Muaji i pestë

Muaji i pestë

Foshnja pesëmuajshe i kontrollon gjërat në tre mënyra. Ai/ajo i eksploron me duart e veta, i ndjen/shijon me gojë dhe i shikon me sy.

Në përpjekje për ta mbajtur lodrën në fokus, foshnja do ta sjellë atë më afër syve të vet dhe do ta zgjatë krahun sërish. Ajo po mëson aq shumë për botën dhe për veten. Foshnja juaj eksploron gjithçka kokë e këmbë! Ai/ajo madje do t’i fusë në gojë edhe gishtat e këmbëve.

Zhvillimi social/emocional

Këtë muaj ju sigurisht se do të keni kënaqësinë të shijoni qeshjen e parë të me zë të bebes tuaj. Ai/ajo njeh njerëzit e familjes dhe mund të qëndrojë në praninë e tyre duke buzëqeshur dhe duke i përqafuar. Edhe pse nuk është komode në prani të njerëzve me të cilët nuk është mësuar të qëndrojë, foshnja zakonisht nuk shqetësohet nga të huajt.

Tashmë bebja do t’ua bëjë të ditur gjërat që pëlqen dhe ato që nuk pëlqen, jo me fjalë por me shenja të tjera. Foshnja madje mund ta shtyjë krahun tuaj nëse nuk dëshiron të luajë me lodrën që ju i jepni ose nëse dyshon se ju në mënyrë tinëzake do t’ia fshini hundën ose do t’i jepni ndonjë bar.

Ai/ajo frustrohet nëse dëshiron diçka por nuk është në gjendje ta marrë. Nëse ju ia ktheni shpinën, ai/ajo mund të ndjehet sikur ju e leni vetëm dhe t’ju bërtasë ta merrni. Disa të vegjël bëjnë zëra qortues; fjalët mund të mos jenë të njohura për ju, por toni i zërit sigurisht se është i veçantë!

Zhvillimi gjuhësor

Foshnja tash nxjerr zëra më të gjatë dhe më të ndryshëm, duke ndryshuar formën e gojës për të ndryshuar tingujt. Derisa eksperimenton me vëllimin dhe ritmin, foshnja do të presë reagimin tuaj.

Gjuha trupore tregon humorin dhe nevojat e saj. Për shembull, duke shfaqur nervozë dhe duke lakuar shpinën e tij/saj kur ju e mbani, mund të thotë se dëshiron ta lëshoni poshtë dhe të luani.

Tinguj të ri në fjalorin e saj – tingujt e lojës “kuku – da”!

Zhvillimi i njohës

Bebja juaj ka filluar të kuptojë se lodrat mund t’i dalin nga fusha e saj/tij e pamjes dhe i kërkon ato të rishfaqen. Nëse një lodër i bie nga dora, ai/ajo do të kërkojë poshtë për ta gjetur.

Foshnja juaj përpiqet ta shikojë botën përmes syve tuaj. Ai/ajo shikon aty ku shikoni ju, duke u munduar ta lidhë atë që sheh me atë çfarë ju thoni. Ndihmoni të krijojë një etiketim për gjërat duke përshkruar atë çfarë ju shihni.

Aftësitë e mëdha motorike

Foshnja juaj tash luan aeroplanin! Kur është shtrirë në bark, foshnja lakon shpinën, ngre krahët dhe shkelmon me këmbë. Mendoni se është gati të bëjë lëvizje? Ju mund t’i ndihmoni duke i vendosur duart tuaja në shputat e këmbëve të tij/saj dhe duke parë atë të kërcejë përpara.

Qafa, kraharori, shpina dhe barku i foshnjës tuaj janë më të fuqishme dhe më të qëndrueshme tash që është në gjendje ta ngrejë gjoksin nga dyshemeja. Ai/ajo mund të jetë në gjendje rrotullohet në të dy anët. Disa foshnja janë të gjendje të qëndrojnë të mbështetur në një jastëk të gjatë (të lakuar në formë drapri) dhe të luajnë me lodra.

Aftësitë e vogla motorike

Bebja juaj pesëmuajshe mahnitet se çfarë mund të bëjnë duart e tij. Ai/ajo shikon duart e tij derisa i afrohen një lodre, mëson format e objekteve dhe ndryshon duart e tij për ta akomoduar lodrën. Edhe pse ende po kap gjërat në formë grabuje, ai/ajo tashmë fillon ta përdorë edhe gishtin e madh përballë gishtave të tjerë. Sapo ta kapë lodrën, ai/ajo mund ta çojë atë drejt në gojë ose ta kalojë nga njëra në dorë në tjetrën.

Ky është një muaj i shkëlqyeshëm për të filluar lojën me kuba (blloqe). Vendoseni foshnjën tuaj në karrigen e tij/saj të lartë ose rrethojeni me jastëkë të gjatë rrethor. Jepni disa blloqe me ndërtim të butë, 3-4 centimetër të gjatë, mundësisht të ngjyrosur me ngjyra të ndryshme. Shikoni derisa foshnja e kap kubin me të dy duart, e studion, e fut në gojë ose e kalon nga njëra dorë në tjetrën, duke e rrotulluar vazhdimisht. Foshnja ende nuk është në gjendje të mbajë dy lodra, nga një në secilën dorë. Gjatë muajve të ardhshëm ai do të mësojë t’i përplasë ato, t’i lëshojë dhe t’i mbledhë.

Përfundim

Foshnja juaj pesëmuajshe kupton botën duke luajtur me njerëzit tjerë. Nëna dhe babai janë dy miqtë më të mirë për të luajtur. Shfrytëzoni kohën për t’i prezantuar bebes tuaj pamje, tinguj, sipërfaqe dhe përvoja nga më të ndryshmet.

 

Caffetin

Regjistrohu
për buletin