s Java e 23-të e shtatzënisë - Mjeku.net

Java e 23-të e shtatzënisë

Java e 23-të e shtatzënisë

Foshnja tash ka filluar të plotësohet ca, ndërsa sa i takon nënës, ajo mund të vërejë diçka krejtësisht ndryshe kur shikon belin e saj: të ashtu quajturën linea nigra (vija e zezë).

Foshnja juaj

Foshnja juaj ka filluar të plotësohet nga pak. Lëkura e saj e lëshuar do të fillojë të puthet më mirë për trupin, pasi yndyra e depozituar mbush hapësirat e brendshme. Duke filluar nga kjo javë, foshnja do të fillojë të shtojë dukshëm në peshë, siç do të shtoni edhe ju. Foshnja tash është rreth gjysmë kilogrami dhe në fund të muajit (të gjashtë, java e 26-të) do të ketë dyfishin e peshës së tashme. Tashmë organet dhe kockat e foshnjës tuaj janë të dukshme nëpërmes lëkurës së saj, që është e kuqe për shkak të venave dhe arterieve që zhvillohen nën të. Por sapo dhjami të depozitohet nën lëkurë, ajo do të bëhet më pak transparente.

Trupi juaj

Nëse ju përnjëherë vëreni një vijë të zezë që kalon nëpërmes barkut tuaj (vertikalisht), përshëndeteni të ashtuquajturën linea nigra. Kjo vijë në fakt gjithmonë ka qenë aty, por ju kurrë nuk e keni vërejtur derisa hormonet e shtatzënisë kanë shkaktuar hiperpigmentimin (i njëjti fenomen që nxin majën e gjinjve tuaj dhe zonën rreth ballit dhe faqeve tuaja). Ndryshimet tjera (më pak të këndshme) në lëkurën tuaj të trupit në muajin e gjashtë mund të përshijnë edhe shuplaka dhe shputa të skuqura, këmbë me njolla të katërta, puçrra nxehtësie, dhe njolla në lëkurë. Dhe mos harroni të kruarat në belin tuaj (vazhdoni të aplikoni kremra zbutëse për mbështjellësin e foshnjës tuaj).

Këshilla: Teknikat e relaksimit

A po ju shkakton shpërthim nervash gjithë ky ndryshim me trupin tuaj? Merrni frymë thellë! Tash është koha të mësoni disa teknika të relaksimit – jo vetëm sepse ato mund t’ju ndihmojnë të përballeni me shqetësimet e shtatzënisë (dhe së shpejti edhe me kontraksionet e lindjes), por sepse ato do t’ju duhet me bollëk në jetën tuaj të ardhshme si nënë e re (kur foshnja do të nisë maratonën e qarjes, kur bashkëshorti do të punojë vonë, kur t’ju digjet ushqimi, dhe kur nëna juaj t’ju thërrasë në telefon... sërish). Yoga është një de-stresues i mrekullueshëm, nëse keni kohë mësoni (në ndonjë kurs ose në internet) si ta aplikoni atë. Por ka edhe një teknikë të cilën mund ta përdorni kudo, në çdo kohë – ta zbutni shpirtin. Uluni me sytë të mbyllur dhe mendoni një skenë të bukur, të qetë (diellin duke perënduar në plazhin tuaj të ëndrrave, valët duke goditur lehtas bregdetin; pamje të qetë malore, me një përrua që gurgullon afër). Pastaj, duke u përqendruar në çdo pjesë të trupit nga gishtat e këmbës deri në fytyrë, mundohuni të relaksoni çdo muskul. Merrni frymë ngadalë, thellë, vetëm përmes hundës dhe zgjidhni fjalë të thjeshta (si “po”, ose “një”) për t’i përsëritur me zë secilën herë kur e nxirrni frymën. Dhjetë deri 20 minuta duhet të mjaftojnë, edhe pse edhe një ose dy minuta janë më mirë se asnjë. Heeej, zgjohu tash!

Simptomat e javës së 23-të

Lëvizjet e foshnjës: Ju ndoshta jeni mësuar t’i ndjeni lëvizjet e foshnjës në mitër. Kënaquni me këto goditje të lehta para se ata të bëhen më të shprehura (dhe më të dhimbshme) dhe para se atleti/ja dhe shkundësi/ja i/e vogël të vendosin këmbën në brinjët tuaja.

Apetiti i shtuar: Është normale të vazhdosh të duash të hash gjithçka që gjen në kuzhinën dhe frigoriferin tuaj (ju duhet ta ushqeni veten dhe foshnjën që keni në bark!). Por e njëjta këshilla vazhdon edhe më tej, pasurojeni atë me ushqime të shëndetshme si fruta, perime dhe keksë me drithëra të plota.

Fryrja: Hormonet tuaja vazhdojnë të shfaqin efektet anësore. Ato bëjnë që trakti gastrointestinal të relaksohet dhe tretja e ushqimit të ngadalësohet, ashtu që ushqimet që konsumoni të kenë më shumë kohë të futen në qarkullimin e gjakut dhe të arrijnë te foshnja juaj. Kjo ju shkakton fryrje, por edhe gazra dhe ndoshta më pas edhe kapsllëk. Pini më shumë ujë për të lehtësuar këtë simptomë.

Harresa: A i harroni vazhdimisht çelësat, takimet dhe ku e keni parkuar veturën? Truri juaj po ashtu preket nga këto hormone të shtatzënisë dhe meqë kjo është krejt normale dhe përkohshme, mundoni vetëm të qeshni me veprimet tuaja dhe të mos jeni shumë të ashpër me veten.

Gërhitja: Kjo simptomë shumë e shpeshtë (dhe ngacmuese) e shtatzënisë mund ta pengojë gjumin tuaj dhe atë të partnerit. Për shkak të kongjestionit nazal (të shkaktuar nga pesha e tepërt dhe mukozat e ënjtura në hundë), ju mund ta lehtësoni zhurmën e hundëve duke mbajtur flastera nazal gjatë natës dhe duke avulluar dhomën me lagështues të nxehtë.

Therje në duar: Ënjtja gjatë shtatzënisë mund të bëjë presion në nervat e kyçit të dorës dhe të shkaktojë dhimbje dhe therje e njohur si sindroma e tunelit të dorës. Nëse punoni në kompjuter gjithë ditën, bëni pauza për të zgjatur duart dhe sigurohuni që kyçi i dorës të jetë drejt dhe bërrylat të mos jenë më lart se duart kur ju qëndroni në tavolinë.

Gjakderdhje në dhëmbë: Hormonet e shtatzënisë do të vazhdojnë t’ju shkaktojnë probleme edhe me mishin e dhëmbëve. Ju munda zvogëloni irnimin duke shmangur konsumimin e ëmbëlsirave, duke pastruar dhëmbët rregullisht me brushë dhe me penj, dhe duke vizituar dentistin së paku njëherë derisa jeni shtatzënë.