është sipër saj dhe ngritja e një kutie për të gjetur lodrën që është fshehur nën të.

Aftësitë e mëdha motorike

Ju më nuk mund ta lini foshnjën tuaj në një mbulesë dhe të pritni të qëndrojë aty. Shumica e foshnjave janë të gatshme të rrotullohen, tërhiqen, kacavirren, zvarriten ose të lëvizin në çfarëdo mënyre e cila funksionon për ta. Edhe nëse foshnja ende nuk lëviz në të katër ekstremitetet, mbase eksploron lëvizjet nga njëri kënd në tjetrin – duke rrëshqitur prapa ose duke u zvarritur me krahë.

Nëse bebja juaj tashmë një kohë po zvarritet ose qëndron në vend me duar dhe gjunjë, ajo tashmë mund të qëndrojë në këmbë, duke u mbështetur në mobilje ose në këmbët tuaja për ekuilibër. Në varësi të personalitetit, foshnja mund të ketë probleme të kthehet sërish poshtë. Disa foshnja lëshohen dhe bien. Të tjerët thërrasin t’i shpëtoni, sërish dhe sërish....

Inkurajoni lëvizshmëri të reja të foshnjës duke i rregulluar mobiljet ashtu që foshnja të mund të lëvizë lirshëm nëpër dhomë.

Aftësitë e vogla motorike

E keni ditur se gishtat tash mund të punojnë ndaras? Foshnja zbulon se sa i rëndësishme është kjo. Në vend se të tregojë me gjithë krahun, bebja tash përdor vetëm një gisht për të bërë me shenjë. Kjo aftësi korrespondon mirë me kujtesën e përmirësuar dhe interesimin e ri në emërimet e objekteve. Edhe pse thotë “eeh” dhe bën me gisht kah telefonit tuaj, bebja mund të dëshirojë të thotë “Dua ta shoh atë nga afër”, ose, “Si quhet ajo?”.

Gishti i madh, gishti tregues dhe i mesëm funksionojnë së bashku dhe ai fillon të zhvillojë aftësitë e “kapjes pincetë”. Ato fije dhe copëza të vogla nëpër tokë, të cilat muajin e kaluar duhej shumë kohë dhe mund t’i futur në gojë, tash mund të pastrohen brenda sekondash.

Një arritje tjetër këtë muaj – foshnja mëson t’i lëshojë gjërat. Rezultati është loja e re e preferuar. Foshnja i lëshon gjërat, ju i merrni! Jepni një grumbull kubesh ose lodrash të buta dhe një kuti ose enë të madhe për t’i hedhur ato, nga një përnjëherë. Kjo mund të ofrojë disa orë argëtim.

Përmbledhje

Mospëlqimet bëhen të dukshme. Nëse ai/ajo nuk dëshiron që fytyra t’i pastrohet, do ta mbulojë me duar. Bebja po ashtu mund ta shtyjë dorën tuaj ose ta largojë kokën nga ushqimi të cilin nuk dëshiron ta hajë. Me po aq intensitet, atij/asaj i pëlqen të praktikojë aftësitë e dala në pah të zvarritjes dhe kapjes së gjërave. Lojërat favorite i japin këtë mundësi – zvarritja nëpër malet e ndërtuara me jastëkë dhe ikja me nguti kur ju e ndiqni!

Këshilla për bebe

Caffetin

Regjistrohu
për buletin