Bronles - ndihmon frymëmarrjen dhe lehtëson kollitjen

Bronles - ndihmon frymëmarrjen dhe lehtëson kollitjen

Mukolitik i cili redukton viskozitetin e sekretit bronkial dhe ndihmon ekspektorimin.

Mekanizmi i veprimit

Efekti sekretolitik i karbocisteinës ndaj sekretit mukozal të bronkeve vjen si rezultat i reduktimit të lidhjeve jonike të cilat shkaktojnë agregimin e mukopolisakarideve, zbërthimin e lidhjeve disulfide të cilat shkaktojnë agregimin e zinxhirëve peptidik të mucinës, si dhe efekt në sintezën brendaqelizore të mucinës.

Indikacionet

    Sëmundjet e sistemit respirator të shoqëruara me shumë mukus viskoz (bronkiti, tuberkulozi i mushkërive i shoqëruar me bronkit, fibroza cistike, retencioni i mukusit bronkial, komplikimet bronkopulmonare pas intervenimeve kirurgjike.

•    Otitis media

•    Sinusiti

•    Për qëllime diagnosike si mjet për përgatitjen e pacientëve për bronkoskopi, bronkografi dhe bronkoaspirim.

Kundërindikacionet

•    Tejndjeshmëria ndaj karbocisteinës apo ndonjë përbërësi shtesë të barit.

•    Ulçera gastroduedenale.

•    Cistiti akut.

Efektet anësore

Rrallë shkakton mundim, diarre, vjellje, gastrit, dispepsi, gjakderdhje gastrointestinale, kokëdhembje, ekzantema lëkurore dhe reaksione alergjike.

Paketimet

1.    Bronles për fëmijë (shishe me 150 ml tretësirë orale për fëmijë me shije mjedre dhe qershie, 5ml tretësirë përmban 125 mg carbocisteinë);

2.    Bronles Kapsula 375 mg (kuti me 30 kapsula te mbështjella me cipë)

3.    Bronles për të rritur (150 ml tretësirë orale për të rritur me shije karamele, 5ml tretësirë përmban 250mg carbocisteinë).

4.    Bronles Direct (Kutia përmban 15 qese të mbushura me tretësirë orale të gatshme për përdorim. Një qese përmban 750 mg carbocisteine në 10 ml tretësirë).

/Artikull i sponsorizuar/