s Java e 10-të e shtatzënisë - Mjeku.net

Java e 10-të e shtatzënisë

Java e 10-të e shtatzënisë

Duke qenë në madhësinë e një arre – afro tre centimetra i gjatë nga koka në këmbë – dhe me peshë prej afro 7 gramësh, foshnja juaj tashmë ka kompletuar shumicën e pjesës më vendimtare të zhvillimit të tij. Ky është fillimi i të ashtuquajturës periudhë fetale, një kohë kur indet dhe organet në trupin e tij zhvillohen dhe piqen në mënyrë të shpejtë.

Organet vitale – përfshirë veshkat, zorrët, truri dhe mëlçia (që tash krijon qeliza të kuqe të gjakut në vend të qeses së Yolkut që është në zhdukje) – janë në vend dhe kanë filluar të funksionojnë, edhe pse ato vazhdojnë të zhvillohen vazhdimisht gjatë shtatzënisë.

Nëse shihni brenda mitrës tuaj, ju do të vëreni detaje të vogla, si formimi i thonjve të imët në gishtat e dorës dhe këmbës dhe qimet në formën e qimeve të pjeshkës kanë filluar të zhvillohen në lëkurën e foshnjës.

Nga zhvillimet tjera: Gjymtyrët e foshnjës tuaj mund të përkulen tash. Duart e tij janë përkulura në kyçin e dorës dhe të kthyera në zonën e zemrës, dhe këmbët e tij mund të jenë mjaft të gjata për të qëndruar në ballë të trupit të tij. Pamja e jashtme e shpinës është e dukshme përmes lëkurës së tejdukshme, dhe nervat spinal kanë filluar të degëzohen nga korda spinale. Balli i foshnjës fryhet përkohësisht me zhvillimin e trurit të foshnjës dhe qëndron lartë në kokën e tij, që arrin gjysmën e gjatësisë së trupit. Nga koka deri te pjesa fundore ai është rreth 3 centimetra i gjatë. Në javët në vazhdim foshnja juaj do ta dyfishojë madhësinë e tij deri në 7-8 centimetra.

Gjatë vizitës tuaj të ardhshme prenatale të mjeku, ju mund të dëgjoni rrahjet e shpejta të zemrës së foshnjës me ndihmën e stetoskopit Doppler, një pajisje me ultrazë të cilën mjekët e vendosin në barkun tuaj. Shumë femra thonë se rrahjet e zemrës së vogël të foshnjës më shumë kanë ngjarë me zhurmën e një kali që vrapon dhe se dëgjimi i kësaj për herë të parë ka qenë shumë prekëse.

Para se të mbeteni shtatzënë, mitra juaj ka qenë në madhësinë e një dardhe të vogël. Tash është po thuajse sa një portokall.

Si ndryshon jeta e nënës?

Ju ende nuk jeni të gatshëm të mbani veshje shtatzënash tash. Megjithatë veshjet tuaja të zakonshme kanë filluar të jenë të ngushta, njëjtë sikur edhe sutiena. Trashja në belin tuaj është më shumë pasojë e shtimit të lehtë në peshë dhe fryrjes. Nëse jeni në mes të veshjeve të rregullta dhe atyre për shtatzëna, pantallonat dhe fundet me rrip elastik (ose rripat që qëndrojnë mposhtë belit tuaj) do t’ju japin juve rehatinë aq të nevojshme.

Varësisht prej nivelit tuaj të fitnesit, ju mund të participoni në një varg të gjerë të aktiviteteve gjatë shtatzënisë. Notimi dhe ecja janë zgjidhje të shkëlqyeshme për të gjithë nëntë muajt. Ushtrimet ndihmojnë tonin, fuqinë dhe durimin e muskujve, tre kualitete të cilat ju ndihmojnë juve të mbani më në kontroll shtimin e peshës gjatë shtatzënisë, ju përgatisin juve për stresin fizik të punës dhe u lehtësojnë të riktheheni në formë pas lindjes së foshnjës. (Fatkeqësisht nuk ka dëshmi se ushtrimet e rregullta zvogëlojnë dhimbjet).

Si të përballen me mundimin gjatë pasdites?

Këshilla nga shtatzëna të tjera: “Versioni i njëjti i mundimit të mëngjesit zhvillohej edhe çdo pasdite rreth orës së drekës. Unë nuk mund të haja asgjë, por megjithatë isha zorrëthatë. Gjërat u përmirësuan pasi rregullova orarin tim, haja shumë në mëngjes dhe pastaj diçka të lehtë – zakonisht biskota të thata ose djathë ose drithëra – për drekë”.

Aktivitete tuaja për këtë javë:

Blej sutienë (mbajtëse gjinjsh) dhe të brendshme të reja. Nëse gjinjtë tuaj dhëmbin, blej mbajtëse të mirë me pambuk. Këto mund të ofrojnë një mbështetje shtesë, ashtu që provoni disa për të parë nëse ju pëlqejnë. Gjinjtë tuaj mund të rriten për një ose dy madhësi, veçanërisht nëse kjo është shtatzënia juaj e parë dhe një shitëse me përvojë do të mund t’ju ndihmojë juve me madhësinë. Të brendshmet specifike për nëna po ashtu mund t’ju ndihmojnë shumë që të ndjeheni më të rehatshëm.

Caffetin

Regjistrohu
për buletin