s Java e 12-të e shtatzënisë - Mjeku.net

Java e 12-të e shtatzënisë

Java e 12-të e shtatzënisë

Ndoshta ju duket se ju keni shtuar dyfishin e madhësisë tuaj gjatë disa javëve të kaluar, por në fakt është foshnja juaj ajo që shton.

Foshnja juaj

Deri tash pesha e foshnjës tuaj është rreth 15 gramë dhe afërsisht sa një kumbull e madhe. Shumica e sistemeve të tij janë në vend, edhe pse ende të papjekura. Sistemi i tij digjestiv në këtë javë fillon të praktikojë lëvizjet kontraktive të nevojshme për ngrënie, dhe palca e kockës së foshnjave tashmë është vënë në funksion për të krijuar qelizat e bardha të gjakut – ushtarët të cilat do t’i luftojnë mikrobet sapo foshnja të dalë jashtë barkut tuaj. Gjëndra e hipofizës (e vendosur në themel të trurit) ka filluar të prodhojë hormone të cilat do t’i ndihmojnë atij ose asaj të ketë foshnjën e vet pas disa dekadash.

Trupi juaj

Të gjitha ndryshimet në foshnjën tuaj mund të duken trulluese, pasi ju po përballeni edhe me një simptomë tjetër problematike: shumë femra përjetojnë marramendje të herëpashershme dhe ndjejnë ligështi për shkak të progesteronit, që shkakton rritje të qarkullimit të gjakut në foshnjën tuaj duke relaksuar enët e gjakut. Ulja e sasisë së gjakut që qarkullon në pjesën tjetër të trupit tuaj dhe në tru, së bashku me nivele te ulëta të sheqerit gjatë shtatzënisë, mund t’ua vështirësojnë ditët. Mundohuni ta mbani ekuilibrin duke ngrënë rregullisht, duke pushuar mjaftueshëm dhe duke u ngritur dhe lëvizur ngadalë (jo vrullshëm).

Këshilla: Joshja seksuale

Sigurisht se keni dëgjuar nga mikeshat tuaja për seksin gjatë shtatzënisë. Ju mund ta mendoni veten si një ulëse, derisa trupi juaj i fryrë mund t’ju bëjë të ndjeheni shumë më pak seksi. Por ku është problemi te joshja seksuale? Hormonet prekin çdo femër në mënyrë të ndryshme, duke nxehur disa dhe duke ftohur të tjerat. Simptomat tjera të shtatzënisë po ashtu u pengojnë juve të keni çaste të mira në krevat – është vështirë për ju të kënaqeni kur mendje ju rri te ushqimi, ose kur nuk keni energji të zhvisheni, ose kur partneri dëshiron t’i shijojë gjinjtë ekstra të mëdhenj, ju reagoni me “shiko por mos i prek” për shkak të ndjeshmërisë së tyre. Pjesa tjetër është e sigurt, gjithçka çfarë ndjeni është normale. Qëndroni të lidhur emocionalisht me partnerin dhe mbani mend (dhe kujtojani partnerit) se shumë femra të cilat e kanë humbur atë ndjenjë të dashurisë në tremestrin e parë e rikthejnë në të dytën, shumëfish më shumë... andaj mos u befasoni nëse do të keni shpërthime të epshit në shtrat shumë shpejt.

Simptomat e javës së 12-të

Ulje e shpeshtësisë së urinimit: Ajo ndjenjë për të dalë jashtë përfundimisht do të fillojë të dobësohet. Por ju duhet të vazhdoni të jeni të kujdesshëm me konsumimin e pijeve me kafeinë.

Lodhja: Gjatë gjithë tremestrit të parë trupi juaj punon me orar të zgjatur dhe pa pushim për të ndërtuar placentën, e që duket sikur ua merr gjithë energjinë. Andaj pushoni kurdo që e ndjeni nevojën dhe gjeni çdo mundësi për të fjetur tash, para se foshnja juaj të arrijë dhe të kërkojë të pijë në tre të mëngjesit.

Pështyma e tepruar: Kjo simptomë shqetësuese me gjasa do të largohet kur ju të futeni në tremestrin e dytë. Minimizojeni mundimin dhe shijen e keqe të gojës duke përtypur çamçakëzë pa sheqer ose duke e shpërlarë gojën me tretësira freskuese.

Fryrja: Një mënyrë për ta ulur këtë simptomë është të ushqeheni ngadalë. Kur e gëlltitur ushqimin pa e përpunuar mirë, ju mund të gëlltitni edhe ajër, që krijon gazra në barkun tuaj tashmë të stërngarkuar.

Ndjenjë e rritur e erës: Nëse hunda juaj është shumë e ndjeshme së fundi (mund ta dinë çfarë ka ngrënë partneri juaj që në momentin që ai futet në derë), përpiquni t’i hapni dritaret më shpesh. Ose mbajeni një limon të shtrydhur afër, dhe merrni erë kur filloni të ndjeni aroma të cilat ju nxisin nauzenë (dëshirën për vjellje) – limoni mund t’i shuajë të përzierat në lukth.

Sekret i shtuar vaginal: Sekreti i shtuar vaginal është krejtësisht normal gjatë shtatzënisë, kjo falë estrogjenit që stimulon mukozat e organizmit tuaj. Parandaloni lagien duke veshur të brendshme që e thithin sekretin.

Kokëdhimbje të kohëpaskohshme: Sigurohuni të hani rregullisht gjatë ditës – shmangni ushqimet që shkaktojnë ulje të sheqerit në gjak, që mund të nxisë kokëdhimbjen. Po ashtu mbani mend se është në rregull të përdorni paracetamol gjatë shtatzënisë (por fillimisht sigurohuni që mjeku tua konfirmojë këtë). 

Caffetin

Regjistrohu
për buletin