s Java e 18-të e shtatzënisë - Mjeku.net

Java e 18-të e shtatzënisë

Java e 18-të e shtatzënisë

Ju mund të filloni të ndjeni lëvizjet e foshnjës tuaj kurdo tash, që është një mënyrë e shkëlqyeshme për të larguar mendjen nga gjërat e mërzitshme.

Foshnja juaj

Dhimbjet e shpinës gjatë shtatzënisë mund t’ju kenë bezdisur, por foshnja juaj tash po bëhet gati për lëvizje. Pasi ka arritur rreth 15 centimetra dhe 150 gramë në peshë, foshnja tash mund të jetë mjaft e madhe që ju t’i ndjeri përdredhjet, rrotullimet, goditjet dhe shkelmimet e saj nëpër mitër. Plus, foshnja zhvillon aftësitë e hapjes së gogësimës dhe lemzës (ju mund t’i ndjeni këto së shpejti), dhe gjurmët e tij unike të gishtave të këmbës dhe dorës.

Trupi juaj

Shpina do të vazhdojë t’ju japë mundime. Nëse ju keni dhimbje më shumë se një herë javë, ja pse ndodh kjo: Mitra juaj, që tash është e madhe sa një pjepër, bën që qendra juaj e gravitetit të trupit të ndërrojë, duke e shtyrë shpinën tuaj më përpara dhe duke nxjerrë abdomenin jashtë (tash çdokush mund t’ju shohë se jeni shtatzënë). Përveç kësaj, hormonet e shtatzënisë vazhdojnë rrëmujën e tyre në muskujt dhe ligamentet tuaja, duke i munduar ata më shumë.

Këshilla: Thartira

Harroni ushqimet djegësie – madje dhe vetëm një kafshim i ndonjë speci djegës do t’ju bëjë të pendoheni. Ky është shpërthimi i aciditetit (thartirës), një simptomë e zakonshme që mund të vazhdojë gjatë gjithë shtatzënisë. Një kafshim mund t’ju kushtojë me një kuti ilaçe neutralizues të thartirës. Për ata që kanë problem për herë të parë me thartirën, hani ngadalë dhe ndajeni ushqimin në pjesë më të vogla dhe duke ngrënë më shpesh. Pasi të hani, qëndroni disa orë pa u shtrirë (nëse mund të qëndroni), dhe flini me kokën tuaj të ngritur (kjo ndihmon edhe pengimin e gërhitjeve). Dhe mos hani asgjë që është djegëse.

Simptomat e javës së 18-të

Lëvizjet e fetusit: Nëse keni vërejtur gjëmima të pazakonshme në barkun tuaj këto ditë, ju mund t’i keni ndjerë lëvizjet e foshnjës tuaj në mitër! Por mos u shqetësoni edhe nëse nuk keni ndjerë asgjë të jashtëzakonshme – mund të keni nevojë edhe për disa javë para se t’i dalloni ato goditje të para.

Gazrat: E keni të vështirë t’i mbani gazrat? Përpiquni të relaksoheni – tensioni mund t’ju bëjë të gëlltitni më shumë ajër dhe ta rritni edhe më shumë problemin.

Venat e zgjeruara: Nëse venat e zgjeruara në këmbët tuaja fillojnë të kruhen ose të dhëmbin, mendoni të vishni çorape speciale, të cilat bëjnë presion në këmbë dhe i japin një shtytje përsipër gjakut tuaj. Vendosni ata para se të dilni nga shtrati në mëngjes për të parandaluar gjakun të mblidhet poshtë.

Ngërçe të këmbëve: Do të mendoni, ‘a nuk ishin të mjaftueshme problemet e mëhershme me gjumin kur duhesha të zgjohem disa herë për të urinuar’? Tash radha është të zgjoheni për një problem tjetër – spazmat (ngërçet) të cilat kapin muskujt e këmbëve. Ekspertët nuk janë krejtësisht të sigurt se çfarë i shkakton ata, por ju mund të ndihmoni parandalimin e tyre duke bërë zgjatje të muskujve të këmbëve para se të bini për gjumë.

Gjakosje në mishin e dhëmbëve: Hormonet e shtatzënisë bëjë që membranat kudo në trupin tuaj, përfshirë edhe ato në gojë, të ënjtjen, që do të thotë se ju mund të keni mish të inflamuar, irritohen dhe të gjakosur të dhëmbëve. Vazhdoni t’i pastroni me brushë dhe penj, por përpiquni të mos përdorni teknika shumë agresive, meqë kjo mund t’i dëmtojë edhe më shumë.

Vijat (striat): Nëse paraqitja e vijave nëpër trup ka filluar t’ju pengojë, ja një aktivitet për t’u inkurajuar – jepjani partnerit tuaj losionin zbutës t’ju fërkojë belin. Dhe ndoshta si mund t’ju bëjë edhe një masazh, pasi ia ka filluar punës! Nëpër barnatore gjeni edhe kremëra të cilat ndihmojnë pak a shumë tërheqjen dhe parandalimin e striave.

Ënjtje të gjunjëve dhe këmbëve: Derisa indet e trupit tuaj akumulojnë lëngje (trupi juaj shtatzënë kërkon lëngje shtesë për ju dhe foshnjën), ju mund të vëreni ënjtje në gjunjë dhe këmbë (lëngjet grumbullohen at për shkak se graviteti i tërheq në pjesët e poshtme). Reduktojeni mbledhjen e ujit në këmbë duke shmangur qëndrimin në këmbë ose ulur për një kohë të gjatë – dhe provoni t’i mbani këmbët lartë kurdo që mundeni.

Lëkura, flokët dhe thonjtë ndryshojnë: Derisa ju mund të keni shpresuar për “shkëlqim” gjatë shtatzënisë, ju mund të keni provuar vetëm ekzema, skuqje dhe akne. Këto sëmundje janë normale gjatë shtatzënisë (fajësoni sërish hormonet), por nëse zgjidhni të vizitoni dermatologun, mos harroni t’i tregoni se jeni shtatzënë).Disa produkte të lëkurës nuk këshillohen të aplikohen gjatë shtatzënisë.