Fëmija juaj dyvjeçar

Fëmija juaj dyvjeçar

Gjatë vitit të tretë të jetës, pasi të ketë festuar ditëlindjen e dytë, fëmija juaj nuk është më foshnjë. Ai/ajo tash është më i/e pavarur, hulumton në maksimum dhe komunikon me botën përreth. Me kalimin e muajve ju do të bombardoheni me pyetje të natyrës “çfarë”, “pse” dhe “si”.

Zhvillimi i çdo fëmije është unik dhe kompleks. Edhe pse fëmijët zhvillohen nëpër një varg të parashikueshëm të hapave dhe jubileve, ata mund të mos ndjekin këto hapa në të njëjtën mënyrë ose në të njëjtën kohë me të tjerët. Zhvillimi i fëmijës po ashtu është i ndikuar në masë të madhe nga faktorë të ambientit të tij/saj dhe përvojave që ai/ajo po jeton. Informatat në këtë udhëzues shpjegojnë se çfarë ekspertët e zhvillimit të fëmijëve e konsiderojnë se një fëmijë mesatar mund të arrijë gjatë kësaj periudhe. Por, gjithmonë kini parasysh se zhvillimi i fëmijës tuaj është unik dhe jo domosdoshmërish si të tjerët.

Më poshtë është një përshkrim i shpejtë se si zhvillohet një fëmijë nga ditëlindja e tij e dytë deri te ditëlindja e tretë.



Zhvillimi i fëmijës në vitin e tret të jetës

Dyvjeçarët pëlqejnë të shfrytëzojnë aftësitë e tyre shqisore dhe motorike për të eksploruar botën dhe janë kureshtarë për objektet, ngjarjet dhe fenomenet me të cilat nuk janë të familjarizuar. Ata mund të zgjidhin probleme të thjeshta me metodën “provo dhe gabo” dhe do ta praktikojnë një aktivitet shumë herë derisa ta mjeshtërojnë. Fëmijët në këtë moshë po ashtu pretendojnë më shumë gjatë lojës, duke përdorur objektet dhe situata familjare për të futur në punë përvojat e tyre ditore.

Zbulimet e reja janë po ashtu ndihmohen nga aftësitë gjuhësore që lulëzojnë te dyvjeçarët, e që nxit shumë pyetje që fillojnë me “pse”, “çfarë” dhe “si”. Gjatë vitit të tretë të jetës, fëmijët përvetësojnë edhe shumë anë të të folurit për të krijuar kështu fjali të kompletuara. Ata mund të kuptojnë dhe thuan me qindra fjalë, por të rriturit e familjarizuar kanë ende nevojë t’ua “përkthejnë” ato të tjerëve, për shkak të aftësive ende të papjekura të shqiptimit. Ata po ashtu kuptojnë udhëzimet e thjeshta dhe shumë fraza të shpeshta të përdorura në situatat rutinë.

Fëmijët në këtë moshë shtrihen në dysheme për të lexuar dhe shkruar. Ata kënaqen kur ju u lexoni libra atyre dhe shumë pretendojnë të “lexojnë” derisa në mënyrë të pavarur shikojnë nëpër librat e familjarizuar. Dyvjeçarët po ashtu mund të tentojnë të këndojnë këngë duke ndjekur vijën e tyre melodike, por nuk i kuptojnë fjalët dhe lidhjen e tyre. Ata po ashtu bëjnë shkarravitje të ndryshme kudo dhe në çdo moment dhe mund madje të tentojnë shkruajnë shkronjën e parë të emrit të tyre.

Derisa luajnë dhe kompletojnë rutinat e tyre ditore, dyvjeçarët mësojnë aftësi të rëndësishme matematikore. Ata mund të shfrytëzojnë një lodër për të përfaqësuar një objekt tjetër, njohin metodat e praktikumit të aktiviteteve të tyre ditore, dhe kuptojnë konceptet e kohës si “nesër” ose “dje”. Dyvjeçarët sapo fillojë të përdorin arsyetimin logjik për të zgjidhur problemet e përditshme. Ata mund t’i ndajnë format e njëjta, të kompletojnë fotografinë/pamjen me pjesët e copëtuara në lojërat enigmatike me nga tetë pjesë ose më pak pjesë, dhe dinë të vendosin unazat në kallëp në bazë të madhësisë. Ata po ashtu kuptojnë mbledhjen dhe zbritjen me numrat “një” dhe “dy”.

Fizikisht, dyvjeçarët eksplorojnë të gjitha mënyrat për të udhëtuar nga një vend deri te tjetri, përfshirë rrotullimet, zvarritjet, ecjet, vrapimet, kërcimin dhe ngjitjet. Ata po ashtu godasin topat e vegjël përpara, kapin me dorë dhe e gjuajnë drejt cakut, por me pak saktësi. Dyvjeçarëve u pëlqen të luajnë me lojëra të gishtave, të modelojnë dhe prishin figura me argjilë, të shkundin instrumente ritmike dhe të shkarravisin me laps në letër. Ata mund ta hapin derën dhe të heqin/vendosin kapakun nga një shishe dhe kanë aftësi të përmirësuara në përdorimin e pajisjeve ushqyese të kuzhinës.

Dyvjeçarët po ashtu përdorin aftësitë e tyre motorike për të eksploruar artet kreative. Ata prodhojë tinguj duke i përplasur dhe shkundur instrumentet dhe gjësendet shtëpiake. Ata kënaqen duke vallëzuar kur ju kërkohet, të bëjnë lojëra me gishta dhe të brohorasin dhe këndojnë. Fëmijët në këtë moshë po ashtu fitojnë kontroll ndaj zërit të tyre dhe do të bashkohen në refrenet e këndimit të këngëve të tyre favorite. Në art, ata kënaqen me atë çfarë ofrojnë materialet artistike dhe kënaqen me fokusin e procesit të krijimit të artit, se sa me vetë produktin final.

Dyvjeçarët kënaqen duke luajtur krahas fëmijëve të tjerë, por zakonisht i mbajnë gjërat për vete. Kur shfaqen konflikte, të rriturit duhet të ndërhyjnë për të parandaluar agresionin dhe për t’ua mësuar sjelljet e duhura. Fëmijët në këtë moshë kanë filluar t’i emërtojnë ndjenjat të cilat i shohin te vetja ose të tjerët. Megjithatë, kontrollimi i emocioneve ende është i vështirë, andaj frustrimi mund të nxitë rënie emocionale. Objektet e komfortit si mbuloja ose kukulla e preferuar mund t’u ndihmojnë dyvjeçarëve të përballen me situatat e reja ose emocionet e fuqishme 

Caffetin

Regjistrohu
për buletin