s Java e shtatë e shtatzënisë - Mjeku.net

Java e shtatë e shtatzënisë

Java e shtatë e shtatzënisë

Lajmi i madh këtë javë: Duart dhe shputat kanë filluar të zhvillohen nga krahët dhe këmbët – edhe pse ata më shumë duken si lopata në këtë kohë se sa si ekstremitetet e vogla e të lezetshme që ju keni ëndërruar t’i mbani dhe t’i shkundni.

Teknikisht, foshnja juaj ende konsiderohet një embrion dhe ka një bisht të vogël, që është një zgjatim i shtyllës kurrizore. Ky bisht do të zhduket brenda disa javësh, por kjo është e vemja gjë që do të zvogëlohet. Trupi i foshnjës tuaj tashmë ka dyfishuar madhësinë nga java e kaluar dhe tashmë ka kaluar më shumë se 1 centimetër gjatësi, sa një kokërr vishnje.

Nëse ju do të mund të shihnit brenda mitrës tuaj, ju do të shihni kapakët e syrit që pjesërisht mbulojnë sytë e saj, që tashmë kanë ca ngjyrë. Ju po ashtu do të shihni edhe majën e hundës dhe venat e vogla nën lëkurën e hollë. Të dyja anët e trurit të foshnjës tuaj janë duke u zhvilluar, dhe mëlçia e saj që prodhon qeliza të gjakut derisa të formohet palca kockore dhe të marrë këtë rol. Foshnja po ashtu tashmë ka edhe pankreas që më vonë do të prodhojë hormonin insulinë për të ndihmuar tretjen. Një lak në zorrët në zhvillim të foshnjës po fryhet në kordën e saj umbilikale, që tash ka enë gjaku të dallueshme të cilat do të përcjellin oksigjenin dhe lëndët ushqyese për në trupin e foshnjës.

Si ndryshon jeta e nënës?

Mitra juaj ka dyfishuar madhësinë në pesë javët e kaluara, dhe ushqimi mund të duket sikur një punë e përditshme – ose më keq – falë mundimit të mëngjesit, që deri tash mund të ketë arritur kulmin. (Nëse ndjeheni mirë, mos u shqetësoni – jeni me fat!)

Ju mund të keni nevojë për të urinuar më shumë se sa zakonisht, kjo falë rritjes së vëllimit të gjakut dhe lëngjeve shtesë të kalojnë nëpër veshkat tuaja. Deri tash, ju tashmë keni rreth 10 për qind më shumë gjak se sa keni pasur para shtatzënisë. Dhe deri në fund të shtatzënisë do të keni 40 deri në 45 për qind më shumë gjak që kalon nëpër venat tuaja për të plotësuar kërkesat e plota foshnjës tuaj. Derisa mitra juaj rritet, presioni që kjo bën në fshikëzën e urinës po ashtu ndikon që ju të shkoni më shpesh në banjë.

Rreth gjysma e femrave të cilat ndjejnë përzierje (nauze) gjatë tremestrit të parë do të ndjehen krejtësisht të lehtësuara deri në javën e 14-të. Për pjesën tjetër do të duhet edh enjë kuaj tjetër që mundimet të lehtësohen. Megjithatë nevoja për të urinuar më shumë se zakonisht nuk do të largohet. Në të vërtetë, studimet tregojnë se edhe shpeshtësia e edhe vëllimi i urinës tenton të rritet me kalimin e shtatzënisë.

Nëse nuk je e kënaqur me mjekun tuaj, kërko një tjetër. Femrat zakonisht bëjnë nga 10 deri në 15 vizita, andaj është e rëndësishme të zgjedhësh dikë që ju pëlqen dhe të cilit i besoni. Disa nëna dëshirojnë që partneri i tyre t’i shoqërojë në çdo vizitë, derisa të tjerat dëshirojnë të shkojnë vetë. Veproni ashtu si ndjeheni më mirë.

Çfarë të bëni këtë javë?

Bëni një fotografi të barkut tuaj. Kërkoni nga dikush t’ju bërë fotografi gjatë kësaj jave – para se shtatzënia juaj të fillojë të duket. Pastaj bëni fotografi çdo muaj derisa foshnja juaj të lindë. Është një mënyrë e mirë për të ndjekur progresin tuaj dhe juve sigurisht se do t’ju pëlqejë t’i mbani këto si kujtime. Këshilla për fotografi më të mira: Mendoni të vishni të njëjtat veshje, duke qëndruar në të njëjtin vend dhe duke marrë të njëjtën pozë (në profil duket më mirë) në çdo fotografim. Fotografitë bardhezi dhe ato lakuriqe ose gjysmëlakuriqe mund të jenë veçanërisht të bukura.