s Java e 27-të e shtatzënisë - Mjeku.net

Java e 27-të e shtatzënisë

Java e 27-të e shtatzënisë

Lëvizjet e foshnjës tuaj do të përjetojnë një rritje të re këtë javë, derisa shputat dhe gjunjët tuaj të ënjtura dhe mund të kenë nevojë të pushojnë më shumë.

Foshnja juaj

Cilat janë statistikat e foshnjës tuaj këtë javë, që është edhe fundi i tremujorit të dytë? 35 centimetra e gjatë, më shumë se gjatësia e shputës, dhe trefish (ose madje katërfish) i asaj sa ka qenë në javën e 12-të. Pesha e tij/saj po ashtu është rritur dukshëm dhe tash është rreth një kilogram. Lajmi më i madh: Foshnja juaj mund ta njohë zërin tuaj tash, andaj lirisht filloni t’i këndoni “belit” (filloni të mësoni ninullat).

Trupi juaj

Jeni të fryrë? Kjo është gjë e pritur – rreth 75 për qind të nënave të ardhshme përjetojmë edemë (ënjtje mesatare në duar, këmbë dhe nyja) gjatë kësaj periudhe të shtatzënisë. Kjo është sepse lëngjet mbledh në indet e organizmit tuaj falë qarkullimit të rritur të gjakut dhe presionit të mitrës në vena cava (venës më të madhe që mbledh gjakun nga pjesa e poshtme në zemër). Andaj, derisa ju mund ta keni vështirë të mbathni këpucët ose të mbani unazën (ose ta nxirrni), mbani mend se kjo fryrje është e krejtësisht normale dhe e përkohshme.

Këshilla: Kërthiza juaj e re

Ju ka dalë kërthiza jashtë? A po duket ajo si një puçërr e madh në mes të teshave tuaja? Mos u shqetësoni: nuk ka asgjë të re për kërthizat të cilat dalin gjatë shtatzënisë - po thuajse çdo nënë e ardhshme do ta përjetojë këtë në belin e saj. Megjithatë, janë dy pyetje të cilat mund t’ju qarkullojnë në mendje kur shikoni në belin tuaj: Një – çfarë mund të bëni nëse kërthiza juaj do të mbetet gjatë kohë ashtu? Dhe e dyta – a do të jetë kjo pjesë e barkut ndonjëherë e bukura, siç është çdo bark tjetër?

Sa i takon pyetjes së parë, nuk ka shumë që mund të bëni (edhe pse kjo mund të jetë një mundësi e mirë për ta pastruar atë në brendi, gjë të cilën nuk keni mundur ta bëni me aq lehtësi më herët). Derisa foshnja juaj rritet e rritet, do të rritet edhe barku juaj. Nëse ju duket se veshjet nuk duken siç dëshironi ju, mendoni ta lidhni me ndonjë flaster kërthizën, ashtu që ajo të jetë e rrafshët dhe të mos pengojë veshjen tuaj. Sa i takon pyetjes së dytë, asaj se çfarë do të ndodhë pas lindjes, mos u shqetësoni. Kërthiza juaj do të tërhiqet prapa, edhe pse mund të jetë ca më e gjerë dhe më e lëshuar se më parë.

Simptomat e javës së 27-të

Gazrat: Derisa mitra juaj rritet gjithnjë e më shumë, problemet me gazra do të jenë edhe më të shprehura. Këshilla më e mirë vazhdon të jetë: hani më shpesh dhe më pak se sa më rrallë dhe më shumë, ashtu që të mos e ngarkoni sistemin digjestiv përnjëherë.

Marramendja: Ju mund të vazhdoni të keni marramendje dhe në këtë pjesë të dytë të shtatzënisë tuaj, dhe kjo edhe më tej vjen si pasojë e mosqarkullimit të mirë të gjakut në tru, për shkak të presion që bën beli juaj në enët e gjakut. Vazhdoni të pini në shumë ujë gjatë ditës për të mundësuar gjakun të qarkullojë më mirë në trurin tuaj.

Kongjestioni i mundshëm nazal: Nivelet e larta të estrogjenit vazhdojnë të prekin edhe mukozën e hundës tuaj, duke e pezmatuar dhe ënjtur atë. Nëse keni vështirë si merrni frymë gjatë natës ose keni gërhitje, provoni të vendosni flasterë nazal ose të flini me jastëk të ngritur.

Sindroma e këmbëve të trazuara: Disa femra mund të kenë ndjenjën sikur këmbët e tyre jetojnë më veti – shpojnë dhe dridhen – veçanërisht kur shtriheni gjatë natës. Bisedoni me mjekun tuaj rreth këtij problemi dhe mësoni të bëni joga dhe teknika tjera relaksuese, pasi ato mund të ndihmojnë. Ky problem lidhet edhe me aneminë si pasojë e mungesës së hekurit ose si pasojë e ndjeshmërisë në ushqime të caktuara.

Disfunksioni i symphysis pubis: Kjo simptomë zhvillohet kur hormoni relaksin i bën ligamentet në legenin (pelvikun) tuaj tepër të relaksuara dhe të zgjatura, duke bërë që nyjat jo stabile. Nëse kjo ju shkakton dhimbje, bisedoni me mjekun për të mbajtur një brez mbështetës, që e stabilizon ligamentet dhe ndihmon të mbani nyjat e pelvikut në vend.

Gjakderdhje në dhëmbë: Mishi i pezmatuar dhe irrituar është shumë i shpeshtë gjatë shtatzënisë, pasi hormonet nuk e lënë pa prekur as këtë pjesë. Pastroni dhëmbët rregullisht, ndërsa pastrojeni edhe gjuhën me brushë për të minimizuar bakteret në gojë të cilat mund ta përkeqësojnë situatën.

Lëkura, qimet dhe thonjtë: Hormet e shtatzënisë shkaktojnë hiperpigmentim të lëkurës – veçanërisht nëse ju keni lëkurë më të errët. Kjo mund të çojë edhe në pikla të errëta, një vijë të zezë vertikale në qendër të barkut (linea nigra), ose njolla të lëkurës së errët në fytyrë (kloasma). Mos u shqetësoni, këto hije dhe ngjyrosje do të hiqen disa muaj pas lindjes – vetëm mundohuni të qëndroni në hije meqë drita e diellit mund ta intensifikojë hiperpigmentimin.

 

Caffetin

Regjistrohu
për buletin