s Java e pestë e shtatzënisë - Mjeku.net

Java e pestë e shtatzënisë

Java e pestë e shtatzënisë

Foshnja juaj tash ka madhësinë e një fare susami dhe sapo ka filluar të zhvillojë bazat e organeve të tij të ardhshme, mes tjerash zemrës dhe sistemit të qarkullimit.

Thellë në mitrën tuaj embrioni është duke u zhvilluar me një ritëm të furishëm Në këtë stad ai është afërsisht sa një farë susami, dhe më shumë duket si një paraardhës peshku se sa njeriu. Ai tash është i përbërë nga tre shtresa – ektoderma, mezoderma dhe endoderma – të cilat më vonë formojnë të gjitha organet dhe indet e tij.

Tubi neutral – nga i cili zhvillohen truri i foshnjës tuaj, korda spinale, nervat dhe shtylla kurrizore – fillon të zhvillohet në shtresën e jashtme, të quajtur ektoderma. Kjo shtresë po ashtu do të ndihmojë zhvillimin e lëkurës, flokëve, thonjve, gjëndrave qumështore dhe të djersës, dhe smaltit të dhëmbëve.

Zemra dhe sistemi i tij i qarkullimit të gjakut fillojnë të formohen nga shtresa e mesme, ose mezoderma. (Këtë javë, në fakt, zemra e tij e dobët, fillon të krijojë ndarjet dhe fillon të rrahë dhe pompojë gjak.) Mezoderma po ashtu do të krijojë edhe muskujt e foshnjës, kërcin, eshtrat, dhe indin nënlëkuror.

Nga shtresa e tretë, ose endoderma, do të krijohen mushkëritë, zorrët dhe sistemi fillestar i urinimit, si edhe gjëndra tiroide, mëlçia dhe pankreasi. Ndërkohë, placenta primitive dhe korda umbilikale, e cila sjell ushqimin dhe oksigjenin te foshnja juaj, tashmë po kryejnë plotësisht punën e tyre.

Si ndryshon jeta e nënës?

Ju tashmë mund të filloni të ndjeni disa siklete të lidhura me shtatzëninë. Shumë femra raportojnë se ndjejnë fyt të thatë, lodhje dhe urinim të shpeshtuar duke filluar nga kjo javë. Ju po ashtu mund të keni nauze, edhe pse kjo më me gjasa do të paraqitet në javët e ardhshme.

Bota e jashtme nuk do të shohë asnjë shenjë të zhvillimeve dramatike që ndodhin brenda jush – përveç se ju po refuzoni një gotë verë në darkë, mbase. Është e rëndësishme të shmangni alkoolin gjatë shtatzënisë pasi askush nuk e di se sa shumë – ose sa pak – alkooli mund të dëmtojë foshnjën.

Ju po ashtu do të dëshironi të vazhdoni ose filloni rutinën e ushtrimeve. Ushtrimet ndihmojnë të zhvilloni fuqinë dhe durimin që ju nevojitet për të menaxhuar peshën shtesë që do të fitoni. Kjo mund të ndihmojë të parandaloni disa prej dhimbjeve të shtatzënisë, dhe shumë femra e shohin këtë si një reduktues të shkëlqyeshëm të stresit. Ushtrimet po ashtu mund t’ju ndihmojnë juve të bëheni gati për mundimet fizike të punës.

Përfundimisht është më lehtë të riktheheni në formë pas lindjes nëse keni vazhduar ushtrimet edhe gjatë shtatzënisë. Zgjidhni një aktivitet të sigurt, mesatarisht të aspër. Ecja ose notimi janë zgjidhje të mira për femrat shtatzëna.

Edhe baballarët kanë shumë gjëra për të bërë për të ndihmuar shtatzëninë e partnerit – edhe në këtë stad të hershëm.

Këshillë nga shtatzënat: Lehtësimi i dhimbjeve në gjinj

“Kuptova se jam shtatzënë dhe bum – gjinjtë e mi u bënë shumë të ndjeshëm përnjëherë. Andaj fillova të vesh sutienë sportive gjithë kohën. Kjo vërtet më ndihmoi të largoj sikletin”, tregon një shtatzënë duke kujtuar javët e para të shtatzënisë.

Aktiviteti i kësaj jave

Zgjedhni një mjek ose mami dhe caktoni një vizitë. Për t’u përgatitur, shkruani ditën e parë të periudhës tuaj të fundit (ashtu që ajo të mund të përcaktojë datën e mbetjes shtatzënë) dhe fillo të krijosh listën e pyetjeve që do t’i bësh.

Bisedo me të afërmit tuaj nga të dyja anët (si e jotja po ashtu edhe ana e burrit) për historinë mjekësore të familjes. Mjeku juaj do të kërkojë të dijë nëse ndonjë sëmundje kronike ose abnormalitet gjenetik rrjedh nëpër ndonjërën prej familjeve tuaja.

 

Caffetin

Regjistrohu
për buletin