s Java e katërt e shtatzënisë - Mjeku.net

Java e katërt e shtatzënisë

Java e katërt e shtatzënisë

Ju tashmë duhet të kishit filluar të merrni acid folik nga 400 mg në ditë, ndërsa nëse tashmë keni mësuar se keni mbetur shtatzënë duhet ta rrisni dozën në 600. Acidi folik ndihmon zhvillimin më të mirë të frytit.

Foshnja juaj

Kjo javë shënon fillimin e periudhës embrionike. Nga tash deri në javën e 10-të, të gjithë organet e fëmijës tuaj do të fillojnë të zhvillohen dhe disa madje do të fillojnë të funksionojnë. Si rezultat, kjo është koha kur foshnja është e prirë ndaj gjithçka që mund të ndërhyjë në zhvillimin e saj.

Për momentin foshnja është një embrion me madhësinë e farës së lulëkuqes, e përbërë nga dy shtresa – epibasti dhe hipobasti, nga të cilët do të formohen të gjitha organet dhe pjesët e trupit.

Placenta primitive po ashtu është e ndërtuar nga dy shtresa, në këtë moment. Qelizat e saj janë të shtresuara në mitrën tuaj, duke krijuar hapësira që gjaku juaj të qarkullojë. Në këtë mënyrë kur placenta të fillojë të funksionojë në fund të kësaj jave, ajo do të jetë në gjendje të sjellë lëndë ushqyese dhe oksigjen për foshnjën tuaj në rritje.

Po ashtu tash janë të pranishme edhe qesja amniotike, e cila do të strehojë foshnjën tuaj; lëngu amniotik, që do të mbrojë atë derisa të rritet; dhe qesja e të verdhës së vezës, e cila prodhon qelizat e kuqe të gjakut të foshnjës dhe ndihmon dërgimin e lëndëve ushqyese derisa placenta e saj të zhvillohet dhe të jetë e gatshme të marrë këtë detyrë.

Si ndryshon jeta e nënës?

Këtë jave ju mund të jeni në gjendje të kuptoni nëse vërtet jeni shtatzënë. Megjithatë për të pasur rezultat më të saktë, mund të pritni deri në fund të javës për të bërë një test. (Ju mund të përpiqeni të provoni një tash, por shanset për të pasur një rezultat të saktë janë më të mëdha nëse pritni një javë pasi periudha juaj është vonuar.)

Nëse testi është pozitiv, drejtohuni mjekut tuaj dhe caktoni një orar për vizitën e parë prenatale (si grua shtatzënë). Shumica e mjekëve nuk do t’ju caktojnë vizitë deri në javën e tetë, përveç nëse ju keni ndonjë sëmundje të caktuar, keni pasur probleme në shtatzëninë e mëhershme, ose keni simptoma të cilat duhet të kontrollohen.

Nëse merrni ndonjë ilaç – qoftë barna të dhëna me recetë ose të tilla që mund t’i merrni pa recetë – tash është koha e duhur për të pyetur mjekun nëse është e sigurt të vazhdoni t’i merrni ato. Dhe pyeteni mjekun tuaj për çdo gjë tjetër që mund t’ju shqetësojë. ‘

Ju tashmë duhet të keni filluar t’i merrni vitaminat të cilat përmbajnë së paku 400 mikrogram acid folik. Kur të kuptoni se keni mbetur shtatzënë duhet ta rritni dozën në 600 mikrogram në ditë, andaj kaloni në konsumimin e vitaminave prenatale, nëse ende nuk keni filluar t’i merrni.

Gjashtë javët e ardhshme janë vendimtare për zhvillimin e foshnjës. Versionet e para të placentës dhe kordës umbilikale, që sjellin ushqimin dhe oksigjenin për foshnjën tuaj, tashmë funksionojnë. Nëpër placentë foshnja juaj është e ekspozuar ndaj asaj çfarë ju fusni në trupin tuaj, andaj sigurohuni që ushqimi të jetë i shëndetshëm për ju të dy.

Nëse testi juaj i shtatzënisë është negativ, përdorni një tjetër në javën e pestë nëse ende nuk ka ardhur periudha juaj menstruale. Shumica e testeve të urinës nuk janë aq sensitivë për të zbuluar shtatzëninë tuaj në javën e katërt.

Nëse jeni përpjekur të mbeteni shtatzënë por pa sukses për një vit ose më shumë (ose gjashtë javë nëse jeni mbi 35 vjet), bisedoni me mjekun tuaj për një kontroll për ju dhe partnerin tuaj, për të gjetur problemet e fertilizimit. Derisa rezultatet mund të jenë shqetësuese, kuptoni problemi më herët se sa ta lini atë për më vonë. Kjo do t’ju ndihmojë të filloni më herët rrugën e mjekimin dhe të arrini synimin tuaj: të keni foshnjë. 

Caffetin

Regjistrohu
për buletin