Muaji i dytë

Muaji i dytë

Bebja juaj dymuajshme tashmë është adaptuar me jetën jashtë mitre dhe është i/e gatshëm të njoftohet me botën.

Ai/ajo tash mëson shkakun dhe efektin: godet një lodër dhe ajo lëviz. Foshnja reagon ndaj jush dhe ju shikon. Ai/ajo buzëqesh dhe ju ia ktheni buzëqeshjen. Këtë muaj foshnja fillon të veprojë - zbulon se mund t’i bëjë gjërat të ndodhin!

Zhvillimi social/emocional

Foshnja juaj bëhet një flutur shoqëruese; mund ta merrni këtë edhe fjalë për fjalë, pasi ndonjëherë do t’i lëkundë krahët me ngazëllim, tamam si flutur. Sapo të fitojë vëmendjen tuaj, bebja do të mbushet me ngazëllim dhe do t’ju buzëqeshë dhe madje edhe qeshë me zë. Edhe familjarët edhe fytyrat e reja nxisin një buzëqeshje të madhe. Në fakt bebja do të buzëqeshë në gjithçka që duket si fytyrë – një letër ku është vizatuar një fytyrë e qeshur, kukull ose edhe maskë.

E keni vërejtur se bebja juaj tashmë ka të qara të ndryshme për nevoja të ndryshme? Përveç që nxjerr zëra specifik, bebja po ashtu pauzon në mes të të qarave, duke pritur një përgjigje/reagim tuajin.

Zhvillimi gjuhësor

Siç bëhet gjithnjë e më i/e mirë në buzëqeshje, bebja po ashtu fillon të murmurisë. Ai/ajo nxjerr tinguj zanorë së bashku si “ah”, “ee-ee-ah-ah-ah”, dhe i përsërit këto tinguj vazhdimisht. Bebja duket sikur është e intriguar nga këto tinguj dhe shpesh zbavit veten me këto zëra.

Kur dikush tjetër i bashkohet bisedës, foshnja ngazëllehet dhe i kombinon zërat me buzëqeshje. Ku gjestet dhe zërat fillojnë të shkëmbehen në mes jush fillon komunikimi. Këtë muaj ju do të vëreni se tingujt e saj/tij janë më të zhurmshëm dhe ai/ajo mund të shtojë edhe britmat në repertorin e vet.

Zhvillimi konjitiv (njohës)

Dëgjimi dhe shikimi, të dyja janë bërë më të sofistikuara. Bebja është e aftë të ndjekë vizualisht një objekt, veçanërisht një objekt që lëkundet ose ndonjë vëlla/motër më të moshuar. Kah fundi i muajit të dytë, foshnja do të krijojë një lidhje të qartë në mes të të parit dhe të dëgjuarit në një mjedis familjar. Kur ju flisni, ai/ajo do ta kthejë kokën për të gjetur fytyrën tuaj. Nëse dëgjon një tingëllimë, do ta kërkojë burimin e zërit.

Foshnja është shumë e interesuar se si gjërat ndjehen. Tash që duart e saj qëndrojnë hapur shumicën e kohës, ajo do të provojë ndjenja të ndryshme të prekjes – të ngrohtë, butë, të ashpër, të ftohtë...

Bebja po mëson shkakun dhe pasojën. Nëse e shkund dorën, rraketakja bën zhurmë. Nëse e nxjerr gishtin e madh nga goja, mëson se mund ta fusë prapë në gojë. Nëse qan, ju shkoni e shihni se çfarë ka ndodhë me të. Nëse e kthen kokën, ai/ajo mund ta lokalizojë burimin e zhurmës. Foshnjës i duket mrekulli që është në gjendje të mësojë ta kontrollojë botën e saj!

Aftësitë e mëdha motorike

Edhe pse ende nuk është arritur ndonjë jubile i madh në zhvillimin motorik të foshnjës, ju do të vëreni një dallim të theksuar në kualitet derisa foshnja juaj lëviz trupin – ajo lëviz më shumë, më me rregull dhe më fuqishëm. Gjymtyrët zgjaten, foshnja bën lëvizje ritmike ciklike dhe të lira.

Kur është e shtrirë në bark, foshnja mbase mund ta ngrejë kokën më lartë se vithet. Disa foshnja më të fuqishme të kësaj moshe janë të afta të qëndrojnë të mbështetura në krahë. E keni vërejtur duke bërë lëvizje sikur zvarritet? Foshnja së pari përdor njërin gju, dhe pastaj tjetrin. Ktheheni në shpinë dhe vogëlushi/shja juaj mund të kthehet nga qëndrimi në shpinë në pozitën të qëndrimit në krah.

Kur e mbani në këmbë foshnja juaj është aftë të mbartë ca peshë dhe mund ta mbajë vetë kokën e tij në mënyrë të qëndrueshme për disa sekonda.

Aftësitë e imëta motorike

Sigurisht e keni vërejtur se foshnja juaj tashmë lëviz gishtat para fytyrës së vet! A thua pse? Ai/ajo tashmë ka zbuluar se ka kontroll mbi ta dhe është i/e mahnitur me këtë! Ju mund t’i ndihmoni të praktikojë me duart e tij/saj me ndonjë çorape ose teshë të vogël me ngjyrë të çelë. Ndonjëherë vendosja në dorën e majtë, ndonjëherë në të djathtën dhe ndonjëherë në të dyja. Ju mund ta shtoni përvojën e bebes tuaj duke lidhur ndonjë kambanë të vogël në çorape.

Foshnja juaj është e aftë të bëjë gjëra të mahnitshme me duart e saj. Ai/ajo mund t’i bashkojë ata në mes, t’i thithë gishtat dhe grushtet, të bëjë lëvizje goditëse dhe në stilin karate. Bebja shtrëngon rrëmujshëm dhe gjithçka që mund të arrijë; flokët, syzat dhe teshat. Është vështirë ta bën ta lëshojë!

Përmbledhje

Foshnja juaj ka nevojë për më shumë se sa ushqim dhe komfort. Ai/ajo ka nevojë për njerëz që do të luajnë me të – të këndojnë, të bisedojnë, të qeshin, ta prekin. Reagimet tuaja i ndihmojnë atij/asaj të zhvillojë aftësi të rëndësishme sociale.

Këshilla për bebe

Caffetin

Regjistrohu
për buletin