s Java e 21-të e shtatzënisë - Mjeku.net

Java e 21-të e shtatzënisë

Java e 21-të e shtatzënisë

Foshnja juaj tashmë është bërë një me ju dhe përmes gjakut merr po thuajse gjithçka çfarë ju konsumoni, por vijat e tërheqjes së lëkurës në trupin tuaj, janë vetëm tuajat – ato janë vetëm shqetësimi juaj.

Foshnja juaj

Sa është foshnja juaj këtë javë? Në gjatësi ajo është sa një banane, dhe kur është fjala për bananet, nëse hani një në ditë në këtë javë, ka shanse të mira që foshnja juaj ta shijojë atë, po ashtu. Kjo ndodh pasi ajo tashmë gëlltit ca nga lëngu amniotik çdo ditë (për ushqim, hidratim dhe për të ushtruar tretjen) ashtu që përpin çfarëdo që ti i ofron (përmes ushqimit në gjak dhe nga gjaku në lëngun amniotik). Andaj provoni shije të ndryshme, për t’i ndihmuar foshnjës tuaj të krijojë joshje për këto shije kur të rritet.

Trupi juaj

Ki sigurisht se tashëm keni vërejtur disa njolla (vija) të tërheqjes së lëkurës në trupin tuaj në rritje e sipër dhe gjinjtë e beli po ashtu vazhdojnë të rriten. Këto harta të kuqe ose purpurta (stria) paraqiten kur indi lidhor nën lëkurën tuaj çahet dhe lëkura tërhiqet (dhe tërhiqet vazhdimisht) gjatë shtatzënisë. Jo çdo femër i ka ato, megjithatë ju jeni kandidat nëse edhe nëna ka pasur shenja të tilla të tërheqjes së lëkurës në shtatzënisë e saj ose nëse ju keni shtuar në peshë përnjëherë. Përdorni kremra të ndryshme të dedikuar për këtë problem ose lyeni ato me gjalpë kakaoje (sidomos nëse keni lëkurë të thatë).

Këshilla: Menaxhimi i ankthit

Jo, në barkun tuaj nuk ka asnjë top – është foshnja juaj aty! Këtë javë ju vërtet filloni të dukeni si shtatzënë (dhe jo sikur keni shtuar peshë) dhe ato goditje të fëmijës nuk mund të përzihen më me gazrat e zorrëve – realiteti është se shtatzënia juaj ka filluar të bëhet e dukshme. Dhe, si pasojë, ju mund të filloni të keni ndjenja të përziera, mendime të ndara
dhe madje ndarje dhe kur e pranoni këtë. Mos u shqetësoni, duroni. Në një moment gjatë shtatzënisë (dhe zakonisht kur shtatzënia bëhet e dukshme vërtet), po thuajse çdo femër që pret fëmijë (shpesh edhe baballarët) fillojnë ta ndjejnë ankthin dhe frikën si pasojë e ndryshimeve të mëdha që po ndodhin. Dhe jo vetëm që është krejtësisht normale të ndjesh ankthin – është veçanërisht e shëndetshme ta pranosh atë. Bisedoni për ndjenjat tuaja me mikeshat tuaja të cilat kanë pasur foshnja – ata do t’ju sigurojnë se e kanë përjetuar këtë përvojë ankthi. Më e rëndësishme është ta diskutosh frikën tënde me partnerin tuaj, i cili po ashtu mund të jetë ë i nevojash për një zbrazje emocionesh.

Simptomat e javës së 21-të

Lëvizjet e fetusit: Nga tash ju sigurisht do të jeni në gjendje t’i ndjeni rrotullimet, kthesat dhe goditjet e foshnjës në mitër (edhe pse shumë nëna i gabojnë këto ndjenja duke menduar se janë gazra). Kënaquni me këto prekje të këndshme dashurie – së shpejti foshnja do t’ju godasë me më shumë agresivitet.
Apetit i shtuar: Vazhdoni të keni dëshirë për të ngrënë? Ne do të vazhdojnë t’ju këshillojmë të hani ushqime të shëndetshme. Mbushni disa pjata me fruta arrore (arra, lajthi, bajame), rrush të thatë, ose kikirikë, ashtu që të futni në gojë diçka secilën herë që do të ndjeni uri. Kështu ju do ta mbani veten të ngritë më gjatë, do të hani më pak dhe foshnja juaj do të jetë vazhdimisht e furnizuar me lëndë ushqyese.

Gazra: Gazrat do të vazhdojnë të ju mundojnë edhe më tej. Siç mund ta kujtoni, gazrat dhe fryrja vijnë si pasojë e presionit që bën mitra juaj në zorrët dhe rektum, duke penguar qarkullimin e lirshëm të ushqimit nëpër to. Ajo mund të vazhdojë të shoqërohet edhe kapsllëk.

Venat e zgjeruara: Vëllimi shtesë i gjakut dhe pesha po ashtu në rritje vazhdojnë të bëjnë presion edhe në sistemin e qarkullimin të gjakut duke i zgjeruar enët e gjakut. Mundohuni ta mbani peshën tuaj në minimumin e shëndetshëm për të shmangur presionin shtesë në enët e gjakut.

Dhimbja e shpinës: Jo vetëm rritja e barkut dhe presioni shtesë në muskujt e shpinës ndihmon dhimbjen, por edhe hormoni i shtatzënisë relaksin po ashtu bën të ligamentet dhe nyjat të tërhiqen dhe çlirohen, që nënkupton dhimbje shtesë në shpinë. Nëse mundeni, bëni një masazh nga ndonjë person profesional. Përndryshe, “mësojeni” partnerin tuaj t’ua ofrojë këtë shërbim.


Gjakderdhje nga dhëmbët: Nëse mishi juaj i pezmatuar i dhëmbëve e bën me gjak brushën tuaj, shmangni ngrënien e ëmbëlsirave, veçanërisht kur nuk mund t’i pastroni dhëmbët më pas. Ëmbëlsirat shtojnë bakteret në gojë dhe irritojnë edhe më tej mishin e dhëmbëve.

Ndryshimet në flokë, lëkurë dhe thonj: E keni vërejtur se qimet dhe thonjtë po rriten me shpejtësi rekorde? Hormonet e shtatzënisë janë pjesërisht shkaktarë edhe në këtë rast – siç është edhe rritja e qarkullimit në trupin tuaj që sjell lëndë ushqyese shtesë në thonjtë dhe flokët tuaja (e edhe në trupin e foshnjës tuaj, sigurisht).