s Java e 24-të e shtatzënisë - Mjeku.net

Java e 24-të e shtatzënisë

Java e 24-të e shtatzënisë

Fytyra e foshnjës tuaj tash vërtet ka filluar të kompletohet, ndërsa beli juaj vazhdon të dalë përpara.

Foshnja juaj

Foshnja juaj tash është mbi 20 centimetra dhe peshon rreth 650 gramë, duke shtuar gradualisht nga 170 gramë në javë. Shumica e kësaj peshe ka ardhur nga dhjami i akumuluar, si edhe nga organet në rritje, eshtrat dhe muskujt. Veshët e vogël të foshnjës tash bëhen më të mprehtë dhe mund të dëgjojnë zërat shumë të zhurmshëm, që nga lehjet e qenit deri te goditjet me çekiç. Po ashtu nga tash fytyra e ëndrrave tuaja tashmë është formuar plotësisht, me vetulla, qerpikë dhe flokë. A është foshnja juaj zeshkane, bionde ose flokëkuqe? Në fakt qimet e saj tash janë të bardha pasi ende nuk kanë pigment.

Trupi juaj

Nëse kërthiza që dikur ka qenë krejtësisht brenda, tash është krejtësisht jashtë, “mirëserdhe në grupin”. Po thuajse te çdo nënë shtatzënë, kërthiza del në një shkallë jashtë pasi mitra e rritur shtyn gjithçka për të siguruar vendin e saj. Gjërat duhet të kthehen në normalitet pas lindjes, edhe pse kërthiza juaj (si edhe disa pjesë të tjera të trupit) mund të duken ca të zgjatura. Çfarë ankesash tjera ka këtë javë? Sigurisht do të vazhdoni të keni mpirje dhe therje në kyç të dorës dhe gishta, kjo falë sindromës të quajtur “karpal tunel sindroma”. Por mos u shqetësoni, kjo ndjenjë do të largohet pas lindjes).

Këshilla: Shuplakat që kruhen

Sigurisht keni dëgjuar se shtatzënia vjen me simptoma të ndryhem, shumica prej të cilat nuk janë shumë të këndshme (në fakt po thuajse asnjë nuk është e këndshme, përveç forcimit dhe rritjes së flokëve, thonjve dhe gjinjve). Por ndoshta nuk keni pritur kaq shumë simptoma që duken të rastësisht – si skuqje dhe të kruara në shuplaka, të cilat nuk kanë asgjë të bëjnë me larjen e enëve. Skuqja mund të shpërndahet edhe në pjesën e poshtme të shputave (edhe pse kjo vërehet më pak). Edhe pse kjo është një simptomë shumë normale, mos harroni t’ia përmendni mjekut – ka gjasa që ajo të mund të sinjalizojë një komplikim të rrallë të shtatzënisë të quajtur kolestasis. Edhe kësaj here ju mund t’i fajësoni hormonet për këto shqetësime. Këto skuqje dhe të kruara nuk mund të shërohet, por ju mund t’i zvogëloni ato duke shmangur gjithçka që i bën ato edhe më të kuqe, si ekspozimi në nxehtësi, bërja e dusheve të gjata dhe të nxehta, ose mbajta e dorëzave ose çorapëve shumë të ngrohtë ose shumë të ngushtë. Ju mund të pushoni nga larja e enëve në këtë fazë të shtatzënisë, nëse ka kur ju zëvendëson. Ju mund ta përdorni dhe fjalën “mjeku më ka këshilluar”, para burrit tuaj për t’ia lënë punët atij për ca kohë!

Simptomat e javës së 24-të

Kapsllëku: Arsyet për të vuajtur nga kapsllëku janë shumë bindëse – hormonet e shtatzënisë relaksojnë muskujt tuaj për të mbajtur ushqimin më gjatë në sistemin tretësh ashtu që ju të thithni më shumë lëndë ushqyese dhe ta furnizoni më mirë foshnjën tuaj. Por, kjo mund të mos jetë e këndshme. Andaj pini më shumë ujë dhe lëngje për të ndihmuar lëvizjen e ushqimit nëpër sistemin tretës dhe për të zbutur recesin.

Kokëdhimbjet: Nëse vazhdoni të keni kokëdhimbje për ditë të tëra, ose ato të ashpërsohen dhe ndonjëherë shoqërohen me nauze (mundim për vjellje) ose ndryshime në shikim, ju mund të keni migrenë. Tregojani mjekut tuaj simptomat dhe mbani shënime se çfarë hani, ku keni qenë dhe çfarë keni bërë para se të përjetoni migrenën, ashtu që të mund t’i gjeni shkaktarët e saj dhe t’i shmangni ata.

Dhimbje barku: Meqë mitra juaj vazhdon të zgjerohet, ligamentet që mbajnë mitrën vazhdojnë të tërhiqen – dhe kjo mund të shkaktojë dhimbje. Dhimbje e herë pas hershme janë normale, por nëse ato janë të padurueshme dhe shoqërohen me simtpma si temperaturë të lartë, ethe të ftohta ose gjakderdhje, vizitoni mjekun.

Dhimbje shpine: Dhimbja e shpinës është shumë e shpeshtë në shtatzëni, por nëse kjo bëhet e padurueshme, pyeteni mjekun për t’ju këshilluar ndonjë specialist të fizioterapisë ose akupunkturës.

Ngërçet në këmbë: Kur të keni ngërçe të padurueshme, përpiquni ta drejtoni këmbën dhe me butësi ta përkulni gjurin dhe gishtat e këmbës lartë disa herë. Kjo mund t’i ndalojë spazmat.

Ndryshimet në pamje: Nëse keni thjerrëza a kanë filluar ato t’ju pengojnë – ose shikimi juaj ndonjëherë është i turbullt? Hormonet e shtatzënisë mund ta rritin prodhimin e lotit (që shkakton rritim në sy) dhe të shtojnë grumbullimin e lëngjeve në sy, duke penguar përkohësisht shikimin. Kjo është kaluese, andaj mos u ngutni për të shkuar dhe për të porositur syze ose thjerrëza të reja kontakti gjatë shtatzënisë.

Ënjtje e gjunjëve dhe shputave: Mos u alarmoni nëse keni ënjtje të shputave sa të mos ju bëjnë as këpucët. Thjesht mundohuni të pengoni grumbullimin e lëngjeve në këmbët tuaja duke pushuar më shpesh dhe duke i ngritur këmbët lartë kur qëndroni.