s Java e 33-të e shtatzënisë - Mjeku.net

Java e 33-të e shtatzënisë

Java e 33-të e shtatzënisë

Sistemi imun i foshnjës tuaj po forcohet, derisa nëna po ashtu mund të ketë një rikthim të energjisë gjatë kësaj jave.

Foshnja juaj

Foshnja ende po shton në peshë (rreth çerek kilogrami çdo javë), dhe do të rritet për edhe dy centimetra këtë javë. Me gjithë këtë bebe të rritur brenda mitrës, niveli i lëngut amniotik ka arritur maksimumin që mund të shpjegohet edhe pse grushtimet dhe shkelmimet e bebes janë më theksuara tash (bebja është më e rritur dhe ka më pak lëng që i ngadalëson lëvizjet e saj). Antitrupat kalojnë nga ju te vogëlushi/shja, derisa ai/ajo vazhdon të zhvillojë sistemin e saj/tij imun, që do të aktivizohet sapo ajo të dalë jashtë mitre dhe t’i shmangë të gjitha llojet e mikrobeve.

Trupi juaj

Urinimi i shpeshtë gjatë natës, ngërçet në këmbë, thartira e shtuar, dhe barku juaj vështirë i menaxhueshëm – të gjitha këto janë të mjaftueshme për të arsyetuar gjumin e parehatshëm. Pagjumësia në tremujorin e tretë prek tre në katër gra shtatzëna, dhe ndihmohet edhe nga mendja që “fluturon” gjithë natën duke menduar për gjithë çfarë duhet bërë para se foshnja të vijë në jetë. Por trupi juaj ka nevojë për pushim, andaj bëni maksimumin për t’u relakuar – para se të shkoni në shtrat dhe kur të çoheni. Merrni jastëkë special (të zgjatur) të cilët mund t’i mbështetni kudo që keni nevojë, kokë, qafë, bark. Dhe shikojeni anën pozitive: Kjo pagjumësi e shtatzënisë është një stërvitje e mirë për netët tjera pa gjumë të cilat do të vijnë.

Këshilla: Acidet yndyrore omega-3

Studimet sugjerojnë se foshnjat e lindura nga nënat ushqimi i të cilave ka përmbajtur acide të mjaftueshme yndyrore omega-3, kanë një avantazh në aspekt të zhvillimit të hershëm. Peshku është një burim i shkëlqyeshëm i acideve omega-3, që janë të rëndësishme për zhvillimin e trurit dhe të shikimit. Po thuajse i gjithë akumulimi i acidit dokosaheksaenoik (një prej acideve omega-3) bëhet gjatë tremujorit të fundit. Ai ndihmon në parandalimin e lindjes së parakohshme dhe mbron edhe nga depresioni pas shtatzënisë. Por, disa lloje të peshqve (ata që kanë shumë merkur, si peshkaqeni, peshku shpatë dhe toni i freskët) nuk preferohen të hahen nga shtatzënat. Zgjidhja më e mirë për shtatzënat është salmoni, që preferohet të hahet dy herë në javë. E urreni peshkun? Ju mund të merrni suplementë me omega-3 në formë tabletash ose shurupi.

Simptomat e javës së 33-të të shtatzënisë

Aktiviteti më i fuqishëm fetal: Ju mund t’i testoni lëvizjet e foshnjës tuaj dy herë në ditë – në mëngjes dhe në mbrëmje. Shikoni orën dhe filloni të numëroni për çdo lëvizje, grushtim, goditje, ose zhurmë derisa të numëroni deri në dhjetë. Nëse deri pas një ore nuk e keni arritur këtë numër, atëherë hani diçka, ose pini ndonjë lëng dhe shtrihuni dhe filloni numërimin. Foshnja mund të kenë pasur nevojë për ca energji. Nëse sërish nuk e arrini këtë numër brenda një ore, kontaktojeni mjekun.

Kokëdhimbje të herëpashershme: Lodhja gjatë tremestrit të tretë ndonjëherë mund të shkaktojë kokë-dhimbje, andaj sigurohuni të pushoni sa më shumë. Por përpiquni të mos e kompensoni gjumin e paktë të natës gjatë ditëve të vikendit, pasi edhe gjumi i tepërt mund të shkaktojë kokëdhimbje.

Vena të zgjeruara: Sigurisht ato janë të shëmtuara (dhe ndonjëherë të dhimbshme), por e gjitha çfarë mund të bëni është të pushoni sa më shumë. Lajmi i mirë është se ato do të zhduken shumë shpejt pasi ju të sillni në jetë fëmijën tuaj.

Dhimbje në pjesën e poshtme të abdomenit: Nëse barku juaj dhemb kur ju i ndryshoni pozitat ose kur ngriheni shpejt, ju mund të vuani nga ndonjë dhimbje e ligamentit. Përderisa ajo është e kohë pas kobshme dhe ju nuk keni temperaturë, dridhje ose gjakosje me të, nuk ka asgjë për t’u shqetësuar. Vetëm mund të pushoni derisa ato të kalojnë.

Ndryshimet në thonj: Hormonet e shtatzënisë i bëjnë thonjtë tuaj të rriten më shpejt, por mund t’i bëjnë ata edhe të thyeshëm. Nëse kjo ndodh, përpiquni të merrni shumë biotinë përmes ushqimit tuaj (përmes bananeve, avokados, frutave arrore dhe drithërave të plota), dhe provoni, kapsula të xhelatinës, që janë të sigurta gjatë shtatzënisë.

Kërthizë e dalë: Barku juaj mund të jetë fryrë aq shumë, sa kërthiza të del nga jashtë. Nuk ka shumë gjëra që mund të bëni në këtë drejtim, por dijeni se ajo do të kthehet në gjendje normale pas lindjes.

Vështirësi në frymëmarrje: Ky barku u tepruar bën presion gjithkund, përfshirë edhe mushkëritë tuaja të cilat nuk mund të zgjerohen plotësisht. Kjo bën që frymëmarrja juaj të jetë më e shkurtër dhe e shpeshtë, e që megjithatë arrin ta furnizojë organizmin me oksigjen rregullisht.

Ngathtësi e rritur: Sa më i madh bëhet barku do të thotë që qendra juaj e gravitetit ndryshon dhe ju duhet bëheni më e ngathët. Andaj, merrni me qetësi dhe ngadalë çdo gjë – ngutësia vetëm se do t’ju edhe më të ngathët.

Harresa: Truri juaj i mjegullt mund të shkaktohet nga gjinia e foshnjës tuaj. E çuditshme por e vërtetë: Femrat shtatzëna që kanë në bark vajzë tentojnë të harrojnë më shumë se sa nënat e ardhshme që mbajnë djalë.

Kontraksionet e Braxton Hicks: Këto kontraksione më së shpeshti ndjehen nga nënat të cilat tashmë kanë kaluar nëpër shtatzëni edhe më herët. Si e dini se këto nuk janë shqetësuese? Edhe kur këto kontraksione të mitrës janë të ashpra, ndryshimi i pozitës (nga ulur në gjendje të shtrirë, nga shtrirë në këmbë) zakonisht i largon ato.