s Java e tretë e shtatzënisë - Mjeku.net

Java e tretë e shtatzënisë

Java e tretë e shtatzënisë

Testet e shtatzënisë mund të funksionojnë gjatë kësaj jave, ose më saktë në fund të saj. Megjithatë, ju mund të pritni edhe një javë për të qenë më të sigurt dhe për të mos harxhuar.

Çfarë ndodh në barkun tuaj tash? Ndodhin shumë gjëra. Foshnja juaj e ardhshme tash është vetëm një kokërr e imët e përbërë prej disa qindra qelizave të cilat shumohen çmendurisht. Sapo topi i qelizave (i quajtur blastocist) zë vendin në mitrën tuaj, një pjesë e tij do të zhvillohet në placentë duke filluar të prodhojë hormonin e shtatzënisë hCG (gonadotropinë humane korionike). Ky hormon iu thotë vezorëve tuaj të ndalojnë të prodhojnë vezë dhe njëkohësisht nxit prodhimin e shtuar të estrogjenit dhe progesteronit. Po ky hormon është ai që shndërron në pozitiv testin e shtatzënisë; në fund të kësaj jave, ju mund të bëni një test dhe të nxirrni një rezultat pozitiv! (Nëse testi juaj është negativ dhe juve ende nuk iu ka ardhur periudha, atëherë provoni një test të ri sërish pas dy-tri ditësh.)

Ndërkohë, lëngu amniotik ka filluar të mblidhet rreth topin tuaj të ndërtuar nga qelizat në zgavrën e cila do të bëhet qesja amniotike. Ky lëng do të mbrojë fëmijën tuaj në javët dhe muajt e ardhshëm. Tani për tani, blastocisti juaj i vogël po merr oksigjenin dhe lëndët ushqyese (dhe zbraz produktet e panevojshme) nëpërmjet një sistemi primitiv të qarkullimit të përbërë nga tunele mikroskopike që lidhin fëmijën tuaj në zhvillim me enët e gjakut në murin e mitrës tuaj. Placenta nuk do të zhvillohet në nivel të mjaftueshëm për të marrë përsipër këtë detyrë deri në fund të javës së ardhshme.

Si ndryshon jeta e nënës?

Një takim i rëndësishëm ka ndodhur brenda teje - një spermatozoid i vetëm ka depërtuar nëpër membranën e vështirë të vezës tuaj dhe e ka pllenuar (fekonduar) atë. Disa ditë pas kësaj, veza e fekonduar ka zënë vend në mitrën tuaj dhe ka filluar të rritet. Fëmija është duke u krijuar! Ju ndoshta ende nuk e dini se jeni shtatzënë, por ju mund të vëreni diçka deri në fund të kësaj jave. Kjo mund të shkaktohet nga vendosja e vezës tuaj në shtresën e mitrës të pasur me gjak (një proces që ka filluar javën e kaluar, 6 ditë pas fertilizimit), por askush nuk e di me siguri. Sidoqoftë vendosja e vezës së fekonduar në vendin e vet në mitër është një proces shumë ‘i lehtë’ dhe vetëm një pjesë e vogël e grave shtatzëna e përjetojnë këtë.

Fakte befasuese: Simptomat e hershme shtatzënisë

Disa gra ndjehen shtatzëna edhe para se testi të tregohet pozitiv. Shenjat e hershme përfshijnë:

- Gjinj të fryrë dhe të ndjeshëm – Shumë femra thonë se ndjeshmëria e gjinjve është një version i ekzagjeruar se si ato ndjehen para një periudhe menstruale

- Ndjeheni të lodhura – Rritja e hormonit të progesteronit dhe përpjekjet shtesë të nevojshme për të filluar krijimin e foshnjës tuaj, mund të bëjnë që ju të ndjeheni sikur keni vrapuar në një maratonë, edhe pse gjithë çfarë ju keni bërë janë punës e zakonshme ditore.

- Urinime të shpeshta - Menjëherë pasi të keni mbetur shtatzënë, ju mund ta shihni veten duke vrapuar në banjë me një shpeshtësi të pa-përjetuar më parë.

- Ndjenja të shtuara për erëzat - Shumë shtatzëna të reja e shohin veten sikur janë të zhytura në aroma në fillim të shtatzënisë. Kjo mund të jetë një efekt anësor nga rritja me shpejtësi e niveleve të estrogjenit në sistemin tuaj të qarkullimit të gjakut.

- Neveri ndaj ushqimeve – Refuzimi i ushqimeve është më i shpeshtë se sa dëshira për të ngrënë gjatë shtatzënisë. Ju mund të kuptoni papritmas se disa ushqime që ju kanë pëlqyer gjithmonë tash janë krejtësisht të neveritshme për ju.

- Nauze (përzierje) ose të vjella. Sëmundja e mëngjesit zakonisht nuk fillon për disa javë, por disa gra i ndjejnë të përzierat më herët.

- Temperatura e trupit tuaj është e lartë. Nëse e keni matur temperaturën tuaj dhe ajo qëndron e ngritur për 18 ditë me radhë, ju jeni me siguri shtatzënë.

- Gjakderdhje apo njolla të kuqe. Disa gra vërejnë një sasi të vogël të njollave të kuqe ose rozë rreth kohës kur duhet të vijë periudha e tyre. (Nëse keni dhimbje së bashku me njolla apo gjakderdhje, telefononi mjekun tuaj kujdestar menjëherë pasi kjo mund të jetë një shenjë e një shtatzënie ektopike – ku fryti zhvillohet jashtë mitrës tuaj.)

Sado joshëse të jetë, duroni dhe mos përdorni test shtatzënie. Pjesa më e madhe e tyre nuk funksionojnë mirë deri një javë pasi ju ka munguar periudha juaj. Andaj duke përdorë teste që tani, ju vetëm do të harxhoni para dhe kohë.

Çfarë të bëni këtë javë?

Mund të blini një pako të testit të shtatzënisë. Por, përdoreni atë vetëm nëse nuk iu vijnë menstruacionet deri në javën e ardhshme. Shumica e testeve të shëndetësisë mund të jenë të saktë në zbulimin e shtatzënisë në javën e parë të vonesës së periudhës tuaj – pra dy javë pasi ju ovuloni. Ju mund të blini më shumë teste, ashtu që të provoni më shumë se një herë. Për rezultate më të mira, testi është mirë të përdorohet në mëngjes.