Bebja juaj gjatë vitit të dytë

Bebja juaj gjatë vitit të dytë

Pas ditëlindjes së parë, foshnja do të bëjë hapa shumë të rëndësishëm në zhvillimin e tij/saj, si në aspektin fizik (ecja dhe koordinimi), ashtu edhe në atë emocional dhe gjuhësor (ai/ajo do të fillojë të flasë me një gjuhë të thjeshtë dhe shpesh të kuptueshme vetëm nga prindërit dhe të afërmit).

Zhvillimi i çdo fëmije është unik dhe kompleks. Edhe pse fëmijët zhvillohen nëpër një varg të parashikueshëm të hapave dhe jubileve, ata mund të mos ndjekin këto hapa në të njëjtën mënyrë ose në të njëjtën kohë me të tjerët. Zhvillimi i fëmijës po ashtu është i ndikuar në masë të madhe nga faktorë të ambientit të tij/saj dhe përvojave që ai/ajo po jeton. Informatat në këtë udhëzues shpjegojnë se çfarë ekspertët e zhvillimit të fëmijëve e konsiderojnë se një fëmijë mesatar mund të arrijë gjatë kësaj periudhe. Por, gjithmonë kini parasysh se zhvillimi i fëmijës tuaj është unik dhe jo domosdoshmërish si të tjerët.

Më poshtë është një përshkrim i shpejtë se si zhvillohet një fëmijë nga ditëlindja e tij e parë deri te ditëlindja e dytë.

Zhvillimi në vitin e dytë të jetës

Gjithçka është e re dhe interesante për njëvjeçarët. Ata në mënyrë entuziaste përdorin pesë shqisat e tyre për të eksploruar në mënyrë aktive botën rreth tyre. Ata gjejnë kënaqësi kur i bëjnë vetë gjërat të ndodhin dhe kur i kompletojnë detyrat bazike. Dhe sapo një zbulim të bëhet, njëvjeçarët dëshirojnë ta bëjnë atë sërish dhe sërish dhe sërish!

Emocionalisht, njëvjeçarët sapo mësojnë të njohin dhe menaxhojnë ndjenjat e tyre. Ata përjetojnë një varg të gjerë të emocioneve dhe kanë zemërime çasti kur janë të lodhur ose frustruar. Ata mund po ashtu të përgjigjen ndaj konfliktit duke goditur, pickuar, bërtitur ose qarë. Njëvjeçarët kërkojnë autonomi dhe mund të thuan “Jo!” ndaj gjërave që ua ofron një i rritur ose të insistojnë t’i bëjnë gjërat vetë. Pastaj, disa çaste më vonë, ata mund të kapen pas këmbës së një të rrituri dhe të kërkojnë ndihmë.

Gjatë këtij viti, aftësitë gjuhësore bëjnë progres në mënyrë të veçantë, nga mërmëritja dhe bërja me gisht deri te nxjerrja e fjalëve të veçanta dhe eksperimentimi me kombinime të thjeshta të fjalëve. Megjithatë prononcimi është shumë i vështirë dhe të rriturit familjarë po thuajse secilën herë kanë nevojë “ta përkthejnë” gjuhën e njëvjeçarëve të tyre për të tjerët. Njëvjeçarët vazhdimisht e ndërtojnë fjalorin e tyre, duke absorbuar gjuhën rreth tyre. Ata janë të aftë të kuptojnë frazat më të zakonshme dhe urdhrat e thjeshta të përdorura në situata rutinë.

Edhe pse njëvjeçarët nuk janë të vetëdijshëm për shtypin në këtë moshë, ata kënaqen kur ju lexoni poezitë për fëmijë ose duke shikuar libra me fotografi të gjësendeve me të cilat ata janë të familjarizuar. Ata mund ta aplikojnë fjalorin e tyre në rritje duke emëruar pamjet në librat që ju ua lexoni. Fëmijët në këtë moshë po ashtu nuk kanë kuptim për “shkrimin” e vërtetë, por shumica kënaqen duke eksperimentuar duke bërë shenja dhe shkarravitje në sipërfaqe.

Derisa njëvjeçarët luajnë, ata fillojnë të ndërtojnë të menduarit e tyre matematikor duke i njohur modelet dhe duke i kuptuar format. Për shembull, ata vërejnë se nata pasohet nga dita dhe se çorapet duhet të vishen para se të mbathen këpucët. Ata fillojnë të përzgjedhin objektet e tyre familjare në bazë të një karakteristike, si për shembull nëse ata janë “të forta” ose “të buta”. Ata mund të kënaqen duke mbushur kontejnerët e zbrazëta. Ata dinë se kur një objekt është i fshehur, ai ende është diku aty afër. Shumë fëmijë po ashtu mund të luajnë dhe t’i fusin objektet e formave të caktuara në vrimat e tyre në lodra të ndryshme (katrorin te vrimat katrore, rrethin te vrimat rrethore).

Njëvjeçarët thjesht zbulojnë aftësitë e tyre kreative. Interesi i tyre në art është i fokusuar në shpjegimin sensor të materialeve të artit, si vizatimet dhe krijimet nga argjila. Në muzikë ata mund të reagojnë me gjithë trupin e tyre ndaj ritmit, goditjeve dhe melodisë. Fëmijët në këtë moshë bëjnë një hap të madh në zhvillim duke filluar të shtirren gjatë lojës, shpesh duke emituar lëvizjet e të rriturve.

Disa prej ndryshimeve më të dukshme të cilat ju do t’i vëreni te fëmija juaj këtë vit janë në zonat e zhvillimit fizik. Shumica e njëvjeçarëve kalojnë nga zvarritja në ecje deri në muajin e 20-të. Ata i mbajnë duart anash ose lëvizin belin për ta ruajtur ekuilibrin. Ecja e tyre është disi e rëndë dhe e ngathtë dhe rrëzimet janë të shpeshta. Ata përdorin lëvizshmërinë e tyre të re për të tërhedhur dhe goditur lodrat, për të vallëzuar dhe për t’u ngjitur. Njëvjeçarët po ashtu përmirësohen në koordinimet me duar dhe gishta, por aftësitë në këtë moshë janë ende të papjekura, andaj ata ia huqin dhe i lëshojnë objektet shpesh.