Medical Expo Tiranë, eventi më i madh i shëndetësisë shqiptare

Medical Expo Tiranë, eventi më i madh i shëndetësisë shqiptare

Tirana do të jetë nikoqiri i eventit më të madh shqiptar në industrinë shëndetësore, Medical Expo 2016, që organizohet në datat 8, 9 dhe 10 qershor.

Medical Expo, vendi ku takohen profesionistët mjekësorë

Globalizmi ekonomik në shekullin XXI, ka ndikuar në mënyrë direkte edhe në sektorin e kujdesit shëndetësor. Sot, më shumë se kurrë, aktorët kryesorë të këtij sektori janë më të prirë që potencialin e produkteve dhe shërbimeve që ofrojnë ta prezantojnë në mjedise të posaçme ekspozicioni.

MEDICAL EXPO 2016 është eventi i duhur për këtë sepse përfshin:

  • Strukturën dhe organizimin e industrisë shëndetësore
  • Efektivitetin
  • Politikat e zhvillimit
  • Risitë teknologjike.

Rreth Medical Expo

Panairi, që do të organizohet në qendrën e panaireve Tirana Expo Center dhe me mbështetjen e Ministrisë së Shëndetësisë, është ngjarja më e madhe dhe e vetmja e llojit të vet në trojet shqiptare.

Medical Expo i dedikohet promovimit të shëndetësisë dhe industrisë mjekësore në Shqipëri, por jo vetëm. Panairi do të trajtojë edhe sfidat dhe problematikat e sektorit në nivel rajonal dhe më gjerë.

Duke qenë një ndër eventet kryesore në prezantimin e zhvillimeve të sektorit shëndetësor, paisjeve dhe aparaturave, teknologjisë mjekësore, si dhe farmaceutikës, “MEDICAL EXPO” është ura lidhëse e progresit të industrisë mjekësore në Shqipëri dhe bashkëpunimit me aktorë rajonal dhe më gjerë të këtij sektori.

Kategoritë e pjesëmarrësve në Medical Expo 2016

Objekti i eventit është i gjithë zinxhiri i industrisë mjekësore, me qëllim promovimin dinjitoz të teknikave dhe teknologjive parandaluese, diagnostifikuese dhe kuruese në nivel rajonal dhe më gjerë.

Kështu, pjesëmarrësit (ekspozuesit) e panairit vijnë nga fusha të ndryshme të shëndetësisë, përfshirë:

  • Qendrat Spitalore
  • Materiale dhe pajisje Mjekësore
  • Laboratorë dhe pajisje laboratorike
  • Software mjekësorë
  • Klinika dentare, okulistike, obsteto -gjinekologjike, dermatologjike, fizioterapeutike
  • Depot farmaceutike
  • Paisje ortopedike
  • Teknologjia mjekësore
  • Produkte të higjenës dhe dezinfektimit
  • Transportit të pacientëve & urgjencës mjekësore
  • Qendra estetike dhe kujdesi për veten
  • Bimë medicinale
  • Kompani sigurimi
  • Institucione financiare dhe akademike
  • Institucione shtetërore etj.

Vizitorët e Medical Expo 2016

Vizitorët e panairit Medical Expo vijnë kryesisht nga sektorë të shërbimeve shëndetësore, por edhe qytetarë të zakonshëm të cilët janë të interesuar për t’u njohur më nga afër me zhvillimet e industrisë së mjekësisë. Rreth 75 përqind e vizitorëve në edicionin e kaluar të Medical Expo kanë qenë profesionistë të sektoreve të ndryshme të shëndetësisë.

Kategoritë e vizitorëve kryesorë të panairit janë:

  • Vendimarrës dhe partnerë të kompanive të sektorit
  • Tregtues dhe distributorë të pajisjeve mjekësore
  • Aktorë që prodhojnë apo sigurojnë teknologjinë e nevojshme mjekësore, të barnave dhe shërbimeve.
  • Profesionistë të sektorit: mjekë, farmacistë, stomatologë, infermierë, laborantë etj
  • Lektorë në institucione akademike me fokus industrinë e shëndetit
  • Menaxherë të niveleve të larta të kompanive vendase dhe të huaja
  • Përfaqësues të kompanive të lidhura në mënyrë direkte apo indirekte me sektorin
  • Përfaqësues institucionalë
  • Përfaqësues të Ministrisë së Shëndetësisë
  • Studentë të fushës
  • Vizitorë në kërkim të informacionit mbi sektorin.

Prezencë e vizitorëve dhe pjesëmarrësve ndërkombëtar

Medical Expo është i vetmi event i mjekësisë shqiptare që garanton prezencën e vizitorëve ndërkombëtarë, me interes ekspansionin në sektorin e shëndetësisë në një treg në rritje të ballkanit perëndimor. Panairi do të organizojë edhe programin e vizitorëve VIP, që mirëpret vetëm profesionistë të sektorit që janë të interesuar për pjesëmarrjen në takimet B2B me persona vendimarrës të kompanive ekzibitore.

Fakte rreth Medical Expo

  • Mbi 13 000 m2 hapësirë e brendshme dhe mbi 15 000 m2 hapësirë e jashtme
  • Ekskluziv në llojin e tij në Shqipëri, MEDICAL EXPO zgjeron kufijtë drejt një eventi ndërkombëtar
  • 85 % e pjesëmarrësve në MEDICAL EXPO 2015 kanë arritur objektivat e tyre
  • 92% e pjesëmarrësve të huaj kanë gjetur partnerë lokalë
  • 86% e pjesëmarrësve në konferencën e eventit kanë marrë informacione të reja mbi sektorin
  • 75% e vizitorëve ishin profesionistë të sektorit
  • Për herë të parë publiku i gjerë u bë pjesë e një ambjenti, ku mund të përfitontë shërbime shëndetësore falas
  • Për herë të parë qendrat spitalore publike dhe private u solidarizuan mbi rëndësinë e ndërgjegjësimit të diagnostifikimit të hershëm 60% e vizitorëve u bënë pjesë aktive e fushatës së dhurimit të gjakut në bashkëpunim me Bankën e Gjakut dhe Kryqin e Kuq Shqiptar
  • Për herë të parë, organizatave jofitimprurëse të lidhura në mënyrë direkte apo indirekte me sektorin ju dha mundësia e prezantimit të kauzave të tyre

Aktivitete të ndryshme brenda panairit Medical Expo

  • Prezantim i produkteve, shërbimeve dhe risive të jesëmarrësve në hapësirat përkatëse të ekspozimit
  • Organizmi i konferencës së eventit me lektorë dhe dëgjues të sektorit
  • Organizim i takimeve B2B për të rritur interaktivitetin dhe për të stimuluar negocimet parimore mes pjesëmarrësve vendas dhe ndërkombëtarë
  • Organizim i Workshop-eve në bashkëpunim me institucionet akademike të sektorit
  • Promovim i OJF-ve në funksion të solidarizimit dhe ndërgjegjësimit
  • Ofrimi i shërbimeve shëndetësore falas për publikun, ditën e fundit të eventit

Qofshi profesionist të fushave të ndryshme shëndetësore, biznesmenë, investitorë apo edhe qytetar të zakonshëm që kërkoni të njiheni me risitë e fundit të industrisë shëndetësore, na vizitoni në datat 8, 9 dhe 10 qershor në Tirana Expo Center.