s Java e 19-të e shtatzënisë - Mjeku.net

Java e 19-të e shtatzënisë

Java e 19-të e shtatzënisë

Lëkura e foshnjës tuaj tashmë ka një mbështjellës protektiv, derisa ju duhet po ashtu të gjeni diçka që ju ndihmon nga ngërçet e dhimbshme të këmbëve.

Foshnja juaj

A mund ta mendoni një pjepër të zhytur në gjizë? Kështu duket foshnja juaj në këtë javë, për shkak të rritjes së lehtë (rreth 230 gramë dhe 15 centimetra i gjatë), dhe një substance mbështjellëse që quajtur ‘vernix caseosa’. Kjo gjë e yndyrshme e bardhë mbulon lëkurën e foshnjës tuaj, duke e mbrojtur atë nga lëngu rrethues amniotik. Pa të, foshnja do të ishte rrudhosur shumë derisa del në jetë. Shtresa e bardhë largohet derisa lindja afrohet, edhe pse disa foshnja ende kanë ca nga ky mbështjellës pas lindjes.

Trupi juaj

Një minutë qëndroni qetas në shtrat dhe ditën tjetër muskujt e këmbëve duket sikur duan të eksplodojnë. Spazmat (ngërçet) gjatë shtatzënisë janë shumë të shpeshta dhe mund t’ju zgjojnë gjatë natës edhe pse ende nuk dihet se çfarë i shkakton ato. Ju po ashtu mund të përjetoni mpirje dhe ndjenjë shpimi në gishtat tuaj të duarve dhe këmbëve. Është një ndjenjë e çuditshme, por shumë normale, mbase si rezultat i asaj se indet e ënjtura të trupit tuaj bëjnë presion në nervat.

Këshilla: Goditjet e foshnjës

Goditjet e foshnjës mund të vijnë në javë të ndryshme te shtatzëna të ndryshme. Ndoshta mikesha juaj, ose ndonjë e afërme juaja i ka ndjerë ato disa javë më parë, por ju ende nuk keni dëgjuar asgjë. Këto goditje të para të lehta mund të ndjehen nga java e 18-të deri në javën 22-të. Ato mund të ndjehen si dridhje të thjeshta ose si një lëvizje të të josh vëmendjen. Nganjëherë mund të ndjehen sikur keni flluska gazra në bark, por ju e ndjeni se nuk janë gazra. Mënyra se si i ndjeni lëvizjet e foshnjës ka të bëjë me madhësinë tuaj (sa më e dobët jeni, aq më herët do t’i ndjeni), muskujt tuaj, pozitën e foshnjës, dhe shumë faktorë të tjerë. Por, mos u shqetësoni, ju do ta ndjeni atë sapo foshnja juaj ta mësojë teknikën e goditjeve mirë dhe të bëhet mjaft e madhe për të bërë goditje serioze.

Simptomat e javës së 19-të shtatzënisë

Apetit i shtuar: A keni të vështirë të qëndroni larg frigoriferit ose dollapit të ushqimeve? Mundoni t’i mbani ushqimet jo të shëndetshme jashtë shtëpisë tuaj dhe mbusheni kuzhinën tuaj me gjëra të shëndetshme – por kohë pas kohe lejojani vetes të kënaqet me gjëra të tjera të shijshme, që të mos i mendoni duke ju shkuar jargët.

Kapsllëku: Nëse nuk mund të dilni jashtë me rregull, shikoni suplementë ose dhe barna; disa prej tyre, si hekuri që ndoshta merrni gjatë shtatzënisë, mund ta bëjnë kapsllëkun edhe më të rëndë. Konsultohuni me mjekun tuaj për t’ju ndihmuar me disa metoda alternative derisa sistemi juaj tretës të kthehesh sërish në normalitet.
Marramendja: Mitra juaj në rritje e sipër vazhdon të bëjë presion në enët e gjaku, duke reduktuar kështu sasinë e gjakut që shkon në trurin tuaj dhe shkakton një marramendje të lehtë. Edhe pse kjo është e zakonshme, mos e injoroni – pushoni kurdo që ndjeheni keq.

Kongjestioni nazal: A keni ënjtjeje në rrugët nazale që e vështirëson frymëmarrjen? Ja si mund ta pastroni hundën pa dëmtuar membranën nazale dhe pa shkaktuar gjakderdhje: Përdorni gishtin e madh për të mbyllur njërën vrimë të hundës, dhe fryjeni me butësi vrimën tjetër.

Dhimbjet të poshtme abdominale: Ligamentet të cilat mbështesin mitrën tuaj shtrëngohen derisa mitra rritet – që mund të shkaktojë dhimbje në pjesën e poshtme të abdomenit. Mundohu ta relaksoni veten sa më shumë që mundeni dhe shmangni ndryshimin e pozitave me shpejtësi, pasi kjo mund ta nxisë dhimbjen.

Dhimbja e shpinës: Derisa mitra juaj rritet, ajo rëndohet nga përpara duyke bërë presion në muskujt e shpinës të cilët mundohen ta mbajnë ekuilibrin. Ju mund ta lehtësoni presionin shtesë duke ua lënë të tjerëve të bartin gjërat e rënda për ju. Nëse duhet patjetër të çoni diçka me peshë, stabilizojeni veten duke marrë një pozitë të gjerë, lakoni gjunjët (jo belin) dhe ngadalë ngrini duart dhe këmbët, jo shpinën.

Vijat në lëkurë: Rreth 90 për qind të femrave zhvillojnë vija të tërheqjes në lëkurë, andaj nuk jeni të vetmuara. Derisa nuk ka asnjë mjekim të sigurt, disa kremra zbutëse të lëkurës mund të ndihmojnë largimin e thatësisë dhe deri në një shkallë edhe shenjave.