Dy javët e para të foshnjës tuaj

Dy javët e para të foshnjës tuaj

Dy javët e para pas lindjes së foshnjës janë përgjithësisht jo shumë të ngarkuara sa i takon interaksionit (ndërveprimit) në mes të foshnjës, prindërve dhe vëllezërve/motrave.

Foshnja juaj do të kalojë shumicën e kohës duke fjetur gjatë këtyre javëve, shpesh duke ju bërë juve të zgjoheni për ta ushqyer, ndërruar pelenat, rehatuar, etj. Ju do ta gjeni veten duke menduar se kur do të mund të luani me beben tuaj. Shfrytëzoni kohën kur e ushqeni dhe ndërroni foshnjën tuaj si kohë për përkëdhelje, si kohë për të njohur njëri-tjetrin dhe si kohë për të biseduar me të.

Në këto ditë të para foshnja juaj është e zgjuar vetëm 10 për qind të kohës. Kjo fazë shpesh referohet si një alarm i heshtur, pasi bebja juaj shpesh vetëm shikon rrotull qetësisht. Shfrytëzojeni këtë kohë për një lidhje shtesë me të.

Bebja juaj do të trazohet pas tingujve të zhurmshëm si zilja e telefonit, rënia e pjatës, ose fshesa elektrike. Megjithatë, kjo nuk do ta zgjojë foshnjën tuaj, dhe ajo do të vazhdojë të harmonizohet me to. Ju nuk duhet të shqetësoheni për të mbajtur shumë qetësi rreth foshnjës, pasi ajo nuk do të shqetësohet nga zhurmat.

Ngjarje gjatë javës së parë

Gjatë dy javëve të para të foshnjës tuaj ai/ajo do të flejë. Në të vërtetë do të flejë shumë. Derisa me kalimin e kohës foshnja juaj fillon të qëndrojë zgjuar më gjatë, ju do të mund të vëreni se ai/ajo fokusohet në fytyrën tuaj gjithnjë e më shumë. Ju po ashtu do të mund të vëreni se bebja juaj përpiqet ta ngrejë kokën më shpesh gjatë kohës kur ju e leni atë të shtrirë në bark, madje duke e ngritur nga dyshemeja disa herë. Nëse foshnja juaj nuk i bën këto veprime gjatë dy javëve të para, sigurisht do t’i bëjë gjatë muajit të parë. Andaj, mos u shqetësoni!

Korda umbilikale e foshnjës tuaj

Gjatë dy javëve të para, një prej detyrave tuaja kur e ndërroni pelenën e foshnjës do të jetë të kujdeseni për kordën umbilikale (zgjatimin e kërthizës së tij/saj). Disa mjekë sugjerojnë ta pastroni me leckë të tharë, derisa të tjerë sugjerojnë të përdorni pambuk me alkool për ta mbajtur atë të tharë dhe për ta dezinfektuar. Derisa ju e mbani të pastër, do të vëreni se pjesa e zgjatur e kërthizës do të thahet, do të tkurret dhe do të bie. Derisa ajo duket keq, dhe mund të ketë erë të keqe, ky është një proces i natyrshëm. Sapo ajo të bie, mund të ketë disa njolla gjaku, që sigurisht do të shërohen brenda disa ditëve.

Jashtëqitja e bebes tuaj

Disa kaka (jashtëqitje) të para të foshnjës me gjasa do të jenë me ngjyrë të zezë. Këto jashtëqitje në mjekësi njihen si “mekonium”. Ngjyra dhe qëndrueshmëria e jashtëqitjes së bebes tuaj do të ndryshojë duke reflektuar mënyrën të cilën ju e keni zgjedhur ta ushqeni atë. Nëse ju e ushqeni me qumësht gjiri, foshnja me gjasë do të ketë jashtëqitje me ngjyrë të verdhë, dhe shumë të hollë. Nëse ju e ushqeni atë me formula (qumësht pluhur të blerë), ngjyra mund të jetë nga e verdhë deri në kafe dhe mbase më e fortë (e thatë), duke bërë të duket sikur foshnja juaj ka kapsllëk kur tenton të zbrazë zorrët. Shpeshtësia e zbrazjes së zorrëve ndryshon nga disa herë në ditë, deri në një në ditë, ose madje edhe në secilën ndërrim pelene.

Çfarë mund t’ju shqetësojë?

Ju mund të vëreni një zverdhje të lëkurës gjatë disa javëve të para pas lindjes. Kjo dukuri është më e shpeshtë te foshnjat që ushqehen me gji krahasuar me ata që ushqehen me formula. Nëse bebja juaj duket shumë e verdhë, dërgojeni te mjeku i cili mund të këshillojë trajtimin e saj.

Foshnja juaj vjell? Disa vjellje të ushqimit janë normale kur foshnja juaj gogësin. Disa foshnja nxjerrin një pjesë të ushqimit dhe kjo mund të jetë më se normale. Nëse foshnja juaj nxjerr sasi të mëdha në një moment, nxjerr me shpejtësi, ose edhe në raste tjera kur ju nuk e detyroni të gogësijë, kjo mund të jetë shenjë e refluksit/kthimit. Nëse mendoni se foshnja nxjerr përbërje të stomakut më shumë se normalisht, shkruajeni këtë, dhe tregojini mjekut tuaj dhe kërkoni mendimin profesional për situatën dhe çfarë mund të bëni për këtë.