s Java e 26-të e shtatzënisë - Mjeku.net

Java e 26-të e shtatzënisë

Java e 26-të e shtatzënisë

Një ngazëllim i madh: Foshnja juaj i hap sytë! Në anën tjetër, ju mund të dëshironi që sytë tuaj të qëndrojnë mbyllur, ashtu që të flini pak më shumë.

Foshnja juaj

Çfarë ndodh me foshnjën tuaj? Ajo tash peshon plot 900 gramë dhe është e gjatë një çerek metri (25 centimetra). Dhe gjatë kësaj jave sytë e saj, që deri tash janë zhvilluar nën kapakët e syrit, fillojnë të hapen. Sigurisht, nuk ka shumë për t’u parë në barkun tuaj, por foshnja vëren dritën e theksuar (ose dëgjon zërat e zhurrmshëm) afër belit tuaj, ju mund të vëreni një rritje në lëvizshmërinë e fetusit (ajo sikur thotë, “Mami, këtu jam, mami! A ka festë?). Por çfarë e shkakton këtë aktivitet më të shprehur të foshnjës? Është truri tash shumë më i zhvilluar dhe më i sofistikuar.

Trupi juaj

Nëse një gjumë i plotë i natës është bërë diçka e paarritshme, mund t’ju themi vetëm mirëserdhët në botën e pagjumësisë së shtatzënave. Duke marrë parasysh djegësirën e shkaktuar nga aciditeti i lukthit, pastaj ngërçet e këmbëve, urinimet e shpeshta dhe pastaj ai topi i madh që keni të ngjitur në bark, nuk është lehtë të qetësoheni dhe bëni gjumë të rehatshëm. Por ka disa taktika të cilat mund t’ju ndihmojnë të flini, në vend se të matni dyshemenë; këto janë ushtrimet ditore, dalja çdo ditë në ajër të pastër dhe kufizimi i sasisë së lëngjeve që konsumoni para se të flini.

Këshilla: Lëvizjet e foshnjës në mitër

Ju duket sikur mbani një ‘Karate Kid’ me të gjithë ato shkelmimet që po bën foshnja në barkun tuaj? Në të vërtetë foshnja praktikon të gjitha llojet e lëvizjeve të cilat do t’i aplikojë në jetën jashtë barku, përfshirë goditje në formë pedaleje, që është një lloj aftësie përgatitore për ecje. Derisa sistemi nervor i foshnjës tuaj po bëhet gjithnjë e më i zhvilluar, lëvizjet do të bëhen edhe më të koordinuara. Dhe derisa foshnja bëhet më e madhe dhe më e fuqishme, lëvizjet do të bëhen edhe më të fuqishme... dhe kohë pas kohe edhe më të dhimbshme për ju. Nëse foshnja juaj dërgon ndonjë goditje të mirë, ju mund të ndjeni dhimbje, shumë. Një mashtrim tjetër që foshnja mund ta provojë – t’i zgjerojë këmbën aq shumë sa shputa e tij të ngulet në brinjët tuaja. Herën tjetër kur do të sulmoheni, përpiquni ta ndërroni pozitën ose të bëni zgjatime tuaja. Ju po ashtu mund ta shtypni me butësi foshnjën prapa me dorën tuaj kur ajo zgjat këmbën si shumë.

Simptomat e javës së 26-të

Fryrja: Mitra në zgjerim bën më shumë presion në lukthin dhe zorrët tuaja, që rezulton me fryrje. Minimizoni këtë ndjenjë duke ngrënë shpesh dhe më pak gjatë ditës, për të mos e ngarkuar sistemin tuaj digjestiv.

Sekreti i shtuar vaginal: Nëse jeni të shqetësuar për ta mbajtur vagjinën të pastër dhe pa erë të keqe, pastrojeni atë më shpesh dhe mbani pambuk të dizajnuar për menstruacionet për të penguar lagien. Ju mund të përdorni edhe losione specifike për ta pastruar atë, të cilat nuk e çrregullojnë pH-në e mukozës vagjinale.

Kokëdhimbjet: Disa femra kanë histori të migrenës kur janë shtatzëna, ndërsa disa të tjera janë me fat të kalojnë më lehtë. Andaj mos u befasoni nëse për ditë të tëra keni dhimbje të padurueshme të kokës. Meqë barnat e fuqishme të migrenës nuk lejohen në shtatzënisë mendoni trajtime alternative, si vizita e specialisti i akupunkturës, masazhin, meditimin dhe joga. Këto teknika ndihmojnë edhe uljen e stresit, që është një shkaktar i migrenës. Bisedoni për këtë simptomë edhe me mjekun tuaj.

Harresa: A keni filluar të harroni ndonjë takim ose informatë që keni marrë së fundi? Derisa rënia e memories është e përkohshme dhe krejtësisht normale, mundohuni t’i shkruani gjërat në një notes të besueshëm ose në telefonin tuaj, për të qenë të organizuar për pjesën e mbetur të shtatzënisë.

Ngathtësia: Nyjat tuaja të çliruara, ndërrimi i qendrës së gravitetit dhe pesha shtesë, janë vetëm disa prej faktorëve të cilat ju bëjnë juve të rrëshqitni, ecni ngadalë ose rrëzoheni më shpesh se zakonisht. Kjo ngathtësi është e përkohshme, por tash, kujdes kur futeni në vaskë, dush dhe sipërfaqe tjera të rrëshqitshme. 

Caffetin

Regjistrohu
për buletin