Java 3 dhe 4

Java 3 dhe 4

Pas çdo jave të jetës, foshnja juaj do të duket gjithmonë e më i alarmuar dhe më i zgjuar. Ju do të shihni se tash po argëtoheni gjithnjë e më shumë me të, dhe do ta shihni këtë edhe duke i bërë dhe duke i mësuar gjëra të reja, sado të vogla të duket ato.

Derisa foshnja juaj ende do të kalojë shumicën e kohës duke fjetur dhe ngrënë, ju do të vëreni se ai/ajoj qëndron i zgjuar ca më shumë gjatë këtyre javëve, dhe përfundimisht po fokusohet më shumë në gjërat që e rrethojnë.

Në këtë fazë ai/ajo mund të trazohet edhe kur fle, dhe do të kërcejë ndaj zërave të zhurmshëm, si tingulli i telefonit, lehja e qenit, fshesa e rrymës, por nuk do të zgjohet. Ky refleks ndihmon mbrojtjen e të porsalindurve dhe u ndihmon atyre të flenë në zhurmë dhe është arsye se pse shumë të porsalindur mund të flenë edhe në dhomë ku ka radio të zhurmshme të lëshuar ose thithëse.

Ngjarje gjatë javës së 3-të dhe 4-të

Deri në fund të muajit bebja juaj me siguri do të jetë në gjendje ta ngrejë dhe mbajë kokën e tij lart dyshemesë lehtësisht, për një periudhë të shkurtër të kohës, kur ju e leni atë të shtrirë në bark. Deri në këtë kohë disa foshnja mund t’i ngrenë kokat për 45 shkallë dhe ka disa të cilat madje mund ta ngrenë kokën deri në 90 shkallë. Ju mund të vëreni se foshnja juaj bën zhurma tjera përveç qarjes, mbase edhe tinguj të ngjashëm me atë të pëllumbave! Nëse jeni me fat, ju mund ta shihni buzëqeshjen e bukur të bebes për të parën herë gjatë muajit të parë.

Vizita e parë e foshnjës te mjeku

Diku në mes të javës së dytë dhe fundit të muajit të parë, ju duhet ta dërgoni foshnjën për kontroll te pediatri juaj. Shumica e kontrolleve janë po thuajse të njëjta. Ka një numër të gjërave të cilat mjeku do t’i shikojë për t’u siguruar se foshnja juaj është duke përparuar normalisht. Disa gjëra në të cilat do të shikojë mjeku janë:

- Pesha, gjatësia dhe perimetri i kokës së bebes. Kjo bëhet me qëllim që mjeku të krijojë një tabelë/pasqyrë të rritjes që nga lindja, dhe të sigurohet se foshnja juaj po zhvillohet në mënyrë të rregullt;
- Kontroll fizik të foshnjës ku do të përfshihen dëgjimi i zemrës dhe mushkërive të foshnjës me stetoskop, dëgjimi i abdomenit të foshnjës për t’u siguruar se nuk ka xhunga ose rritje anormale, dhe duke rrotulluar vithet për të përjashtuar ndonjë dislokim ose displazi të mundshme të vitheve;
- Do të kontrollohet zona e butë e foshnjës (pjesa e butë e kokës) për t’u siguruar se ajo nuk është duke u mbyllur shumë shpejt, për t’i dhënë trurit kohë të rritet si duhet brenda kafkës;
- Nëse foshnja nuk e ka marrë vaksinën e hepatitit B në lindje, duhet ta marrë gjatë kësaj vizite.

Këto janë vetëm disa raste më të shpeshta që mjeku do t’i kontrollojë gjatë kësaj vizite. Çdo pediatër është ndryshe ashtu që mund të përfshijë diçka tjetër dhe të shmangë ndonjërin prej hapave të përmendur. Nëse ka diçka që ju dëshironi të kontrollohet, dhe që pediatri nuk e kontrollon, pyeteni rreth asaj! Ata sigurisht se do ta kontrollojë për ju.

Shqetësimet e javës së tretë dhe të katërt

Kolikat – ngërçet në bark! Kjo është një fjalë që i bën prindërit t’ju ndalet fryma vetëm kur i kujtojnë, ose disa të tjerë të shfaqin reagime lehtësimi që kjo nuk u ka ndodhur. Si mund ta dini nëse lotët e foshnjës tuaj janë normale?

Kolikat/ngërçet definohen si qarje të foshnjës pa ndërprerë për së paku tre orë në ditë, tre ditë në javë dhe së paku për tre javë. Disa mund të mendojnë se kjo nuk është shumë keq, por në realitet foshnjat me kolika qajnë më shumë se tre orë në ditë, pa ndërprerë, dhe 6-7 ditë në javë. Kolikat mund të tregojnë anën e keqe të tyre madje që nga java e tretë (edhe pse disa foshnja zhvillojnë kolika më vonë) dhe mund të zgjasin deri në muajin e katërt.

Nëse foshnja juaj ka kolika, nuk do të ketë ngushëllim për të. Nëse ai/ajo nuk dremit, është i thatë (pelenë jo e lagur), ka pirë, dhe ka gogësirë, por sërish qan, gjithë çfarë ju mund të bëni është të përpiqeni t’i ofroni rehati. Shkundeni ca, mbajeni, por mos u dekurajoni nëse asgjë që bëni nuk i ndalon të qarat. Mbani mend t’i bëni pauza vetes, ashtu të që mos ‘thyheni’ dhe të filloni të qani vetë. Është shumë e pranueshme ta shtrini foshnjën në djepin/krevatin e tij/saj, ose vend tjetër të sigurt, dhe ta lëni të qajë për një kohë, ashtu që ju mund të bëni një dush, të bisedoni me një të afërm ose të hani darkë.

Caffetin

Regjistrohu
për buletin