Muaji i tretë

Muaji i tretë

Tashmë nuk është një “i/e porsalindur”. Foshnja juaj është më e fuqishme, më e vetëdijshme, më e alarmuar dhe personalitet i tij/saj po del në pah.

Ai/ajo mezi pret të qeshë, përfundimisht i njeh njerëzit dhe komunikon me ta me buzëqeshje, zë dhe duar. Qoftë për shkak se foshnja është më e organizuar ose për shkak se prindërit janë më komfort me shenjat e saj, ky muaj shpesh përshkruhet si i lehtë dhe më argëtues me foshnjën tuaj!

Zhvillimi social dhe emocional

Bebja juaj përshëndet ata që e rrethojnë me buzëqeshje dhe lëkundje, dhe madje edhe mund t’i ngrejë krahët. Komunikoni duke e shikuar në sy vogëlushin/shen tuaj dhe pritni një buzëqeshje “ftesë” për të luajtur. Bëjeni lojën pjesë të rutinës tuaj. Mbuloni sytë tuaj dhe pyetni “Ku është bebja ime?”. Largoni duar, bëni sikur jeni të befasuar dhe thoni, “Oh, ja ku është!” A ju duhet sikur foshnja juaj po qesh me gjithë shpirt?

Ai/ajo mund të qeshë me zë kur ju e gudulisni (ngacmoni për të qeshur). Bëhuni të butë dhe vëreni nga afër për shenja kur kjo mund të jetë e tepruar. Kufiri në mes të qeshjes dhe të qarës është shumë i ngushtë. Nëse ju luani lojëra të ndryshme, për shembull duke iu afruar me gishta në stilin “Vjen qeni, qeni... ham, ham” dhe duke e gudulisur në fund, foshnja juaj do ta mbajë mend ngacmimin e fundit.

Zhvillimi gjuhësor

Derisa ju flisni, foshnja juaj ju përcjell me shumë vëmendje, mundohet fuqishëm për të ndryshuar formën e gojës së saj për të imituar zërat e ndryshëm.

A nxjerr tinguj dhe pret përgjigjen tuaj? Foshnja tashmë e kupton se biseda është një lojë mes dy personave. Ai/ajo së pari bën zhurmë dhe pastaj qëndron qetë derisa ju t’ia ktheni bisedën atij/asaj. Duke u përgjigjur në gugatjet dhe tingujt si ah-gooo ose eh-gaaah ju e ushtroni trurin e saj dhe inkurajoni zhvillimin e gjuhës.

Një aftësi e re këtë muaj, ajo spërkat dhe bën flluska me pështymë!

Zhvillimi konjitiv (njohës)

Pamja binokulare i jep foshnjës tuaj një perceptim më të thellë. Shikimi i përmirësuar i lejon ndjekje më të qartë. Përveç që sheh më mirë, foshnja sheh edhe më larg. Përpiquni të rrotulloni një kub me ngjyra të ndryshme në secilën anë rreth 60 centimetra nga fytyra e tij/saj. Sa gjatë do ta ruajë vëmendjen? Muajin e kaluar ishte disa sekonda... këtë muaj mund t’ju befasojë me disa minuta!

Foshnja është e vetëdijshme dhe fillon t’i dallojë njerëzit në këtë moshë. Provoni që në fund të çdo ndërrimi të pelenave të merrni frymë thellë, puthitni buzët në barkun e tij/saj dhe ta fryni atë në?.Foshnja do ta dijë çfarë të presë në bazë të sinjalit, dhe do të mbushet me ngazëllim dhe madje mund të fillojë të guduliset ende pa e prekur ju!

Aftësitë e mëdha motorike

Foshnja qëndron ulur mirë kur ju e mbështetni diku dhe i pëlqen t’ju ndihmojë për “të pastruar” tavolinën me krahët e saj (duke rrëzuar gjësendet që ka përpara). Për të zhvilluar aftësitë motorike ofroni një celular të ndritshëm ose lodër që lëkundet. Kur kjo e tërheq vëmendjen e saj, foshnja do të lëkundë të dy duart lart-poshtë dhe do të shkelmojë me këmbë. Është interesante se shumë fëmijë kanë shënjestër më të mirë me këmbët.

Duke qëndruar në bark, foshnja tash mund ta ngrejë kokën të plotë dhe është në gjendje ta rrotullojë atë nga njëra anë të tjetrën. Bëjeni interesante kohën e qëndrimit të foshnjës tuaj në bark duke ndërruar lodra dhe aktivitete. Bërrylat e foshnjës tash fillojnë të aktivizohen, pasi ajo i përdor ata për t’u ngritur. Foshnja madje mund të kthehet nga barku në krah tash.

Duke punuar me të dy krahët dhe këmbët foshnja tashmë ka filluar të zhvillojë muskuj. Bebet tremuajshe pëlqejnë të qëndrojnë në këmbë, por këmbët e tyre nuk janë aq të fuqishme të mbajnë peshën e plotë. Megjithatë, duke qenë se tash ju duhet ta mbani atë me duar tuaj, kjo do t’ju ndihmojë juve – prindërve – të zhvilloni më shumë muskujt e përparmë të krahut - bicepsat.

Aftësitë e vogla motorike

E keni vërejtur se foshnja juaj tash kalon më pak kohë duke qarë dhe duke bërë zhurmë? Mbase aftësitë e tij/saj për t’i futur duart në gojë dhe për t’i thithur gishtat e ndihmojnë ta kënaqë veten më shumë. Buzët dhe gjuha e tij/saj janë një mjet i shkëlqyeshëm për t’i ekzaminuar objektet dhe për të mësuar shumë për atë se si funksionojnë duart, duke i futur në gojë ata.

Foshnja tash arrin t’i përcjellë dhe t’i prekë lodrat të cilat lëkunden para tij/saj. Sapo të arrijë t’i prekë, ai/ajo arrin edhe t’i kapë duke i shtrënguar në pëllëmbë. Nga tash deri në ditëlindjen e parë, foshnja do të praktikojë përdorimin e duarve, derisa të arrijë të kapë gjësende të formave dhe pozitave të ndryshme, deri te kapja me dy gishta (gishtin e madh dhe atë tregues).

Mos harroni!

Vogëlushi/shja juaj ende ka nevojë për shumë dashuri dhe ngrohtësi, por po ashtu përfiton edhe nga inkurajim për të zgjeruar horizontet e tij. Andaj duartrokiteni dhe buzëqeshni për ta inkurajuar kur ai përvetëson aftësi të reja.

 

Caffetin

Regjistrohu
për buletin