Bajamet rrisin nivelin e vitaminës E dhe ulin kolesterolin

Bajamet rrisin nivelin e vitaminës E dhe ulin kolesterolin

Konsumimi i vazhdueshëm i bajameve dukshëm rrit nivelin e qelizave të kuqe të gjakut në gjak, rrit nivelin e vitaminës E si dhe pakëson nivelin e kolesterolit.

Ky është përfundimi i nxjerrë nga disa studime amerikane, të cilët kanë analizuar tre regjime të ndryshme ushqimore te një grup i vullnetarëve, transmeton Mjeku.Net.

Regjimi i parë i të ushqyerit nuk ka përfshirë bajame, në të dytin bajamet kanë siguruar 10 për qind të energjisë së përgjithshme të konsumuar, ndërsa në regjimin e tretë bajamet kanë siguruar 20 për qind të energjisë së konsumuar.

Pjesëmarrësit e studimit, për aq kohë sa ka zgjatë studimi, nuk kanë marrë suplemente me vitaminë E dhe as suplemente të tjera.

Kur kishin konsumuar 10 për qind të energjisë nga bajamet, personat kishim rreth 14 për qind më shumë vitaminë E në gjak se sa kur nuk kishin konsumuar bajame.

Por, kur kishin marrë 20 për qind të energjisë nga bajamet, personat e studiuar kishin 19 për qind më shumë vitaminë E, 5 për qind nivel më të ulët të kolesterolit të përgjithshëm dhe 7 për qind nivel më të ulët të kolesterolit të keq (LDL) në gjak. /Mjeku.Net/