s Java e 32-të e shtatzënisë - Mjeku.net

Java e 32-të e shtatzënisë

Java e 32-të e shtatzënisë

Foshnja juaj është duke praktikuar aftësitë e mbijetesës, si thithja e gishtit dhe frymëmarrja, derisa mitra juaj është duke praktikuar disa kontraksione, në përgatitje për lindje.

Foshnja juaj

A thua çfarë bën bebja juaj? Ajo ka filluar të bëhet gati për ditën e saj të debutimit. Tash ka arritur deri në 1.8 kilogramë dhe 48 centimetra gjatësi. Gjatë këtyre javëve, bebja po thuajse vetëm praktikon, praktikon, dhe praktikon, derisa përvetëson aftësitë të cilat do t’i duhen në botën e jashtë mitrës – që nga përpirja dhe frymëmarrja deri te shkelmimi dhe thithja. Dhe kur flasim për thithjen, vogëlushi tash është në gjendje ta thitë gishtin e madh për tashmë ca kohë. Diçka tjetër që është për t’u përmendur: Meqë gjithnjë e më shumë yndyrë (dhjam) akumulohet nën lëkurën e foshnjës, ai bëhet gjithnjë e më pak transparent dhe më shumë i patejdukshëm.

Trupi juaj

Këtë javë trupi juaj mund të fillojë të përgatitet për ditën e lindjes duke i mbledhur muskujt. Nëse ndjeni se mitra juaj mblidhet ose forcohet kohë pas kohe, këto janë kontraksione stërvitore, të njohura ndryshe si kontraksionet e Braxton Hicks. Këto prova (që ndjehen më herët dhe me më shumë intensitet te femrat që kanë lindur më herët), ndjehen si një ndjenjë shtrëngimi që fillon nga pjesa e sipërme e mitrës dhe shpërndahen poshtë dhe zgjatin nga 15 deri në 30 sekonda (edhe pse ndonjëherë mund të zgjatin dy minuta ose më shumë). Si e dini se këto nuk janë ndonjë problem serioz? Ata ndalojnë nëse ju ndryshoni pozitën (shtriheni ose çoheni për ecje nëse keni qëndruar ulur).

Këshilla: Fotografi me ultrazë

Ultrazëri është një pajisje përmes të cilës mjeku juaj dhe vetë ju mund të shikoni në botën e mrekullueshme brenda mitrës tuaj. Shpesh shtrohet pyetja nëse është e sigurt të shikohet brenda barkut tuaj përmes këtyre valëve të zërit, të cilat nuk i dëgjon veshi jonë? Derisa ende nuk ka një përgjigje të saktë, ekspertët këshillojnë që përdorimi i ultrazërit për të parë në mitër të mos bëhet vetëm për qejf, pa arsye mjekësore. Pajisjet të cilat shohin në mitër në te dimensione, shfrytëzojnë një fuqi më të madhe, andaj preferohet që ato të mund të kufizohen në një ose dy herë dhe jo më shumë se 15 minuta kohëzgjatje. Dhe, mbusheni xhepin! Vizitat dhe shikimi i foshnjës tuaj në 3-D, marrja e fotografive dhe videove në formë CD kushton disa fish më shumë se një vizitë normale.

Simptomat e javës së 32-të:

Gazrat: Minimizojeni këtë problem të vazhdueshëm duke ngrënë disa herë në ditë nga pak në vend se të hani më rrallë dhe më shumë. Kështu nuk do ta ngarkoni tepër sistemin tuaj digjestiv, që vazhdon të jetë nën presion nga barku juaj i rritur.

Fryrje: Metabolizmi i ngadalësuar dhe tretja më e ngadalësuar e ushqimin, bën që sistemi tretës të jemi më i mbushur dhe të shkaktojë fryrje. Lehtësojeni këtë duke konsumuar ushqim të lëngshëm dhe duke pirë shumë ujë për të shmangur konstipacionin, që përkeqëson fryrjen.

Konstipacioni: Mitra në rritje bën që zorrët tuaja të mos zbrazin përbërjen me kokë, duke bërë që jashtëqitja të mos jetë e rregullt dhe të jetë më e fortë. Bëni ushtrime të rregullta dhe pini sa më shumë lëngje.

Ligështi dhe marramendje: Ndjenja e ligështisë ose ajo e marramendjes mund të jenë rezultat i disa faktorëve, përfshirë sheqerit të ulët në gjak. Mos harroni të mbani ndonjë qese me biskota ose gjësende ushqimore të pasura me proteina dhe karbohidrate në çantën tuaj, për ta pasur gati kurdo që ndjeni marrje të mendve. Biskota me kokrra drithërash, çipsa, ose kombinime të frutave arrore, janë zgjidhje e mirë.

Hemorroidet: Hemorroidet, të cilat në fakt janë vena të zgjeruara në rektum, mund të jenë tamam (si thuhet në popull) “lodhje në bythë”, veçanërisht kur kaloni shumë kohë të ulur. Ju mund të ndihmoni dhimbjen, të kruarat dhe irritimin që shkaktojnë hemorroidet duke bërë banjë të ngrohtë dhe duke përdor çarja dhe kremra natyrale të cilat mund t’i merrni pa recetë nëpër barnatore.

Ngërçe në këmbë: Ende nuk dihet se saktë se çfarë i shkakton ose çfarë i përkeqëson gjatë natës këto dhimbje dhe shtrëngime në këmbë. Por mendohet se mund të jetë mungesa (ose nevoja e shtuar) për kalcium dhe magnez. Konsultohuni me mjekun tuaj për të konsumuar sasi shtesë të këtyre dy mineraleve në formë të tabletave suplemente, dhe mundohuni të përdorni sa më shumë produkte të qumështit.

Të kruara në abdomen: Barku juaj i fryrë po shkakton gjithnjë e më shumë të kruara, dhe krijon lëkura tërhiqet dhe më pas thahet. Nëse kremrat zbutëse nuk ndihmojnë, përdorni ndonjë losion tjetër që lehtëson të kruarat. Ose bëni banjë të ngrohtë duke shtuar ca tërshërë në ujë.

Gjinjtë e rritura dhe kulloshtra: Derisa gjinjtë tuaja bëhen edhe më të mëdha në tremestrin e tretë, ato po ashtu lëshojnë një lëng të verdhë të quajtur kulloshtër, që është një paraardhës i qumështit të gjirit. Ky lëng, i mbushur me proteina dhe antitrupa, është qumështi i parë që foshnja do të marrë. Nëse ky lëng ju rrjedh dhe ju shqetëson, mbani tampona për gjinj (gaza speciale që mund t’i gjeni në barnatore).

 

Caffetin

Regjistrohu
për buletin