s Java e 35-të e shtatzënisë - Mjeku.net

Java e 35-të e shtatzënisë

Java e 35-të e shtatzënisë

Truri i cili zhvillohet në mënyrë të shpejt e bën kokën e foshnjës tuaj të peshojë më shumë dhe kjo do të thotë edhe më shumë presion në fshikën urinare të nënës.

Foshnja juaj

Foshnja juaj nuk është zgjatur më këtë javë dhe është rreth 50 centimetra, por vazhdon të shtojë në peshë dhe tash është rreth dy kilogramë e gjysmë. Derisa më tej nuk do të zgjatet edhe shumë, ajo do të vazhdojë të shtojë në peshë – përfshirë edhe sasi të mëdha të yndyrës së foshnjave – deri në ditën e lindjes. Diçka tjetër që zhvillohet me ritëm alarmues këto ditë është truri i foshnjës. Shumëçka ndodh brenda asaj koke të vogël, që është ende e butë për të lejuar një dalje më të lehtë të saj përmes kanalit të lindjes.

Trupi juaj

Tash që koka e foshnjës është zhvendosur poshtë në përgatitje për lindje, shanset janë edhe më të rritura që fshika të ndjejë shtrëngimet dhe t’ju bëjë juve ta lëshoni ca secilën herë kur teshtini (kolliteni ose qeshni). Ose t’ju bëjë sikur keni nevojë urgjente për të urinuar gjithë kohën. Çfarëdo që bëni, mos i pakësoni lëngjet! Një mënyrë për ta përmirësuar aftësinë e trupit për ta mbajtur më gjatë urinën është të bëni ushtrime të pelvikut (legenit). Ato mund t’i forcojnë muskujt e legenit, që do të jetë e rëndësishme edhe pas lindjes.

Këshillë: Koha të gjeni një “shërbyese”

Ajo çfarë keni nevojë më së shumti tash janë shërbyese të profileve të ndryshme, të cilat do t’u ndihmojnë në pjesën më të madhe të vështirësive që përballeni çdo ditë. “Shërbyeset” mund të jenë që nga një kujdestare shtëpie që do të përgatisë ushqim dhe do të pastrojë, deri te dado të specializuara për t’ju këshilluar dhe ndoshta ndihmuar gjatë lindjes, dhe të tjera që mund t’ju ndihmojnë të adaptoheni me jetën e re të pas lindjes, që nga të ushqyerit e foshnjës, pastrimi dhe menaxhimi i saj dhe i vetes tuaj. Por pavarësisht ndihmës fizike, ajo çfarë më së shumti do t’u ndihmonte angazhimi i ndonjë kuzhiniereje, pastrueseje, ose dadoje, do të ishte mbështetja emocionale dhe shoqërimi që do kishit gjatë kësaj kohe që mund të jetë e ndjeshme për ju.

Simptomat e javës së 35-të të shtatzënisë

Aciditeti dhe mostretja: A keni edhe më shumë djegësirë që vjen nga lukthi këtë javë? Kjo është sepse foshnja juaj po pushton gjithnjë e më shumë hapësirë në abdomenin tuaj duke bërë presion në lukthin tuaj. Shmangni ushqimin derisa qëndroni shtrirë, dhe mos u shtrini pasi të keni ngrënë ndonjërin prej vakteve kryesore.

Kokëdhimbjet e kohëpaskohshme: Nëse koka juaj duket sikur kërcet, kjo mund të jetë për shumë arsye, përfshirë edhe nxehtin e tepruar ose mbylljen në një dhomë. Bëni pauza të shkurtra dhe dilni në ajër ose hapni dritaret. Po ashtu kërkoni nga mjeku t’u përshkruajë ndonjë qetësues të sigurt të dhimbjeve gjatë shtatzënisë, të cilin do të mund ta përdorni në raste kur dhimbja bëhet e padurueshme. Shumica e mjekëve thonë se paracetamoli është i padëmshëm, derisa nuk e teproni.

Vena të zgjeruara: A kanë filluar venat e zgjeruar t’u shkaktojnë dhimbje ose të kruara? Edhe pse çorapet e venave ndoshta nuk do t’ju bëjnë të dukeni një nënë me pamje për t’u lakmuar, ato mund të ndihmojnë duke u dhënë venave në këmbët tuaja një shtytje nga lartë për të kundërshtuar shtypjen nga poshtë që u bën venave barku juaj i stërmadhuar.

Hemorroidet: Zgjerimi i venave mund të paraqitet kudo – dhe ato që paraqiten në rektum quhen hemorroide. Për t’i lehtësuar ato, pastrojeni anusin me ujë të ngrohtë ose lageni atë me letër tualeti të lagur me ujë të ngrohtë.

Gjakderdhje nga mishi i dhëmbëve: Mishi i dhëmbëve mund të vazhdojë të shkaktojë gjakderdhje ose tendosje. Për t’i forcuar dhëmbët dhe mishin përdorni sa më shumë vitaminë C. Pini sasi shtesë të lëngut të portokallit, shtoni sasinë e frutave dhe perimeve në ushqimin tuaj, ose konsumoni më shumë cereale, si dhe hidhni më shumë domate sallatës tuaj.

Ndryshimet në lëkurë: Nëse përnjëherë janë shfaqur puçrra me të kruara në barkun tuaj, mos u shqetësoni. Ato mund të jenë të mërzitshme, por janë kaluese. Për t’i qetësuar, aplikoni xhel me aloe vera pas ndonjë dushi ose banje.

Plogështi e shtuar: Ekuilibrimi i trupit tuaj mund të bëhet edhe më i vështirë këtë javë derisa ju i afroheni përfundimit të shtatzënisë. Vazhdoni të bëni lëvizje të sigurta – nëse duhet të arrini diçka të lartë, kërkoni nga partneri juaj të ngjitet në karrigë në vend se ta bëni këtë vet.

Harresa: Ju mbase po bëheni më shumë harrestare derisa kaloni kah javët e fundit të shtatzënisë. Vëllimi i qelizave të trurit është më i tkurrur në këtë fazë dhe ju po ashtu mund të vuani nga pagjumësia, që e përkeqëson situatën. Kjo do të kalojë pas lindjes.

Kontraksionet e Braxton Hicks: Ju mund të përjetoni disa kontraksione të rrejshme, derisa trupi juaj bëhet gati për lindjen e vërtetë. Ende nuk keni nderë asnjë? Nënat që lindin për të parën herë mund të mos i vërejnë aspak shtrëngimet e muskujve të mitrës.

 

Caffetin

Regjistrohu
për buletin