Muaji i dymbëdhjetë

Muaji i dymbëdhjetë

Foshnja juaj 12-muajshe Urime ditëlindja e parë e bebes tuaj! Foshnja juaj tash, para ditëlindjes së parë, ka një fytyrë të ëmbël, të dashur, të mbushur me kuriozitet dhe dashuri! Ai/ajo ka shumë energji dhe gjithmonë është në lëvizje.

 

Gjatë muajit të fundit të vitit të parë, ju vazhdimisht do ta shihni veten duke bërë pyetje, “Hey, prit... ku je tash? Eja këtu të të përqafoj”! Ajo bebja e porsalindur që një vit më parë ishte e qetë dhe e ngrohtë, tash është shndërruar në një “top” energjik që rrotullohet në çdo kënd për të mësuar botën që e rrethon!

 

Zhvillimi social/emocional

Bebja juaj po bëhet një person jashtëzakonisht i pavarur. Ai/ajo mund ta ushqejë veten dhe të përpiqet të vishet. Të heqë kapelat dhe çorapet është gjë e thjeshtë për të; edhe pse veshja e tyre është një tregim tjetër. Vogëlushi/shja ende ka nevojë për ndihmën tuaj në këtë aspekt.

Nëse ajo foshnjë merr një gjë dhe e shikon Nëse foshnja juaj është me ndonjë fëmijë tjetër të të njëjtës moshë, ai/ajo do ta përcjellë fëmijën tjetër. /luan me të, edhe foshnja juaj do ta bëjë të njëjtën. Foshnjat mund të luajnë krah për krah, por ata ende nuk do të ndërhyjnë përveç që do t’i bëjnë mimika njëri-tjetrit.

Disa sjellje tipike si goditja, mos-ndarja e ushqimeve dhe të ngrënit me naze (duke zgjedhur) është gjë normale për këtë moshë.

Zhvillimi gjuhësor

Foshnja kupton shumë më shumë fjalë se që mund të thotë. Derisa dhjetëra fjalë janë normale, foshnja mund të thotë diku nga tre deri në një qind. Mund të jetë e padrejtë, por shumica e foshnjave nuk thonë ende “mama”, por thonë “baba”, “dada” dhe dinë të bëjnë zhurmat e maces dhe qenit. Kjo mund të jetë e mjaftueshme t’i bëjë nënat të ndjehen të kompleksuara!

Kur foshnja mundohet t’ju tregojë ndonjë gjë krejtësisht të pakuptueshme, të zbukuruar me disa fjalë të vërteta, vetëm dëgjojeni me vëmendje dhe përsëriteni. Me rëndësi është të folurit, jo përmbajtja e saj. Foshnja juaj është e hapur për t’i ndihmuar me fjalë. Kur ai/ajo përmend ndonjë emër objekti dhe kërkon aprovimin tuaj, ju mund t’i thoni, “Po, ajo është vetura/kukulla/televizori/telefoni/këpuca”. Foshnja shpesh do të mundohet t’ju imitojë dhe gradualisht mënyra e prononcimit të fjalëve të tij/saj do të përmirësohet.

Zhvillimi konjitiv

Kurioziteti është udhëheqësi kryesor te vogëlushi/shja juaj, që nga qimja më e vogël të cilën mund ta gjejë në tepih, deri te vëllezërit/motrat më të mëdha që mund të vrapojnë nëpër shtëpi. Çfarë duhet të bëni kur kurioziteti e çon atë drejt rrezikut?

- Ndërpriteni aktivitetin e rrezikshëm
- Shpërndajeni vëmendjen e foshnjës
- Rivendose lidhjen duke e përqafuar
- Kthejeni aktivitetin në një drejtim tjetër.

Nëse kjo është një rast i shpeshtë, ju mund të përpiqeni t’i jepni një paralajmërim të avancuar. Mbase duke ngritur gishtin dhe duke shkundur kokën ju mund t’i jepni një shenjë se nëse ai/ajo vazhdon do të duhet ta ndërprisni. Shumica e foshnjave përgjigjen mirë pas paralajmërimit.

Foshnja juaj po tregon një avancim në të kuptuarit e botës, duke ndarë gjërat në bazë të madhësisë, ngjyrës, ose edhe disa atributeve të tjera. Një arritje e mahnitshme! Fëmija juaj mëson se ku janë pjesët e ndryshme të trupit të tij/saj dhe mund madje të jetë në gjendje të bëjë me shenjë kah disa. Andaj, mos nguroni, pyeteni “Ku është hunda”?

Aftësitë e mëdha motorike

Foshnja juaj mund të jetë gati për të hedhur hapat e parë. Nëse ai/ajo ende zvarritet me kënaqësi, mos u shqetësoni. Çdo fëmijë zhvillohet në mënyrën e vet. Këto hapa të parë janë një ecje e gjerë për të ruajtur stabilitetin dhe ai në fakt çapitet nga njëra anë në tjetrën derisa ec.

Kur është për nguti, veçanërisht nëse duhet të ndjekë ndonjë fëmijë tjetër ose macen/qenin, foshnja nga ecja mund të lëshohet në të katër gjymtyrët. Në këtë aspekt zvarritja është më e shpejtë dhe më e lehtë.

Foshnja juaj po rritet. Një mënyrë argëtuese për të përcjellë madhësinë e foshnjës tuaj është zvarritja nëpër tunele. Ju mund të krijoni “tunelet” tuaja të kartonit, nëpër të cilat e lëshoni foshnjën të depërtojë.

Nëse foshnja juaj ec, provoni lodrat në të cilat foshnja ulet dhe ju i shtyni. Sigurohuni që lodra të jetë stabile dhe e ulët mjaftueshëm sa foshnja të mund të hipë dhe zbresë vetë. Siguroni një karrige të qëndrueshme për fëmijë më të rritur, që është mjaft e gjerë sa fëmija të mund të ngjitet vetë në të dhe të rrotullohet për t’u ulur në pozitën më komode. Foshnja do të kënaqet duke praktikuar të qëndruarit ulur.

Dëshironi lojëra të tjera argëtuese? Tash mund të provoni lojërat me top. Rrotullojeni topin nëpër dhomë dhe foshnja me plot gaz do ta ndjekë atë.

Aftësitë e vogla motorike

Foshnjës tuaj i pëlqen të eksperimentojë dhe nuk do të bëjë përjashtim as gjatë të ushqyerit. Ai/ajo do t’i fusë duart në sosin e mollës dhe ta njollosë tavolinën e tij/saj. Bebja do t’i shtrydhë copëzat e kungullit ose bananes që i jepni. Por, në të njëjtën kohë do të mësojë ta ushqejë veten. Ju mund ta zvogëloni rrëmujën duke vendosur një përparëse ose peshqir dore në të, dhe ndonjë mushama të vjetër të banjës nën karrigen e tij/saj. Tash lëreni të qetë, mbështetuni dhe kënaquni duke e shikuar se çfarë bën!

Aftësi të reja këtë muaj: vogëlushi/shja mund t’i bashkojë copëzat e ndryshme të lojërave për të krijuar format e duhura. E njëjta zhdërvjelltësi i lejon t’i heqë kapakët e kutive dhe të hapë dyert e dollapit.

Jeni kureshtarë të dini nëse foshnja është mëngjarash ose djathtak? Ai/ajo tashmë mund të shfaqë preferenca për njërën dorë. Përpiquni të vendosni një lodër përballë tij/saj. A e kap gjithmonë me dorën e djathtë? Nëse po, vendoseni lodrën në anën e majtë dhe shiheni nëse bebja do të kthehet në anën tjetër për ta kapur atë me dorën e djathtë. Po? Shanset janë të mëdha që kjo dorë të jetë dominuese.

Përfundim

Kënaquni me foshnjën tuaj të gjallëruar. Rritja e tij/saj tash do të ngadalësohet. A do të ngadalësohet edhe zhvillimi? Jo! Deri në moshën dyvjeçare, fëmija juaj do të jenë në gjendje të vrapojë, të flasë, të kërcejë, të përdorë pirunin, të këndojë këngë, të flasë me fjali, të shkarravitë në letër, të zgjidhë probleme komplekse, të shtiret, e edhe shumë më shumë të tjera! Bëhuni gati që edhe viti i dytë të jetë po aq i mahnitshëm sa i pari!