Hygeia

Java e 22-të e shtatzënisë

Java e 22-të e shtatzënisë

Këto ditë, e vetmja gjë që rritet më shumë se sa foshnja mund të jenë vetëm këmbët e nënës së saj!

Foshnja juaj

Këtë javë foshnja juaj do të peshojë mbi 400 gramë dhe do të arrijë gjatësinë e 20 centimetrave, sa një kukull. Por kjo kukull, e cila tashmë ka vetulla, qerpikë dhe ndoshta edhe ca flokë në kokën e vogël, është e gjallë dhe mund të dallojë dritën dhe terrin. Ajo po ashtu mund të dëgjojë zërin tuaj, rrahjen tuaj të zemrës, barkun tuaj që gurgullon, dhe ritmin me të cilin gjaku juaj qarkullon nëpër organizëm. Dhe derisa truri dhe nervat e saj zhvillohen, ajo mund të prekë fytyrën dhe gjithçka që mund të arrijë për të zhvilluar ndjenjën e re të të prekurit.

Trupi juaj

Do të thoni, a nuk mjaftoi vetëm barku – tash edhe shputat tuaja po rriten tej mase! Kjo është sepse hormoni relaksim, që çliron ligamentet e pelvikut gjatë shtatzënisë, çliron edhe çdo ligament tjetër, përfshirë edhe ato në shputat e bukura tuajat. Ai bën që eshtrat nën këto ligamente të zgjerohen lehtas, që për shumë femra rezulton me një rritje të numrit të këpucëve për një e gjysmë. Andaj nëse deri tash nuk i keni fshehur takat, tash është koha t’u thoni lamtumirë – së paku për një kohë. Përveç kësaj, ju keni nevojë për këpuca të ndjeshme për t’u ndihmuar të ruani ekuilibrin në mes të barkut të madh dhe ndryshimit të qendrës tuaj të gravitetit.

Këshilla

Deri tash ju sigurisht se keni qenë cak i më shumë se një dëshire për ta prekur barkun tuaj, njerëz (qofshin miq, kolegë pune, shitës/e, një i/e huaj), të cilët nuk arrini t’i rezistojnë të prekin dhe fërkojnë barkun. Dhe kush e ka fajin për këto prekje? Mi të gjitha beli i fryrë – i rrumbullakët, i këndshëm dhe që mban diçka edhe më të këndshme – edhe praktikisht është një çantë për t’u prekur. Tash në javën e 22-të, ju mund të përballeni me më shumë raste të tilla dhe nëse kjo nuk ju pengon, por nëse ju pengon atëherë është mirë t’ua bëni të ditur njerëzve. Përdorni fjalë të këndshme, por bindëse, duke u kërkuar njerëzve të mos e prekin belin tuaj.

Simptomat e javës së 22-të

Thartira dhe mostretja: Ju do të keni probleme me aciditetin dhe mostretjen e mirë të ushqimit edhe më tej. Kjo është si pasojë e hormoneve të shtatzënisë të cilat i relaksojnë muskujt e lëmuar, përfshirë edhe muskulin që mbyll pjesën e sipërme të lukthit dhe që pengon daljen e thartirës sipër. Mes tjerash, ju mund ta lehtësoni thartirën duke pirë ujë para dhe pas ushqimit.

Kapsllëku: Edhe ky problem i trashëguar prej disa javësh, do të vazhdojë t’ju pengojë edhe më tej. Kapsllëku është si pasojë e presionit që bën mitra në zorrët tuaja, duke penguar lëvizjen e lirshme të ushqimit, e që rezulton me mos-zbrazje të rregullt të zorrëve. Stërvitjet e lehta fizike ndihmojnë lëvizjen më të mirë të zorrëve dhe parandalojnë kapsllëkun.

Sekreti vaginal: Nëse rrjedhja vaginale vazhdon të jetë e fuqishme, mundohuni ta mund ta mbani pastër dhe të thatë (përmes shtresave të pambukut të menstruacioneve) që do t’ju ndihmojë të parandaloni erën e rëndë që shoqëron këtë simptomë shtatzënie.

Ligështia: Enët e gjakut të vendosura nën presion nga mitra e rritur, mund të rezultojnë me një qarkullim më të vogël të gjakut në tru dhe të shkaktojnë ligështim të lehtë. Mbani mend të pini sa më shumë ujë (së paku tetë gota), dhe të pushoni kurdo që keni marramendje.

Ngërçet e këmbëve: Disa ekspertë thotë se ngërçet gjatë shtatzënisë mund të shkaktohet si mungesë e kalciumit ose magnezit në ushqimin tuaj. Ulni shpeshtësinë e këtyre spazmave të dhimbshme duke konsumuar vitamina ditore prenatale të cilat përmbajnë këto minerale, ose merrni magnez shtesë në formë të suplementëve.

Striat (vijat në lëkurë): Ju mund të filloni të vëreni vija të zgjerimit të lëkurës jo vetëm në belin tuaj, por edhe në vithe, kofshë dhe gjoks po ashtu? Provoni të aplikoni zbutës të lëkurës ose kremra specifike që ndihmojnë në largimin e striave.

Kërthiza e dalë jashtë: Nuk ju pëlqen pamja e re e belit tuaj? Pas lindjes ajo do të kthehet në vendin e saj – por përgatituni për faktin se ju mbase do të keni një bel lehtësisht më të madh se që keni pasur më herët.