s Java e 30-të e shtatzënisë - Mjeku.net

Java e 30-të e shtatzënisë

Java e 30-të e shtatzënisë

Truri i foshnjës tuaj po bëhet çdo çast e më i mençur, por nëna, e vetmja gjë në kokën e saj mund të jetë si të shmangë thartirën e shkaktuar nga aciditeti.

Foshnja juaj

Rritja në madhësi e barkut tuaj sigurisht se është për shkak se foshnja juaj po bëhen më e madhe çdo ditë, dhe tash peshon më shumë se 1.4 kilogramë. (Foshnja tash shton rreth një kilogramë në muaj, 200 deri në 250 gramë në javë). Po ashtu foshnja tash zhvillon me shpejtësi edhe trurin e saj, që ka filluar të duket gjithnjë e më i vërtetë me ato formacionet malore dhe rrudhat. Dhe tash që bebja juaj mund ta rregullojë vetë temperaturën e trupin dhe qimet e vogla të cilat e kanë mbuluar dhe ngrohur trupin e saj, tashmë fillojnë të tërhiqen.

Trupi juaj

Këto ditë ju miun të ndjeheni sikur keni flakë në gjoksin tuaj. Aciditeti (djegësirë që vjen nga lukthi) është një prej problemeve më të shpeshta dhe të pakëndshme gjatë shtatzënisë. Ja pse: Të njëjtat hormone që do t’i relaksojnë muskujt e pelvikut gjatë lindjes, po ashtu relaksojnë edhe unazën muskulore që ndan ezofagun nga stomaku. Rezultati: Ushqimi dhe lëngjet digjestive mund të kthehen nga barku lart në gjoks dhe fyt, dhe ju ndjeni djegie kudo ku ky lëng acidik prek. Mitra e juaj e zgjeruar, tash bën presion edhe lartë në stomak, duke e bërë edhe më të shprehur problemin.

Këshilla: Gjaku i fijes së kërthizës

Nëse do të lindni në ndonjë ordinancë më moderne, mund t’ju ofrohet edhe shërbimi për të ruajtur një pjesë të gjakut të kordës, andaj është koha këtë ta mendoni që tash. Mjekësia moderne këshillon që një pjesë e gjakut (gjaku i kordës) gjatë lindjes të mund të merret dhe ruhet për nevoja të mundshme në të ardhmen. Gjaku i kordës është gjaku që mbetet në fijen e kordën umbilikale dhe placentë pas lindjes. Pse është aq i nevojshëm ai? Gjaku i kordës përmban qeliza amë (të cilat mund të shndërrohen të çdo qelizë tjetër), të cilat mund të përdoren për të trajtuar sëmundje të caktuara, si kanceret. Në vendet perëndimore gjithnjë e më shumë prindër e ruajnë gjakun e kordës së fëmijës, ose për donacion për dikë që ka nevojë, ose për t’i përdorur nëse do të jetë e nevojshme në të ardhmen (kur mjekësia do të avancojë dhe qelizat amë parashikohet të jenë edhe më të dobishme). Procedura është e sigurt dhe jo e dhimbshme dhe kryhet menjëherë pas lindjes dhe mund të zgjatë rreth pesë minuta.

Simptomat e javës së 30-të

Aktiviteti i fuqishëm fetal: Ju mund të pritni të ndjeni lëvizjet e foshnjës tuaj çdo ditë – ndonjëherë ndonjë grushtim ose shkelmim (boksieri-ja juaj i/e vogël po bëhet gjithmonë e më i/e fuqishëm!), ose ndonjëherë edhe vetëm tundje ose tërheqje. Ju mund të pritni më shumë aktivitet të bebes pasi të kenë ngrënë diçka të lehtë ose ushqimin e zakonshëm. Lëvizjet e vogëlushit/shes shpeshtohen edhe kur ju shtriheni (fatkeqësisht)

Gazra: Derisa mitra juaj zgjerohet ajo bën presion në rekun, që mund ta dobësojë kontrollin muskulor e që mund të çojë në dalje të pakontrolluar të gazrave. Pini shumë lëngje për të shmangur gazrat, si edhe kapsllëkun që i përkeqëson gazrat.

Fryrje: Mitra e zgjeruar bën presion edhe më të shtuar në stomakun dhe zorrët tuaja, duke ju bërë juve të ndjeheni të fryrë çdo javë më shumë. Për të shmangur këtë problem hani më shpesh dhe më pak, dhe shmangni ta mbingarkoni traktin digjestiv.

Kapsllëku: Edhe nëse keni arritur ta mposhtni konstipacionin (kapsllëkun) gjatë fazës së hershme te shtatzënisë, tash ai mund të kthehet edhe më i ashpër dhe t’ju mposhtë. Edhe këtu problemet i shkaktojnë hormonet e shtatzënisë dhe mitra juaj. Mbani mend të konsumoni më shumë lëngje dhe fibra, si edhe jogurt probiotik.

Ligështimi dhe marramendja: Kjo është një simptomë e shpeshtë e shtatzënisë, por mos harroni t’ia përmendni atë mjekut (veçanërisht nëse ndjeni plogështi). Ju mund ta pengoni marramendjen duke qëndruar shtrirë dhe duke ngritur këmbët lartë sapo të ndjeheni trullosur.

Gjakderdhje nga mishi i dhëmbëve: Falë hormoneve të shtatzënisë, mishi i dhëmbëve tuaj mund të ënjtet, pezmatohet dhe të gjakosë. Edhe ose gjakderdhja nga mishi i dhëmbëve është e zakonshme (dhe do të largohet menjëherë pas lindjes), kushtoni një kujdes shtesë gjithë kohën dhëmbëve dhe mishit. Pastrojeni me brushë dhe pe së paku dy herë në ditë.

Vijat e tërheqjes: Derisa lëkura juaj tërhiqet për të krijuar hapësirë për belin dhe trupin tuaj në rritje, ju (dhe 90 për qind të femrave shtatzëna) mbase do të vëreni disa vija të kuqe të njohura si shenja të tërheqjes. Disa kremra mund të ndihmojnë, por nuk ka asnjë shërim që mund të bëjë mrekullinë duke larguar këto vija.

Ënjtje të lehta në nyjat e këmbëve: Rreth tre në katër femra shtatzëna (75 për qind) vuajnë nga fryrje të nyjave të këmbës. Përveç mbathjes së këpucëve të rehatshme, ju miun t’i lehtësoni ënjtjet duke bërë pushime të shpeshta gjatë punës dhe duke ngritur këmbët lartë (e meritoni këtë!).

Lodhja: Lodhja mund ët jetë edhe më e shprehur gjatë tremujorit të tretë. Foshnja juaj rritet vazhdimisht, siç rritet edhe trupi tuaj, dhe kanë më shumë kërkesa në ju. Pagjumësia gjatë natës mund të jetë një ngarkesë shtesë, që mund t’ju mbajë të lodhur gjatë ditës. Tash është koha t’i kërkoni më shumë ndihmë partnerit ose familjarëve tuaj.