s Java e 36-të e shtatzënisë - Mjeku.net

Java e 36-të e shtatzënisë

Java e 36-të e shtatzënisë

Derisa eshtrat e foshnjës tuaj po forcohen dhe tash janë të gatshme për të kryer rolin e tyre pas lindjes, eshtrat tuaja mund t’ju mundojnë dhe shkaktojnë dhimbje.

Foshnja juaj

Harroni dhimbjet në shpinë (dhe gjithçka tjetër) dhe përpiquni të fokusoheni në foshnjën tuaj, që tash peshon rreth 2.8 kilogramë dhe është e gjatë mbi 50 centimetra, ka eshtra dhe kërca të buta që do t’i lejojnë të kalojë më lehtë nëpër derën e daljes në jetë. Shumica e sistemeve të tij/saj (që nga ai muskulo-skeletor) janë të gatshme për t’i ndihmuar mbijetesën, edhe pse sistemi digjestiv – që deri tash ka bërë vetëm lëvizje stërvitore – do të aktivizohet vetëm pasi foshnja të thithë për të parën herë gjirin ose shishen.

Trupi juaj

Është gjë e mirë që foshnja juaj tashmë është po thuajse e pjekur, pasi trupi juaj po ashtu mund të jetë dorëzuar deri tash. Një gjë tjetër që do të ndodhë këto ditë është se hormonet e shtatzënisë tashmë po e çlirojnë dhe zbusin indin lidhor. Kështu trupi juaj bëhet i gatshëm për nxjerrjen e foshnjën nga ajo hapësira e vogël. Fatkeqësisht, këto çlirime të nyjave mund të çojnë në dhimbje serioze në ijë dhe legen – por duroni edhe pak.

Këshilla: Mësoni të bëni masazh kardiak

Ekspertët e huaj këshillojnë prindërit e ardhshëm që para lindjes së foshnjës të mësohen të bëjnë masazh të zemrës. Gjasat janë që ju kurrë nuk do të duhet ta përdorni këtë aftësi, por duke ditur të bëni masazh kardiak në një të porsalindur ose foshnjë më të rritur, është një hap i mençur i juaji. Ju mund të mos e shfrytëzoni atë te fëmija juaj, por është momenti që tash ta mësoni dhe nëse do të keni rast, duke e ditur si ta bëni, do të mund të jeni shpëtimtar jete për fëmijë ose të rritur të tjerë. Meqë në zonat shqipfolëse ushtrime të tilla nuk mësohen në kurse të veçanta (përveç ndoshta si pjesë e detyruar në shkollat e vozitjes), ju mund të mësoni në internet se si mund ta bëni këtë në rast nevoje. Duke parë video në You Tube, ose ilustrime, ju mund ta praktikoni atë me anëtarët tjerë të familjes.

Simptomat e javës së 36-të të shtatzënisë

Ndryshimet në aktivitetin fetal: derisa foshnja rritet dhe ka më pak hapësirë të lëvizjes, pritni edhe ndryshime në lëvizjet e saj. Ju ende duhet t’i ndjeni lëvizjet, por do të ketë më pak grushtime dhe shkelmime, dhe më shumë gërvishtje.

Djegësira dhe mostretja: Derisa lukthi juaj shtypet dhe shtrëngohet nga mitra juaj, ju mund të dëshironi të hani pak. Kjo nuk është lajm shumë i keq. Vaktet më të vogla janë më të mira për sistemin tuaj tretës dhe mund ta kontrollojnë djegësirën (aciditetin) .

Gazra: Problemet me gazrat do të vazhdojnë edhe këtë javë, madje mund të përkeqësohen. Edhe kësaj here ngrënia e sasive të vogla të ushqimeve do të ndihmojë t’i shmangni këto probleme.

Konstipacioni: Nëse konstipacioni përkeqësohet, faji vazhdon t’i mbetet barkut tuaj të rritur. E njëjta mënyrë e menaxhimit të aciditetit dhe fryrjes vlen edhe për përmirësimin e gjendjes së kapsllëkut.

Urinimi i shpeshtë: Foshnja juaj tashmë ka rënë në legenin tuaj duke shtuar presionin edhe më tej në fshikën. Andaj nuk është risi që ju do të shkoni në tualet për aq shpesh sa keni shkruar në dy muajt e parë të shtatzënisë. Mos i pakësoni lëngjet, pasi ju keni nevojë për to tash më shumë se kurrë – vetëm se mund të provoni të pini lëngje më herët dhe të mos pini para fjetjes.

Sekret i shtuar vaginal, ndoshta edhe me gjak: Rrjedhja vaginale mund të shtohet dhe të bëhet më e trashë. Mos u tronditni nëse mukusi është i skuqur ose ngjyrë kafe pasi keni bërë seks ose kontroll vaginal. Kjo do të thotë se qafa e vagjinës është më e ndjeshme tash dhe mund të lëndohet më shpejt.

Parehatia dhe presioni në legen: Ndjeheni shumë të rëndë poshtë në zonën e pelvikut? Kjo është sepse foshnja juaj është strehuar poshtë në legen derisa përgatitet për lindje, me kokën e saj të kthyer poshtë kah fshija e urnës, vithet dhe legeni. Përpiqni të bëni disa ushtrime të tërheqjes së pelvikut, ose zhytuni në vaskë me ujë të ngrohtë për t’i dhënë pak pushim trupit.

Të kruara në abdomen: Barku juaj mund të jetë tendosur deri në një pikë kulmuese (ose së paku ndjehet kështu). Kremrat me vaj kakaoje ose vitaminë E mund ta zbusin lëkurën dhe të lehtësojnë të kruarat.

Ënjtje: Edemat gjatë shtatzënisë mund të bëhen më të dukshme derisa trupi juaj grumbullon më shumë lëngje. Andaj jo vetëm që gjunjët dhe shputat tuaja do të ënjten, por mbase edhe fytyra dhe duart (dhe gishtat) tuaja. Vazhdoni të pini ujë dhe lëngje të tjera, pavarësisht kësaj. Të gjitha këto lëngje ndihmojnë largimin e kripës së tepërt dhe substancave të tjera të panevojshme, që do të pakësojnë lëngjet.

Vështirësi në fjetje: Fjetja mund të jetë më e vështirë se kurrë derisa ju nuk rehatoheni dhe kërkoni të gjeni pozitat e përkryera. Mundohuni të siguroni ndonjë jastëk të përshtatshëm dhe mos e nxehni shumë dhomën.

Lodhja ose energjia shtesë: Është normale të jeni të lodhur derisa mbyllni javën e 36-të të shtatzënisë. Por po ashtu ju mund të keni një energji shtesë e njohur si instinkti prindëror – një nevojë për t’u organizuar dhe për t’u bërë gati për foshnjën. Nëse ndjeheni me energji, kohë pas kohe bëni pauza për të pushuar dhe për të ngrënë.