s Java e 34-të e shtatzënisë - Mjeku.net

Java e 34-të e shtatzënisë

Java e 34-të e shtatzënisë

Te foshnjat e gjinisë mashkullore, testikujt bien gjatë kësaj jave, ndërsa nëna këtë javë mund të përballet me probleme me shikimin.

Foshnja juaj

Çfarë ka të re këtë javë? Foshnja juaj është duke arritur rreth 2.2 kilogramë dhe gjatësi afro 50 centimetra tash, dhe shtresa e bardhë e jashtme e cila mbështjell foshnjën tuaj bëhet gjithnjë e më e trashë. Këtë javë, te foshnjat meshkujt testikujt fillojnë të bien poshtë nga abdomeni i tij drejt destinacionit përfundimtar: qeses së testikujve. Derisa rreth tre deri në katër për qind e meshkujve lindin me testikujt të pazbritur, kjo nuk është asgjë për t’u shqetësuar – ato zakonisht bien zakonisht para se foshnja të bëhet një vjeçar. Sa u takon zhvillimeve tjera të foshnjës, thonjtë e gishtave tash mbase kanë arritur nivelin e gishtave deri tash, dhe bëhen gati për manikyr të paslindjes.

Trupi juaj

Ju mund të mos i shihni gjërat – së paku jo aq mirë sa zakonisht. Kjo është sepse sytë tuaj dhe një pjesë tjetër e trupit tuaj që bien pre e hormoneve të shtatzënisë. Jo vetëm që shikimi juaj mund të duket më pak i mprehtë këto ditë, por po ashtu pakësimi i prodhimit të lotëve mund ta bëjë syrin të tharë dhe të irrituar, veçanërisht nëse mbani thjerrëza kontakti. Po ashtu, një rritje e lëngjeve prapa thjerrëzës natyrale të syrit tuaj mund ta ndryshojë përkohësisht formën, duke bërë disa femra të jenë më shkurtpamëse ose largpamëse se zakonisht. Fatmirësisht këto probleme me shikimin gjatë shtatzënisë janë të përkohshme. Gjërat mund të rregullohen dhe sytë tu të kthehen në normalitet pas lindjes.

Këshilla: Mbani shënim kujtimet për foshnjën tuaj

Ju keni pasur aq shumë shpresa dhe ëndrra për foshnjën tuaj, dhe secila prej tyre ia vlen të mbahet mend dhe të ndahet me të tjerët. Mbani shënime ato (para se t’i harroni) duke i shkruar ndonjë copë letër – ose ditar – foshnjës tuaj. Ju duket qesharake kur i shkruani një krijese që mbani në bark dhe të cilin ende nuk e keni takuar kurrë? Nuk është aspak për të qeshur – vetëm flisni atij/asaj nga zemra. Filloni duke e përshkruar vizualisht foshnjën tuaj, dhe shkruani se çfarë shihni në syrin e mendjes tuaj. Flisni se çfarë do të thotë kjo shtatzëni për ju dhe si ka ndryshuar trupi dhe bota juaj. Numëroni ushqimet që keni ngrënë dhe ua ka pasur ënda gjatë shtatzënisë dhe gjërat tjera për t’u mbajtur mend rreth jush. Shkruani si e keni zgjedhur emrin e saj/tij (nëse tashmë e keni zgjedhur) ose ngjyrat e dhomës. Shkruani reagimin që keni bërë kur për të parën herë keni kuptuar se jeni shtatzënë; kur i keni ndjerë ata goditje të para; kur keni kuptuar gjininë (nëse e keni kuptuar). Imagjinoni se si do të ishte e ardhmja së bashku (ju duke u lëkundur në bark, duke ndjekur futboll në një stadium, duke përgatitur petulla në kuzhinë?) dhe si mund të duket e ardhmja e foshnjës tuaj (Yll filmash? Shkencëtar? President – ëndërroni gjëra të mëdha!). Hapeni zemrën shkruani gjithçka në letër – dhe vuloseni atë me një puthje. Letra juaj shkruar për foshnjën sigurisht se do të bëhet një prej pasurive tuaja më të çmuara – dhe mbase edhe e fëmijës tuaj.

Simptomat e javës së 34-të të shtatzënisë

Gazrat: Derisa tremujori i tretë vazhdon, ju mund të keni edhe më shumë gazra. Ankthi i bën këto gazra edhe më të ashpra – ju konsumoni më shumë ajër kur jeni të stresuar – andaj qetësojeni veten. Provoni kështu: merrni frymë thellë përmes hundës dhe nxirreni atë përmes gojës për një ose dy minuta çdo ditë.

Kapsllëku: Keni vështirësi për të dalë jashtë? Provoni të shtoni më shumë fruta të thara, fruta të freskëta dhe perime, dhe drithëra të plota në ushqimin tuaj. Një gjë që nuk duhet të bëni është të përdorni laksativë (as ato bimore). Konsultohuni me mjekun tuaj para se të konsumoni diçka për kapsllëk.

Sekret i shtuar vaginal: Derisa shtatzënia juaj vazhdon, ju mund të shihni një rritje të sekretit vaginal. Edhe këtu fajësoni hormonet e shtatzënisë – ato rritin qarkullimin e gjakut në zonën e legenit dhe stimulojnë membranat mukoze (të krijojnë më shumë lëng). Duke mbajtur të brendshme pambuku mund t’ju mbajë juve më të thatë (dhe të pengoni aromën e pakëndshme).

Hemorroidet: Hemorroidet janë një shoqërues po thuajse i vazhdueshëm i konstipacionit (kapsllëkut). Këto fryrje të mundshme të venave në rektum mund të zvogëlohen përmes ushtrimeve specifike të pelvikut, të cilat përmirësojnë qarkullimin e gjakut në këtë zonë.

Dhimbje shpine: Ndryshimi i qendrës së gravitetit nga shpina në bark bën më shumë presion në pjesën e poshtme të shpinës tuaj. Ka shumë zgjidhje për ta mjekuar dhimbjen e shpinës, andaj nëse njëra nuk funksionon, tjetra sigurisht se do të funksionojë. Një mënyrë të cilën mund ta provoni: bëni pauza dhe zgjerohuni, qëndroni në këmbë ose ecni. Qëndrimi shumë kohë ulur mund ta bëjë shpinën tuaj të dhemb edhe më shumë.

Ngërçe të këmbëve: Ngërçet e këmbëve janë më të theksuara në këto javë, kur tre faktorë të mbledhur së bashku – pesha e shtuar, ënjtja dhe lodhja – janë në kulmin e tyre. Nëse keni spazma të tilla (ngërçe), provoni të qëndroni në ndonjë sipërfaqe të ftohtë (kjo ndonjëherë mund të ndihmojë).

Vijat e tërheqjes: Nëse jeni bionde dhe keni prirje për gjenetike për të krijuar vija të tërheqjes, jeni më të prirë për të pasur probleme të tilla krahasuar me femrat zeshkane (ose me lëkurë më të zezë). Por, pavarësisht se cila është ngjyra e lëkurës ose flokëve tuaja, ju mund t’i zvogëloni këto vija nëpër trup duke mbajtur peshën në suaza të të pranueshmes.

Ënjtje të lehta të gjunjëve dhe shputave: Derisa ju bëheni gjithnjë e më e madhe dhe inde të caktuara të trupit juaj akumulojnë dhe mbajnë lëngje, ju mund të përjetoni ënjtje të gjunjëve, shputave, dhe gishtave. Duke veshur pantofla komforte në fund të ditës së punës, mund t’ju ndihmojë të zbutni këto ënjtje.

Ndryshimet në flokë: Ju e dini se flokët tuaja do të rriten më shpejt dhe do të bëhen më të shkëlqyeshme gjatë shtatzënisë, por mbase nuk e keni pritur që ato të rriten edhe në disa vende të papritura – si faqe, mjekër dhe shpinë. Largimi i tyre me dyllë është i sigurt gjatë shtatzënisë; por meqë lëkura është shumë e ndjeshme tash, kërkoni ndonjë preparat për lëkurë të ndjeshme.

Vështirësi në frymëmarrje: Derisa barku juaj shtatzënë bëhet më i madh, mushkëritë tuaja nuk do të jenë në gjendje të zgjerohen plotësisht, andaj ju mund të ndjeheni si pa frymë, edhe pas ndonjë shkuarje në banjë. Fjetja duke u mbështetur në anën e majtë mund të ndihmojë gjatë natës, dhe thjesht mos u shqetësoni.

Çrregullimet e gjumit: Nëse nuk ju ka shqetësuar afrimi i ditës së lindjes, atëherë ngërçet në këmbë dhe shkuarjet e shpeshta në tualet gjatë natës, janë një shkak tjetër që mund t’ju mbajnë zgjuar. Përpiquni ta qetësoni veten para gjumit duke bërë një banjë të nxehtë dhe duke pirë një gotë qumësht të nxehtë dhe duke lexuar libër ose duke dëgjuar muzikë, në vend se të qëndroni në internet ose të shikoni televizor (këta mund t’ju mbajnë edhe më shumë zgjuar).

Rrjedhja e kulloshtrës: Derisa dita e lindjes afrohet dhe tremujori i tretë po mbyllet, gjoksi juaj mund të fillojë të lëshojë kulloshtër – një lëng i verdhë para-qumështor e cila do të jetë pija e parë e foshnjës tuaj. Juve nuk do t’ju rrjedhë më shumë se disa pika, por nëse ndjeheni jokomforte, përpiquni të vendosni gaza speciale të gjirit.

 

Caffetin

Regjistrohu
për buletin