s Java e nëntë e shtatzënisë - Mjeku.net

Java e nëntë e shtatzënisë

Java e nëntë e shtatzënisë

Në këtë periudhë foshnja juaj është afro 2.5 centimetra e gjatë dhe peshon afro 2.5 gramë. Foshnja tash ka filluar të duket gjithnjë e më shumë si një njeri. Pjesët esenciale të trupit janë të konsiderueshme, edhe pse ato do të kalojnë nëpër rregullim të mprehtë gjatë muajve të ardhshëm.

Ndryshimet tjera janë të shumta: Zemra e foshnjës tuaj ndahet në katër hapësira, dhe valvulat fillojnë të formohen – ngjashëm si edhe dhëmbët e saj të vogël. Bishti emrionik tashmë është zhdukur krejtësisht. Organet, muskujt dhe nervat e foshnjës tuaj po ashtu kanë filluar të funksionojnë.

Organet e jashtme seksuale tashmë janë formuar por nuk do të mund të dallohen si mashkullore ose femërore për edhe disa javë të tjera. Sytë e foshnjës janë krejtësisht të formuar, por kapakët e syrit janë të bashkuar dhe nuk do të shkëputen deri në javën e 27-të. Foshnja tani ka llapa të imëta të veshit, dhe goja, hunda dhe vrimat e hundës janë gjithnjë e më të dukshme.

Planceta tashmë është zhvilluar mjaft për të marrë shumicën e punës së saj kritike të prodhimit të hormoneve. Tash që fiziologjia bazike e foshnjës tuaj funksionon normalisht, ajo është në rrugë për të shtim të shpejtë të peshës.

Si ndryshon jeta e nënës?

Ju ende mund të mos dukeni si shtatzënë edhe nëse beli juaj është trashur ca. Megjithatë, ju sigurisht se ndeheni shtatzënë tashmë. Jo vetëm mundimet (ose të vjellat) e mëngjesit dhe simptomat tjera fizike shfaqen në mënyrë të theksuar te shumica e femrave, por ju mund të jeni shumë e ndjeshme emocionalsiht.

Ndryshime e humorit janë të shpeshta tash – është shumë normale të në momente të caktuara të ndjeheni të ngazëllyer dhe në momente të tjera të ndjeheni të tmerruar që do të bëheni prind. Përpiquni t’ia shkurtoni vetes amullinë. Te shumica e femrave shpërthimet e humorit zgjatin nga java e gjashtë deri te e dhjeta, lehtësohen në tremestrin e dytë, ndërsa riparaqiten kur shtatzënia i afrohet fundit.

Kur ta tregoni lajmin në punë?

Ja çfarë thotë një shtatzënë: “Unë prita deri pas tremuajshit të parë për t’i treguar shefit tim. Atëherë nuk isha e shqetësuar që do t’i ndodhte diçka foshnjës time dhe kisha kohë të mendoj për planin për të shkuar në pushim të lindjes”.

Disa femra shpërndajnë lajmin e foshnjës menjëherë në punë. Të tjerat presin sa më shumë që munden nga frika se shtatzënia do të ndikojë në mënyrën se si shefi ose bashkëpunëtorët do ta shikojnë atë. Shumë femra presin deri në tremestrin e dytë, kur shtatzënia e tyre është stabilizuar mirë dhe rreziku për abort ka rënë dukshëm. Cila është koha më e mirë për ta zbuluar lajmin? Klikoni këtu!

Aktivitete të preferuara për këtë javë

Filloni ritualin tuaj ditor të lidheni me foshnjën tuaj. Ekspertët amerikanë këshillojnë femrat të ndajnë periudha pesë deri në dhjetë minutëshe për të menduar për foshnjën e tyre. Sapo të zgjoheni dhe para se të shkoni në gjumë funksionon mirë për shumë nëna. Gjatë kësaj kohe qëndroni qetë dhe me butësi mbështetni duart tuaja në barkun tuaj. Fokusohuni në frymëmarrjen tuaj dhe pastaj filloni të mendoni për foshnjën tuaj (shpresat dhe ëndrrat tuaja, synimet tuaja si prind e të tjera). Është një mënyrë e mirë për të filluar procesin e lidhjes dhe për të ndihmuar planin për të qenë një lloj i prindi si dëshironi të bëheni.