s Java e 31-të e shtatzënisë - Mjeku.net

Java e 31-të e shtatzënisë

Java e 31-të e shtatzënisë

Derisa shqisat e foshnjës po zhvillohen, nëna do të fillojë të ndjejë shqetësime të reja: tash probleme me frymëmarrjen për shkak të ngushtimit të hapësirës së mushkërive.

Foshnja juaj

Tash që peshon më se 1.5 kilogramë dhe është e gjatë rreth 45 centimetra, foshnja juaj po i afrohet gjatësisë së lindjes – edhe pse sa i takon peshës do të shtojë edhe së paku dyfishin e saj. Po ashtu me shpejtësi impresive po zhvillohen edhe lidhjet e trurit (ai tashmë ka me triliona prej tyre). Bebja tash përpunon informata, përcjell dritën dhe pranon sinjale nga të pesë shqisat. Ai po ashtu bën edhe më shumë periudha gjumi, që është arsyeja se pse ju mund të dëgjoni një zgjim (lëvizje) dhe gjumë (pushim) më të rregullt tash.

Trupi juaj

Ka shanse që diafragma të ndjehet ca e shtrënguar këto ditë. Në rregull, ajo mund të jetë edhe shumë e shtrënguar. Kjo sepse mitra juaj bën presion lart mbi të gjitha organet, duke i ngjeshur mushkëritë dhe duke e bërë të vështirë për ta të zgjerohen plotësisht. Rezutlat: Trupi juaj është i pakët me ajër dhe do të jetë derisa foshnja t’i afrohet lindjes. Por mos u shqetësoni: Foshnja juaj është në rregull, pasi ai merr oksigjenin nga placenta.

Këshilla: Seksi gjatë shtatzënisë

Bërja dashuri dhe orgazma mund të kenë një efekt interesant në mbështjellësin e foshnjës, siç tashmë mund ta keni vërejtur. Disa foshnja janë shumë të qeta kur prindërit bëjnë seks (mbase i merr gjumi nga lëvizjet ritmike), derisa të tjera foshnja gjallërohen (“hey, a ka dasmë këtu a?”). Të dyja reagimet janë krejtësisht normale dhe në asnjë mënyrë nuk tregojnë se foshnja po vëren se diçka po ndodh... vetëm se bebja po kënaqet duke u shkundur. Andaj kënaquri me jetën tuaj seksuale – dhe orgazmën – sa të dëshironi. Dhe, për aq sa mundeni (që, me lejen e mjekut tuaj dhe lëvizje të kontrolluara, mund ta shtyni deri në ditën e lindjes). Fundja, shumë shpejt të bërit dashuri me foshnjë në shtëpi nuk do të jetë aq e lehtë ose e volitshme.

Simptomat e javës së 31-të

Urinim i shpeshtë: Mitra bën presion në fshikën e urinës gjatë tremestrit të tretë, duke lënë më pak vend që urina të akumulohet. Ulni shkuarjet në tualet duke u zbrazur dyfish fshikën: Urinoni, pastaj pasi të keni përfunduar, urinoni sërish. Kjo do t’ju sigurojë se e keni zbrazur fshikën krejtësisht.

Kokëdhimbje: Nëse tensioni po ua rrotullon kokën, përpiquni të kaloni ca minuta në një dhomë të errët, të qetë. Nëse jeni në punë, mbyllni sytë dhe çoni këmbët për rreth 15 minuta.

Vena të zgjeruara: Mitra bën presion në enët t gjakut, të cilat së bashku me hormonet e shtatzënisë dhe vëllimin e rritur të gjakut krijojnë një vend të përkryer për varikozë venoze (zgjerim venash). Ecni disa herë në ditë, ose mundohuni të bëni ushtrime të tjera të lehta, për të stimuluar qarkullimin e gjakut.

Kongjestion nazal: Nëse beli, këmbët dhe gishtat e fryrë nuk ishin mjaft, tash ju mund të keni problem edhe me ënjtje të rrugëve nazale. Për të liruar hundët e bllokuara, mund t’ju ndihmojnë tretësirat kripore nazale në formë pikash ose spërkatësi. Antihistaminikët dhe spërkatësit nazal me substanca aktive zakonisht nuk preferohen, por nëse keni probleme më serioze vizitoni mjekun për rekomandime më të sakta.

Dhimbje në pjesën e poshtme të abdomenit: Fajësoheni barkun tuaj të rritur sërish për këto dhimbje anash belit. Gjëja më e mirë që mund të bëni: shtrihuni për një kohë.

Dhimbja e shpinës: Ky bark i rritur mund të shkaktojë dhimbje edhe në shpinë, derisa tërheq ligamentet për të mbajtur foshnjën që po shton në peshë. Nëse tashmë nuk e keni bërë, është koha të filloni të praktikoni ushtrimet joga – tërheqjet dhe qetësia që ofron joga do t’ju ndihmojnë të lehtësohen dhimbjet e shpinës.

Plogështi e rritur: Gjendja e ndryshueshme, barku i rritur, dhe hormonet “keqbërëse” të shtatzënisë, mund t’ju bëjnë juve të ndjeheni më të plogësht. Bëni kujdes kur futeni në vaskë ose nën dush dhe largoni çfarëdo qilimi që mund t’ju pengojë në shtëpi.

Harresë: Me foshnjën tuaj që tashmë është shndërruar në fokusin kryesor të organizmit tuaj, edhe truri juaj mbetet “në harresë”. Por mos u shqetësoni, qelizat e tkurrura të trurit gjatë tremestrit të tretë, do të kthehen në gjendje normale disa muaj pas lindjes. Stresi vetëm mund ta përkeqësojë situatën. Bëni mirë të mbani një notes, ose të shkruani në celularin tuaj gjithçka që duhet të mbani mend.

Probleme me gjumin: Kjo është një sëmundje tjetër e tremestrit të tretë, që kryesisht vjen si pasojë e problemeve të tjera, si ngërçet e këmbëve, aciditeti, urinimi i shpeshtë, dhe ankthi i shkaktuar nga hormonet. Nëse tensioni ju mban duke u rrotulluar gjithë natën, bisedoni me ndonjë mikeshë ose partnerin tuaj gjatë ditës.