s Java e 29-të e shtatzënisë - Mjeku.net

Java e 29-të e shtatzënisë

Java e 29-të e shtatzënisë

Bebja juaj është duke shtuar në peshë, që e bën atë gjithnjë e më të bukur. Por, situata ndryshon për ju. Fatkeqësisht, derisa i afroheni fundit të shtatzëni, “bukuria” mund të mos jetë termi që ju përshkruan juve.

Foshnja juaj

Sa e madhe është foshnja juaj këtë javë? Ajo peshon rreth 1.4 kilogramë tash dhe është e gjatë rreth 43 centimetër. Edhe pse bebja i afrohet shumë gjatësisë së lindjes, ajo ende ka për t’u rritur. Në të vërtetë gjatë javëve të mbetura (11 javë), foshnja do ta dyfishojë ose trefishojë peshën e saj. Dhe derisa rritet dhe dhoma në mitrën tuaj bëhet më e ngushtë, ju do të ndjeni gjithnjë e më pak ato shkelmime të mëdha dhe më shumë gjasa ka të shpoheni nga bërrylat ose gjunjët.

Trupi juaj

Të pakëndshme por të padëmshme, varikoza venoze thjesht paraqet enët e fryra të gjakut të cilat shpesh dalin në trupin tuaj gjatë shtatzënisë së parë, veçanërisht nëse nëna ose gjyshja juaj i ka pasur ato. Ju mund ët keni varikozë pak të shprehur (dhimbje dhe ënjtje të lehta) ose të jeni mjaft të pafat për të përjetuar dhimbje të vërtetë dhe fryrje të katra të venave, zakonisht nga gjuri drejt kofshës së sipërme. Ka disa mënyra të cilat ndihmojnë lehtësimin e këtyre problemeve me venat, përfshirë kujdesi për peshën tuaj, mbajtja në lëvizje e qarkullimit të gjakut (përmes lëvizjes), dhe shmangia e ngritjes së gjërave të rënda në peshë.

Këshilla: Numërimi i goditjeve të bebes

A i keni numëruar goditjet e foshnjës tuaj sot? Sapo të ketë kaluar java e 28-të, ju duhet t’i numëroni ato çdo ditë. Për ta bërë këtë, dhe për t’u siguruar se gjitha është në rregull në belin tuaj, bëni shprehi për të numëruar goditjet e foshnjës tuaj dy herë në ditë, një në mëngjes dhe një në mbrëmje. Më e mira për t’i numëruar është të qëndroni shtrirë (meqë foshnjat janë më të prira të godasin kur nëna e tyre është shtrirë, që do të vazhdojë edhe pasi ata të lindin). Nëse nuk mund të shtriheni, qëndroni ulur. Numëroni cilëndo prej të gjitha lëvizjeve (edhe dridhjet dhe lëvizjet harkore) derisa të arrini numrin 10. nëse nuk e keni arritur numrin dhjetë brenda një ore (foshnja juaj mund të jetë duke pushuar tash), hani diçka të lehtë dhe provojeni sërish – kjo ngritje e sheqerit ka gjasa ta bëjë foshnjën të lëvizë sërish. Vetëm mbani mend, nëse keni më pak se dhjetë lëvizje brenda dy orëve, është mirë t’ia tregoni këtë mjekut. Kjo mund të mos tregojë asgjë serioze, por gjithmonë është më mirë të jeni të sigurta se të ndjeni keqardhje më pas.

Simptomat e javës së 29-të

Konstipacioni: Hormonet e shtatzënisë vazhdojnë t’i mbajnë muskujt tuaj të relaksuar (përfshirë edhe muskujt e zorrëve), që mund të bëjë që trakti tretës të ngarkohet vazhdimisht. Një mënyrë për ta ndihmuar është të bini jogurt me probiotikë, pasi ato përmbajnë baktere të mira të cilat ndihmojnë tretjen e ushqimit dhe lëvizjen e zorrëve.

Kokëdhimbje të herëpashershme: Kur keni kokëdhimbje (ose disa shtatzëna edhe migrenë), lehtësojeni dhimbjen duke qëndruar në një dhomë të qetë, të errët, me një kompresë të ftohtë në qafë ose në ballin tuaj.

Hemorroidet: Venat tuaja në rektum për tashmë një kohë mund të kenë filluar të fryhen dhe të dalin jashtë (si pasojë e presionit të shtuar në barkun tuaj dhe qarkullimit po ashtu të shtuar gjakut në zonën e legenit). Reduktojeni këtë parehati dhe irritim duke përdorur faculeta të buta ose duke fshirë me letër tualeti me ujë të nxehtë pas zbrazjes së zorrëve. Dhe, sigurisht, pini sa më shumë lëngje ashtu që jashtëqitja të mos jetë e fortë.

Të harruarit: Mos u shqetësoni nëse truri juaj duket pak si i turbullt këto ditë – hormonet bëjnë kërdi edhe në memorien tuaj dhe vëllimi i qelizave të trurit bie gjatë tremujorit të tretë. Gjithë çfarë mund të bëni është të përpiqeni të mos e merrni afër zemrës këtë simptomë të përkohshme të shtatzënisë – nëse stresoheni për këtë, kjo vetëm se do ta bëjë edhe më të mjegullt trurin tuaj.

Të kruara abdominale: Beli juaj i tërhequr nga jashtë mund të bëjë që lëkur juaj të bëhet e thatë dhe të kruhet. Aplikoni zbutës më mënyrë të vazhdueshme dhe mendoni të zhyteni në vaskë të ngrohtë për të lehtësuar të kruarat.

Ndryshimet në lëkurë, flokë dhe thonj: Edhe pse thonjtë tuaj mund të jenë rritur më shpejt se kurdoherë më herë, hormonet e shtatzënisë mund t’i bëjnë ata të thata dhe të thyeshme. Preni dhe rregulloni ato rregullisht.

Vështirësi për të fjetur: Nëse thartira ju mban zgjuar gjithë natën, shmangni ngrënien e tepruar dhe përtypjet gjatë orëve para fjetjes. Po ashtu, shmangni kafeinën dhe çokollatat në mbrëmje, meqë këto energjizues do t’ua vështirësojnë fjetjen.