s Java e 28-të e shtatzënisë - Mjeku.net

Java e 28-të e shtatzënisë

Java e 28-të e shtatzënisë

Foshnja juaj ka filluar t’i hapë dhe mbyllë sytë dhe të ëndërrojë, derisa ju ndoshta ëndërroni që dhimbja në vithe të zhduket.

Foshnja juaj

Foshnja juaj tashmë ka marrë pozitën e duhur për të lindur, me kokën e kthyer poshtë (drejt daljes më të afërt të trupit). Vogëlushi/shja juaj tash peshon rreth 1.1 gramë dhe është e gjatë afro 40 centimetra. Ai/ajo është e ngarkuar duke praktikuar aftësitë e reja si hapja dhe mbyllja e syve, deri te disa marifete më impresive si kollitja, thithja e gishtit, lemza dhe ushtrimi i frymëmarrjes. Gjatë gjumit foshnja juaj tash kalon edhe nëpër fazën e lëvizjeve të shpejta të syve – kjo do të thotë se ai tashmë mund të ëndërrojë. (A thua për çfarë mund të ëndërrojë? Nënën dhe babanë që nuk i njeh? Mund të duket e këndshme, por sigurisht se nuk është ashtu!)

Trupi juaj

Derisa është lajm i mirë që foshnja juaj po merr pozitën e duhur për lindje (meqë tash ju futeni në tremestrin e tretë), lajmi tjetër i pakëndshëm është se koka e tij – plus pesha e mitrës tuaj – mund të qëndrojnë në nervi shiatik, që kalon nëpër pjesën e poshtme të shpinës, vitheve, dhe këmbëve. Kjo sëmundje e shpejtë (e quajtur në popull si ishias), mund të shkaktojë dhimbje të forta, thumbuese dhe mpirje ose therje, duke filluar në fundin e shpinës dhe duke reflektuar poshtë në pjesën e pasme të këmbëve. Gjëja më e mirë për ta përballuar këtë dhimbje është ta merrni atë me qetësi dhe të shpresoni që foshnja ta ndërrojë pozitën sa më herët.

Këshilla: Përgatituni për lindje

Ndoshta dita e lindjes tuaj mund të jetë disa muaj larg, por gjithmonë është mirë të përgatiteni sa më herët. Në vendet e perëndimit shtatzënat kanë mundësinë të shkojnë edhe në të ashtuquajturat “orë të lindjes”, kur nënat shtatzëna mësojnë se me çfarë do të përballen gjatë lindjes, si ta menaxhojnë stresin apo dhimbjen, dhe si t’i kontrollojnë emocionet. Nënat duhet të mësojnë mënyrat e lindjes, që ajo normale vagjinale, lindja me prerje cezariane, lindja e binjakëve ,dhe disa mënyra më bashkëkohore ku disa nëna preferojë ta lindin fëmijën në ujë. Duke mësuar për secilën, ju do të mund të zgjidhni se cili është opsioni më i mirë për to. Nëse nuk shkoni në kurs, ku mund të bëni të gjitha pyetjet që ju interesojnë, është koha të filloni të mendoni edhe për mënyrën se si do të kujdeseni për foshnjën e ardhshme, si dhe të filloni të parashikoni datën dhe vendin e lindjes.

Simptomat e javës së 28-të

Hemorroidet: Venat tuaja në rektum për tashmë një kohë mund të kenë filluar të fryhen dhe të dalin jashtë (si pasojë e presionit të shtuar në barkun tuaj dhe qarkullimit po ashtu të shtuar gjakut në zonën e legenit). Reduktojeni këtë parehati dhe irritim duke përdorur faculeta të buta ose duke fshirë me letër tualeti me ujë të nxehtë pas zbrazjes së zorrëve. Dhe, sigurisht, pini sa më shumë lëngje ashtu që jashtëqitja të mos jetë e fortë.

Konstipacioni: Hormonet e shtatzënisë vazhdojnë t’i mbajnë muskujt tuaj të relaksuar (përfshirë edhe muskujt e zorrëve). Kjo bën që ato të mos lëvizin për të kryer punën e vet, që çon në kapsllëk.

Kokëdhimbja: Kur keni kokëdhimbje (ose disa shtatzëna edhe migrenë), lehtësojeni dhimbjen duke qëndruar në një dhomë të qetë, të errët, me një kompresë të ftohtë në qafë ose në ballin tuaj.

Harresa: Mos u shqetësoni nëse truri juaj duket pak si i turbullt këto ditë – hormonet bëjnë kërdi edhe në memorien tuaj dhe vëllimi i qelizave të trurit bie gjatë tremujorit të tretë. Gjithë çfarë mund të bëni është të përpiqeni të mos e merrni afër zemrës këtë simptomë të përkohshme të shtatzënisë – nëse stresoheni për këtë, kjo vetëm se do ta bëjë edhe më të mjegullt trurin tuaj.

Gjumi i parehatshëm: Keni problem me aciditetin gjatë natës - shmangni ngrënien e tepruar dhe përtypjet gjatë orëve para fjetjes. Po ashtu, shmangni kafeinën dhe çokollatat në mbrëmje.