s Java e 16-të e shtatzënisë - Mjeku.net

Java e 16-të e shtatzënisë

Java e 16-të e shtatzënisë

Kjo është një javë kur do t’i hapni sytë mirë si ju ashtu edhe foshnja: përveç që shton në peshë, foshnja juaj tash po e zhvillon dukshëm edhe shikimin.

Foshnja juaj

Foshnja juaj tash peshon nga 90 deri në 140 gramë dhe është 10 deri në 12 centimetra e gjatë. Eshtrat të cilat tash janë krijuar në veshët e tij do të thotë se ai tash mund të dëgjojë zërin tuaj kur ju flitni me partnerin dhe miqtë dhe kur këndoni. Derisa foshnja mësohet me zërin tuaj, muskujt e hollë të trupit, veçanërisht ato të shpinës forcohen, ashtu që ai mund të drejtohet ca më shumë. Dhe falë zhvillimit të muskujve racial, foshnja juaj është e aftë të bëjë disa shprehje fytyre si mbledhje vetullash ose rrotullim të syve, edhe në këtë fazë. Dhe sytë e tij tashmë funksionojnë, duke bërë ca lëvizje nga njëra anë në tjetrën dhe duke pranuar dritën (edhe pse qerpikët e syve ende janë të mbyllur).

Trupi juaj

Është vështirë ta shohësh veten të shtojë peshë gjatë shtatzënisë, edhe kur e di se ka një arsye të mrekullueshme për këtë. Megjithatë, sfida është të pranosh formën e re të trupit dhe të mendosh për çdo kilogram të shton si një shenjë të shëndetit të mirë për ju dhe foshnjën tuaj. Përderisa hani në mënyrën e duhur dhe stërviteni rregullisht, do të jeni në rregull në afat të gjatë. Mbani mend çdo femër është ndryshe dhe shton (ose humbet) kilogramët me një ritëm të sajin. Një mënyrë për të treguar dashuri për formën tuaj të re të trupit dhe për t’u ndjerë mirë: blej ndonjë veshje e cila ju bën të ndjeheni mirë në madhësinë tuaj (dhe mos harroni të brendshmet që ju përshtaten). Një pjesë tjetër që ënjtet janë edhe membranat në hundën tuaj, që çojnë në rrjedhje të hundëve.

Këshilla: Gjetja e gjinisë së foshnjës

E vërtetë apo e rrejshme: Shkalla e rrahjes së zemrës prej më shumë se 140 herë në minutë do të thotë se keni djalë, dhe mbi 140 herë në minutë do të thotë se keni vajzë. Është një bindje që po mbijeton për shumë kohë, dhe e vërtetat është se... është e gabuar.

Ka edhe shumë tregime të vjetra për mënyrat se si mund ta kuptoni gjininë e foshnjës. Sigurisht është kënaqësi t’i dëgjosh dhe të flasësh për ta, por mbi të gjitha ka një të vërtetë: ato nuk mund ta parashikojnë gjininë dhe saktësia e tyre është rreth 50 për qind. Nëse dëshironi për një përgjigje më të saktë, kërkojeni atë nga mjeku, i cili mund të mundohet ta shohë atë me ultrazë.

Simptomat e javës së 16-të shtatzënisë 

Rritja e vazhduar e gjinjve: Ndjeheni të tronditur nga gjinjtë tuaj shumë të rritur? Mos u shqetësoni – pas lindjes dhe ushqyerjes së foshnjës me qumështin tuaj, gjinjtë tuaj duhet të kthehen në madhësinë e para-shtatzënisë (duke humbur ose shtuar shumë pak).

Kapsllëku: Përveç që hormonet e shtatzënisë e bëjnë traktin tuaj gastrointestinal të funksionojë ngadalë, hormonet, mitra juaj tash bën më shumë presion në zorrët tuaja, që mund ta mbajnë ushqimin më gjatë. Përpiquni të pini sasi të mëdha të lëngjeve për të mbajtur zorrët tuaja të lëvizin më lehtë.

Sekret i rritur vaginal: Edhe pse sekreti i rritur vaginal në fakt është i dobishëm për organizmin tuaj (ai e mbron kanalin e lindjes nga infeksionet), kjo mund t’ju ngacmojë. Megjithatë, mos përdorni shpëlarës ose palloma për femra, pasi ato mund ta irritojnë traktin gjenital dhe të çojnë në infeksione.

Venat e zgjeruara: Këshilla për të minimizuar këtë problem vazhdon të jetë e njëjta: Lëvizni për të bërë gjakun të qarkullojë më mirë. Po ashtu, kujdesuni që pesha juaj të jetë në nivel të pranueshëm dhe të shtohet gradualisht, pasi shtimi i shpejtë i peshës mund ta ngarkojë edhe më shumë qarkullimin e gjakut.

Kongjestion i mundshëm nazal: Hormonet e shtatzënisë bëjnë që mukoza në trup të ënjtet, përfshirë edhe mukoza e hundës. Nëse kjo ju shkakton bllokim, rritim dhe gjakderdhje të hundë, tretësirat dhe spërkatësish me kripë mund t’ju ndihmojnë.

Dhimbja e shpinës: Derisa beli juaj bëhet gjithnjë e më i madh, pjesa e pasme e shpinës duhet të mundohet më shumë për të bartur këtë ngarkesë shtesë, e që rezulton me tendosje të muskujve. Përpiqu ta zbusësh këtë dhimbje të shpinës me një masazh (edhe nga partneri juaj) ose duke bërë banjë ose dush të ngrohtë.

Gjakderdhje në mishin e dhëmbëve: E keni vërejtur se mishi juaj i dhëmbëve nxjerr gjak pas larjes me brushë? Kjo ndodh për shkak se hormonet tuaja të shtatzënisë shkaktojnë inflamacione të mishit të dhëmbëve, duke u bërë ata më të prirë ndaj baktereve, irritimit dhe gjakderdhjes. Po ashtu vizitoni dentistin së paku një herë gjatë shtatzënisë për të shmangur sëmundjet e mishit të dhëmbëve, që mund të shkaktojnë komplikime në shtatzëni nëse nuk mjekohen.