s Java e 37-të e shtatzënisë - Mjeku.net

Java e 37-të e shtatzënisë

Java e 37-të e shtatzënisë

Mjeku juaj mund të kontrollojë shenja të lindjes derisa foshnja juaj përgatitet për jetën e paslindjes duke thithur gishtin, duke u rrotulluar dhe duke ushtruar frymëmarrjen në mitër.

Foshnja juaj

Urime! Ju tashmë e keni arritur fazën kur fryti juaj konsiderohet si foshnjë e pjekur, edhe pse jeni tre javë para lindjes. Kjo nuk do të thotë se ai/ajo ka përfunduar së rrituri – në fakt, ai/ajo ende është duke shtuar rreth çerek kilogrami në javë (në këtë javë pesha mesatare e fetusit është rreth 2.9 kilogramë, ndërsa gjatësia mbi 50 centimetra). Kjo bën që i vogli/e vogla juaj të jetë më i/e ngjeshur në mitrën tuaj, dhe mbase nuk shkelmon aq shumë, edhe pse tash zgjatet, rrotullohet dhe tundet (të gjitha këto do të jeni në gjendje t’i ndjeni). Për momentin, superylli juaj i vogël është i zënë duke provuar për debutimin e tij, duke inhaluar dhe duke nxjerrë lëngun amniotik (për t’i bërë mushkëritë gati për këtë frymëmarrje të par), thith gishtin (për t’u përgatitur për thithjen e parë të qumështit), mbyll dhe hap sytë, dhe kthehet nga njëra anë në tjetrën.

Trupi juaj

Trupi juaj është duke kaluar në përgatitje për lindje, andaj mjeku do të fillojë të shikojë shenjat e lindjes. Në listën tuaj të kontrolleve do të jenë: pozita e foshnjës në raport me legenin tuaj dhe nëse ka ndryshime në e cerviksin e vaginës tuaj (lëng ose nëse ajo ka filluar të zgjerohet). Mjeku juaj po ashtu mund të përcaktojë nëse cerviksi (qafa) ka filluar të zbutet dhe të dalë në pjesën e përparme të vagjinës, një indikacion tjetër se lindja është duke u afruar. Mbani mend këto procese mund të ndodhin gradualisht (për javë ose madje edhe muaj ose më shumë te disa femra) ose edhe gjatë një nate. Andaj kur ka shenja se lindja po afrohet, është shumë vështirë të parashikohet se kur ajo mund të ndodhë.

Këshilla: Masazhi perineal

Jeni në ankth derisa pritni ditën e madhe të vijë? Mos qëndroni vetëm kot – bëni masazh perineumit tuaj! Masazhi mund të ndihmojmë në zgjatjen e perineumit (në zonën para anusit dhe prapa vaginës), që mund të minimizojë therjen që paraqitet kur koka e foshnjës fillon të dalë gjatë lindjes. Kjo po ashtu mund të ndihmojë shmangien e episiotomisë (prerjes së peritonit gjatë lindjes me qëllim të zgjerimit të hapësirës për daljen e fëmijës). Ja si ta masazhoni këtë pjesë për një lindje më të lehtë: Së pari sigurohuni që dora juaj (ose e partnerit tuaj, nëse ai e bën detyrën) të jetë e pastër dhe thonjtë të jenë të prerë. Më pas, lyeni gishtat e mëdhenj me ndonjë gel të butë ose losion vagjinal, dhe futini ata në vagjinë. Shtypini (kah pjesa e pasme) dhe rrëshqitni gishtat tjera kah vithet dhe anët e peritonit, duke shtypur butësisht përjashta dhe përpara në pjesën e poshtme dhe me gishtat e mëdhenj brenda vagjinës. Kjo do t’ju ndihmojë ta zgjatni lëkurën në të njëjtën mënyrë siç do të del koka e foshnjës juaj kur të lindë. Ju mund ta bëni këtë çdo ditë deri në ditën e lindjes... Nëse nuk ndjeheni komfort dhe kjo ju ngacmon, nuk është e thënë ta bëni. Ajo vetëm se do t’jua lehtësojë mundimet gjatë lindjes, por kurrsesi nuk mund t’i eliminojë ato.

Simptomat e javës së 37-të

Ndryshimet në aktivitetin fetal: Deri tash koka e foshnjës tuaj ka rënë dhe ka mbetur në legenin tuaj, dhe ai/ajo do të ketë më pak hapësirë për diçka më shumë se sa rrotullime dhe përdredhje. Ajo çfarë është e rëndësishme është që ju t’i ndjeni lëvizjet çdo ditë. Megjithatë, mbani mend se foshnja juaj sillet si një i lindur tash dhe ka faza të gjumit të thellë, kur nuk lëviz aspak.

Djegësirë dhe mostretje: Nëse djegësira e shkaktuar nga lukthi përkeqësohet këto ditë, përpiquni të hani sa më shumë bajame. Nga ilaçet tjera shtëpiake që mund ta neutralizojnë thartirën është edhe një lugë mjaltë në qumësht të nxehtë.

Zgjerimi cervikal: Për t’u bërë gati për lindje, qafa e mitrës tuaj do të zgjerohet dhe do të bëhet më e hollë. Për disa femra, këto ndodhin gradualisht gjatë një periudhe prej disa javësh ose muajsh. Disa të tjera kjo mund të ndodhë brenda natës. Ju nuk do të jeni në gjendje ta dalloni, por mjeku juaj mund t’ju tregojë gjatë kontrollit.

Mbetje gjaku: Rrjedhje të kuqe ose kafe nga vagina do të thotë se enët e gjakut në qafën e vaginës po dëmtohen dhe ajo po zgjerohet në përgatitje për lindje.

Vena të zgjeruara: Nëse venat e zgjeruara ju mundojnë, përpiquni në flini në anën e majtë, që është mënyra më e mirë për të rritur qarkullimin. Po ashtu përpiquni t’i ngrini këmbët më lartë duke vendosur jastëk nën shputa. Të dyja pozicionet do ta mbajnë gjakut të rrjedhë më lirshëm.

Presion në legen dhe parehati: Presioni që bën koka e foshnjës tuaj në legen, vithe dhe fshikën urinare, do të rritet në javët e fundit. Nëse ju ndjeheni vërtet parehatshëm, investoni në një rrip special të barkut dhe largoheni presionin nga shpina dhe legeni.

Ngërçe në këmbë: Nëse ngërçet në këmbë ua bëjnë natën tuaj tmerr, përpiquni të pini më shumë lëngje gjatë ditës dhe sigurohuni të merrni sasi shtesë të kalciumit dhe magnezit. Të gjitha mund të ndihmojnë te ngërçet e këmbëve.

Vijat e tërheqjes (striat): Me gjinjtë dhe barkun tuaj që tashmë janë më të mëdha se kurrë më parë, ju sigurisht se keni vërejtur shenja klasike të shtatzënisë tashmë. Mos u shqetësoni, ata do të ndryshojnë dhe do të kthehen në simbol krenarie disa muaj pas lindjes.

Pjesë të theksuara: Disa pjesë të brendshme tashmë janë kthyer për së jashtmi, por në këto javë të fundit ju mund të vëreni se edhe thimthat po ashtu janë duke “pëlcitur” – një e mirë për foshnjën tuaj të ardhshme, që do të mund të thithë më lehtë.

Harresa: Ka shumë gjëra të cilat duhet t’i keni nën kujdes tash (A keni paketuar gjithçka? Kamerën, teshat e foshnjës dhe të tjerat gjëra?). Por pikërisht në këtë kohë ju harroni edhe më shumë, andaj përpiquni të shkruani gjithçka, nëse jo në letër, atëherë në telefonin tuaj celular (supozojmë se keni një të tillë).

Vështirësi gjatë fjetjes: Keni dëgjuar se pagjumësia gjatë shtatzënisë është një mënyrë natyrale e përgatitjes për netët e ardhshme pa gjumë pasi foshnja të lindë. Por përpiquni ta rehatoni veten sa më shumë dhe të flini mjaftueshëm, duke e kursyer energjinë për lindje dhe pas saj. Flini më gjatë, bëni dremitje gjatë ditës kur vini në shtëpi nga puna, gjatë vikendeve, ose kur i kryeni punët rutinë të shtëpisë.