s Java e 13-të e shtatzënisë - Mjeku.net

Java e 13-të e shtatzënisë

Java e 13-të e shtatzënisë

Derisa tremestrit të parë i vjen fundi, foshnja juaj do të arrijë madhësinë e një pjeshke, megjithëse edhe vetë ju mund të ndjeheni si pjeshkë që shtrydhet sa i takon jetës seksuale.

Foshnja juaj

Çfarë ngjan me foshnjën tuaj? Përveç që është e madhe sa një pjeshkë, koka e saj tashmë është sa gjysma e trupit të saj (kjo është arsyeja se pse pjeshka juaj e vogël duket më shumë si një krijesë jashtëtokësore). Derisa të lindni, trupi i saj do të shtojë duke arritur të jetë tre e katërta e madhësisë së përgjithshme të trupit. Çfarë tjetër ndodh? Eshtrat e hollë fillojnë të krijohen në krahë dhe këmbë, zorrët fillojnë të lëvizin nga kërthiza deri kah abdomeni, dhe kordat e zërit janë në një stad të lartë të ndërtimit. Dhe meqë foshnja mund t’i lëvizë krahët dhe këmbët, ajo mund të jetë në gjendje ta fusë gishtin në gojë (një shprehi e cila i ndihmon asaj të jetë e gatshme për t’u ushqyer kur ajo të lindë).

Trupi juaj

Kur është fjala për seks gjatë shtatzënisë, gjithçka shkon keq në këto javë ende të hershme. Ju mund të ndjeheni më e nxehtë se kurrë, derisa burri juaj nuk ndjen asgjë. Ose ai mund të joshet nga gjoksi dhe vithet tuaja të rritura, por prekja dhe shtrëngimi i tij janë gjëja më e vogël për të cilën trupi juaj ka nevojë tash. Kjo është normale dhe do të ndryshojë shpejt (dhe mbase sërish më vonë) derisa ju i afroheni lindjes. Edhe nëse ju aktivizoheni ose jo, në organet e poshtme do të keni shumë ndryshime. Ju mund të filloni të vëreni leukorre, një sekret i hollë, me erë jo të rëndë që mbron kanalin tuaj të lindjes nga infeksionet dhe sjell një ekuilibër në bakteret në vagjinën tuaj. Ky sekret i padëmshëm sigurisht se do të shtohet në javët në vazhdim, andaj vazhdoni të mbani pambuk thithës në dollapin dhe çantën tuaj.

Këshilla: A keni binjakë?

Beli juaj tashmë po del edhe jashtë pantallonave tuaja më të mëdha, dhe ju jeni vetëm në fund të tremestrit të parë. A thua mund të keni binjakë? Ndoshta – veçanërisht nëse ju keni histori të binjakëve në familjen tuaj ose nëse jeni mbi 35 vjet (ose të dyja). Por ka edhe më shumë shpjegime të tjera për belin tuaj të më madh. Ju mund të mos ia keni qëlluar datën e mbetjes shtatzënë, ose se foshnja juaj mund të jetë më e madhe se sa pritet. Ose mund të jetë i mbushur – gaz ose ushqime. Fryrja mund të bëjë që shtatzëna të duket sikur është disa javë para kohe. Ose mund të jetë se ju hani më shumë se sa që realisht nevojitet për të mbuluar nevojat ushqimore për ju dhe foshnjën. Për kuptuar se çfarë në realitet ndodh, bëjani të ditur këtë (madhësinë e barkut tuaj) mjekut gjatë vizitës tuaj. Kush e di, ndoshta edhe keni binjakë (edhe pse kjo nuk mund të dallohet nga jashtë).

Simptomat gjatë javës së 13-të

Lodhja në rënie: Tash që trupi juaj ka kaluar tre muaj në shtatzëni, ju mund të filloni të ndjeheni më pak të stresuara këto ditë. Mendoni si ta kanalizoni energjinë e re në rutinat tuaja ditore, por kujdes, mos e teproni!

Fortësia e gjinjve dhe ndryshimet: Dhimbjet që keni ndjerë janë kryesisht për shkak të estrogjenit, progesteronit dhe yndyrës së rritur dhe qarkullimit të gjakut në gjinjtë tuaja. Zgjidhni sutiene më të buta dhe më komode për t’u ndjerë më rehat.

Joshja dhe neveria për ushqimet: Nëse ende keni ndonjë dëshirë të madhe për ushqimet të ndryshme mos u bëni shumë e ashpër me veten. Bëjeni më të mirën për të gjetur ushqime të shëndetshme të cilat ju përshtaten dhe lejoni veten të hani vetëm porcione të vogla të ushqimit të shijshëm por të ngarkuar me kalori.

Thartira dhe mostretja: Gjatë shtatzënisë muskuli i sipërm i lukthit relaksohet, duke lejuar thartirat digjestive të dalin në ezofag dhe të shkaktojnë djegie në gjoks. Uleni këtë dhimbje duke qëndruar më larg nga nxitësit e kësaj thartire: alkooli, pijet me kafeinë, çokollata, menta, lëngu i limonit dhe ushqimet djegëse ose me yndyrë.

Kapsllëku (konstipacioni): Muskujt e zorrëve tuaja po ashtu relaksohen gjatë shtatzënisë (për shkak të hormoneve), që do të thotë se zorrët tuaja do të jenë më pak efektive në lëvizjen e ushqimit nëpër sistemin tretës. Nëse ju nuk dilni jashtë rregullisht, filloni të shtoni ushqim të pasur me fibra në dietën tuaj (fruta, perime, dhe drithëra të plota).

Lodhja dhe ligësia: Ndjeheni ende të shqetësuar nga periudha ligështie? Mos u çoni nga karrigia ose të ndërroni pozitat shumë shpejt, pasi kjo mund të shkaktojë marramendje të lehtë. Në momentin kur ju filloni të ndjeni ligështi, menjëherë shtrihuni krejt ose uluni duke mbajtur kokën tuaj në mes të gjunjëve.

Vena të dukshme në trup: Edhe pse ju mund të mos i mirëpritni, këto vena të theksuara janë një gjë e mirë. Kjo do të thotë se qarkullimi i rritur i gjakut e furnizon mirë foshnjën me lëndët e nevojshme ushqyese. Kjo rrjetë e venave largohet paso ju ta lindni foshnjën.