s Java e 25-të e shtatzënisë - Mjeku.net

Java e 25-të e shtatzënisë

Java e 25-të e shtatzënisë

Derisa foshnja juaj mësohet se si do ta marrë frymën e tij të parë pasi të del në botën e jashtme, hemorroidet e mërzitshme mund tua vështirësojnë jetën edhe më shumë.

Foshnja juaj

Foshnja juaj po rritet me shpejtësi, duke arritur gjatësinë prej 23 centimetra dhe ka kaluar peshën e 700 gramëve. Nën lëkurën e tij/saj, kapilaret po krijohen dhe mbushen me gjak dhe në fund të javës, qeskat e ajrit (po ashtu të mbushura me kapilarë) do të zhvillohen në mushkëri, duke u bërë gati për atë frymëmarrjen e parë. Mbani mend, këto mushkëri ende nuk janë të gatshme për të filluar punën – por ato krijojnë një surfaktant, një substancë e cila do t’i ndihmojë atyre të zgjerohen pas lindjes. Dhe kur flasim për frymëmarrjen, vrimat e vogla të foshnjës tuaj, të cilat kanë qenë të mbyllura deri tash, fillojnë të hapen dhe kordat e zërit fillojnë të bëhet gati për bërtitur.

Trupi juaj

Përballuni me realitetin: Disa probleme të shtatzënisë janë vërtet të padurueshme, veçanërisht hemorroidet! Më shumë se gjysma e shtatzënave kanë vena të fryra, që kruhen në rektum (anus), edhe kjo për shkak të mitrës së madhe që po bën presion poshtë, si edhe për shkak të rritjes së qarkullimit të gjakut në atë zonë. Dhe derisa nuk janë të rrezikshme për organizmin tuaj, hemorroidet mund të jenë të mundimshme, andaj jepni maksimumin për të shmangur ato përmes ushqimit të shëndetshëm, përmes ushtrimeve të pelvikut dhe duke mos i dhënë zor kur kryeni zbrazjen e zorrëve. Me pak fat, ato do të largohen (edhe pse ju sigurisht se do të lodheni duke dëgjuar këtë fjalë).

Këshilla: Shëndeti dental

Dëshironi që foshnja të jetë e sigurt brenda deri në lindje? Mbani një higjienë të mirë të gojës duke e pastruar rregullisht me brushë dhe me penj. Kërkimet e lidhin shëndetin dental dhe higjienën orale me shtatzëni më të gjatë. Duket e tepruar, por është e vërtetë. Pastrimi i dhëmbëve me brushë dy herë në ditë dhe pastrimi i rregullt me penj, mund ta ulin rrezikun e gingivitit – një sëmundje e cila pezmaton, skuq dhe madje edhe shkakton gjakderdhje në mishin e dhëmbëve. Nëse nuk trajtohet (duke bërë vizita të rregullta te dentisti), ajo mund të kalojë në periodontitis – një infeksion serioz i dhëmbëve – që është lidhur me gjasa më të rritura për lindje të parakohshme dhe një rrezik të shtuar për pre-eklampsi (tension të rritur dhe proteina në urinë). Si përfundim, mbani në formë dhëmbët tua!

Simptomat e javës së 25-të

Aciditeti dhe mostretja: A ju duket sikur thartirat e lukthit po ju dalin deri në gojë dhe ju djegin gjoksin? Gjithmonë mbani barna neutralizuese të aciditetit (të cilat merren në barnatore edhe pa recetë të mjekut), ashtu që ta qetësoni thartirën sapo ajo të fillojë.

Gërhitja: Gërhitja është një simptomë shumë e shpeshtë gjatë shtatzënisë pasi rritja e qarkullimit të gjakut në membranat e mukozës në hundën tuaj mund të shkaktojë bllokim të hundëve. Por nëse gërhitja seriozisht po ju pengon në gjumë, kjo mund të jetë shenjë se keni apne të gjumit (pengesa në frymëmarrje gjatë fjetjes) – kërkoni ndihmë nga mjeku juaj.

Duar të mpira: Vëllimi i rritur i gjakut gjatë shtatzënisë mund të shkaktojë ënjtje që bën presion në nervat e kyçit të dorës, e që rezulton me vena të zgjeruara. Mbajeni gjakut të qarkullojë duke shmangur veshje të shtrënguara.

Dhimbjet në legen: Nëse keni dhimbje në zonën e pelvikut (legenit), ju mund të vuani nga e ashtuquajtura mosfunksionim i symphysis pubis, që shkaktohet nga ligamentet e relaksuara dhe të zgjatura të cilat normalisht mbajnë nyjat e pelvikut të bashkuara. Bëni ushtrime të pelvikut, që forcojnë muskujt e këtij regjioni, nëse dhimbjet bëhen të ashpra dhe kërkoni nga mjeku për t’ju këshilluar ose udhëzuar të vizitoni specialistin e fizioterapisë.

Sindroma e këmbëve të parehatshme: Sikur nuk ishin të mjaftueshme duart e mpira, por tash ju duhet të keni ndjenjë therjeje edhe në këmbë, të shoqëruar nga nevoja për t’i lëvizur ato. Pyeteni mjekun nëse duhet të bëni analiza shtesë, pasi disa ekspertë mendojnë se anemia si pasojë e mungesës së hekurit lidhet me këtë problem. Kujdesuni edhe për ushqimin që hani, duke ndjekur udhëzimet e ushqimit gjatë shtatzënisë, pasi ka disa produkte që mund t’i përkeqësojnë simptomat tuaja.

Lëkura, qimet dhe thonjtë: Kjo është e vetmja gjë pozitive që mund të vëreni falë hormoneve të rritura të shtatzënisë. Pasi rënia ditore e flokëve është e penguar nga kromohet, ju mund të vëreni trashje të flokëve dhe një pamje më të ndritshme se kurrë më parë. Kënaquni me këtë tash, pasi pas lindjes të gjithë flokët që nuk kanë rënë gjatë shtatzënisë do të bien.