s Java e tetë e shtatzënisë - Mjeku.net

Java e tetë e shtatzënisë

Java e tetë e shtatzënisë

Të rejat këtë javë: Gishtat e duarve dhe të këmbëve dalëngadalë fillojnë të dalin, kapakët e syrit tash mbyllin sytë, gypat e frymëmarrjes po zgjatohen nga fyti në degët e mushkërive në zhvillim dhe ‘bishti’ i tij sapo është zhdukur.

Në trurin e tij, qelizat nervore po degëzohen për t’u lidhur njëra me tjetrën, duke krijuar rrugë primitive nervore. Ju mund të keni ëndërruar për foshnjën tuaj se i takon njërës apo gjinisë tjetër, por gjenitalet e jashtme ende nuk janë zhvilluar mjaft për të zbuluar nëse keni djalë ose vajzë. Sidoqoftë, foshnja juaj – që tash është në madhësinë e një kokrre të groshës –vazhdimisht është duke lëvizur dhe rrotulluar, edhe pse ju ende nuk mund ta ndjeni atë.

Si ndryshon jeta e nënës?

Ju mund të vëreni se sutiena juaj (jeleku i gjinjve) po ngushtohet gjithnjë. Së shpejti do të keni nevojë për një numër më të madh të saj dhe më shumë mbrojtëse. Rritja e niveleve të hormoneve bën që gjinjtë tuaj të rriten dhe indet tjera të ndryshojnë, që të gjitha në përgatitje për laktacion (prodhim të qumështit). Gjinjtë tuaj mund të vazhdojë të rriten gjatë shtatzënisë. Mos u befasoni nëse rritën për një ose dy madhësi, veçanërisht nëse ky është fëmija juaj i parë. Mbani mend këtë kur të blini sutienë të re dhe leni hapësirë për rritje.

Ndjeheni të lodhura? Ndryshimet hormonale – në veçanti rritja dramatike e progesteronit – mund të kontribuojnë në këtë plogështi tuajën. Përzierja (nauzeja) dhe vjellja sigurisht se mund t’ju kushtojnë me energji. Dhe ju mund të keni probleme për të bërë gjumin si duhet gjatë natës në këtë periudhë, veçanërisht nëse nuk ndjeheni komfort ose keni nevojë të zgjoheni për të urinuar.

Këshillë nga shtatzënat

Ecja mund të ndihmojë largimin e lodhjes. Ja çfarë thonë një shtatzënë: “Duke vrapuar për 15 deri në 20 minuta çdo ditë, më ka ndihmuar të përballem me lodhjen e tepërt që më pushtonte gjatë tremujorit të parë të shtatzënisë. Kjo ishte e vetmja mënyrë si ta kaloja ditën në punë pa bërë një sy gjumë”.

Udhëzim: Cilat teste të shtatzënisë janë për ju?

Mjeku juaj do t’ju ofrojë një linjë të ekzaminimeve gjenetike dhe testeve diagnostiko gjatë shtatzënisë tuaj (ose së paku kështu do të duhej të ishte). Disa janë teste të thjeshta të gjakut, derisa të tjerat përfshijnë disa procedura më pushtuese – dhe të gjitha janë opsionale. Para se të pajtoheni për ndonjë test, pyetni mjekun tuaj t’ju shpjegojë se çfarë në të vërtetë është ky ekzaminim, si bëhet, a është procedura e rrezikshme, dhe çfarë do t’ju tregojnë rezultatet. Shumë teste gjatë shtatzënisë janë për të parë gjendjen tuaj dhe të frytit se sa për nevoja diagnostiko. Ekranizimet e testeve lënë përshtypjen e rrezikut tuaj për sëmundje të caktuara. Por që t’ju tregojë me siguri nëse foshnja juaj ka probleme, këtë mund ta bëjë vetëm testi diagnostikues. 

Caffetin

Regjistrohu
për buletin