s Java e 14-të e shtatzënisë - Mjeku.net

Java e 14-të e shtatzënisë

Java e 14-të e shtatzënisë

Është koha e daljes së qimeve, dhe foshnja juaj tashmë ka filluar të ketë ca flokë në kokë, vetulla dhe qime të tjera nëpër trup. Sa i takon nënës, simptomat e tremestrit të dytë janë më të lehta.

Foshnja juaj

Foshnja juaj në këtë javë ka madhësinë sa grushti juaj i shtrënguar dhe është më i qëndrueshëm në lëvizjet, dhe nuk bën më lëvizje të vrullshme secilën herë ëq i rivendos krahët dhe këmbët. Nga zhvillimet tjera këtë javë përshihet edhe qiellza e gojës si dhe aktivitetit intestinal: Zorrët e tij tash prodhojnë mekonium (që është mbetja e cila do ta ndërtojë fecesin e parë pas lindjes. Foshnja po ashtu krijon një shtresë të qimeve, të cilat e mbajnë atë butë dhe ngrohtë. Nuk duhet të shqetësoheni, fëmija juaj nuk do të lindë me këto qime; në disa muajt e ardhshëm trupi do të grumbullojë yndyrë e cila do ta marrë funksionin për të ngrohur dhe mbajtur të butë foshnjën tuaj – duke bërë që flokët të bien.

Trupi juaj

Mirëserdhët në tremestrin e dytë! Me pak fat, gjinjtë tuaj tashmë nuk janë krejtësisht të tendosur siç ishin në tremestrin e kaluar dhe niveli i energjisë tuaj po kthehet. Lajme edhe më të mira ju presin: më pak mundime të mëngjesit më pak urinime. Ju mund të filloni të ndjeni dhimbjet e shtatzënisë në secilën anë në pjesën e poshtme të abdomenit, pasi muskujt dhe ligamentet të cilat mbajnë fetusin tuaj po shtrëngohen. Dhe edhe pse kjo mund të jetë e dhimbshme, ajo nuk do të zgjatë shumë – derisa trupi juaj të fillojë të tregojë se ju pritni një foshnjë.

Këshilla

Përveç simptomave të lodhshme të shtatzënisë, ju jeni edhe më të prirë për t’u ftohur dhe për t’u prekur nga gripi ose problemet tjera kur jeni shtatzënë. Kjo ndodh për shkak se sistemi juaj imun është i frenuar me qëllim që ta mbajë fetusin (që është një trup i huaj) të refuzohet nga organizmi. Çelësi për të qëndruar të shëndetshëm gjatë shtatzënisë është të luftosh me bakteret. Tash mbrojtja më e mirë është një sulm veçanërisht nëse bakteret fluturojnë lirshëm në zyrë ose shtëpinë tuaj. Pastroni duart sa më shpesh dhe mbani një sapun të vogël të lëngshëm si dhe një antibakterial të lëngshëm në çantë për çfarëdo situate. Mos i ndani pijet, ushqimin ose brushat e dhëmbëve, dhe shmangni njerëzit e sëmurë. Nëse mendoni se jeni prekur nga ndonjë sëmundje, kontaktoni mjekun tuaj sa më shpejtë që është e mundshme. Nëse ju përshkruhen antibiotikë për ndonjë infeksion bakterial (pasi antibiotikët nuk janë efekt kundër viruseve si gripi dhe ftohjet), mos hezitoni t’i përdorni vetëm sepse keni dëgjuar se barnat nuk janë të sigurta gjatë shtatzënisë. Ka shumë barna që janë të sigurta – plus shërbimi sa më i shpejtë është ilaçi më i mirë për foshnjën tuaj.

Simptomat e javës së 14-të

Rënie e nevojës për urinim të shpeshtë: Presioni në fshikë tenton të lehtësohet në tremestrin e dytë, që do të thotë se ju përfundimisht mund të jeni në gjendje të pakësoni numrin e vizitave në tualet gjatë ditës. Kënaquni me këtë tash – presioni i fshikës urinare rritet sërish në tremestrin e dytë, kur foshnja do të zbresë më poshtë në pelvikun (legenin) tuaj.

Rënie e lodhje: Ju mbase do të mund të ndjeni një energji të rikthyer tash që trupi juaj pa përfunduar tremestrin e parë, kur ka ndërtuar placentën. Andaj, mendoni këtë mundësi për të filluar përgatitjet për foshnjën (bëni një listë të gjërave që mund t’ju duhen).

Rritje e mëtejme e gjinjve por rënie e shtrëngimit: Derisa gjinjtë tuaj ende rriten dhe ndryshojnë (për shembull rrathët në maje të gjinjve tash janë më të errëta dhe thimthat mund të jenë ‘alarmuese’), ato mund të mos ndjehen aq të dhimbshme sa në tremestrin e parë.

Pakësim i nauzesë dhe të vjellave: Nëse jeni si shumica e femrave tjera, mundimet e mëngjesit do të përfundojë tash që ju jeni futur në tremestrin e dytë. Kapjani vetes faqen ose rrihjani shpinën për trimërinë e treguar gjatë kësaj periudhe.

Shtim i apetitit: Tash që mundimi është duke u larguar, ju keni zbuluar apetitin. Mundohuni të hani rregullisht, të hani vakte dhe ushqime të lehta të shëndetshme gjatë gjithë ditës (për të mbajtur nivelin e sheqerit në nivel), në vend se të ngopeni shumë dhe më rrallë (që shkakton rritje dhe pastaj rënie të sheqerit në gjak).

Venat e zgjeruara: Këto enë të mëdha, të ënjtura, të cilat shpesh paraqiten në pjesët e sipërme të këmbëve, shkaktohen nga vëllimi i madh i gjakut që ju prodhoni për të ushqyer foshnjën e ardhshme. Edhe pse mund të mos jeni në gjendje të parandaloni zgjerimin e venave (ato janë të trashëguara), ju mund të ndihmoni ekspozimin më të paktë të tyre duke ecur çdo ditë për të mbajtur gjakun tuaj të qarkullojë.

Kongjestion nazal (zënie e hundëve): Hormonet femërore janë për t’u fajësuar edhe një herë – nivelet e larta të estrogjenit dhe progesteronit e rrisin qarkullimin e gjakut në membranat e mukozave kudo në trupin tuaj (përfshirë edhe hundët), që bën ato të fryhen dhe të rrjedhin. Rritni lagështinë e dhomës duke përdorur avullues të ngrohtë gjatë natës, për ta bërë frymëmarrjen më të lehtë.