Hygeia

Rrepa lufton plakjen

Rrepa lufton plakjen

Rrepa dhe lëngu i saj është vërtetuar se luftojnë edhe plakjen e organizmit, mes shumë dobive tjera shëndetësore.

Sasia prej 250 mililitra në ditë e lëngut të rrepës, sipas ekspertëve, është e mjaftueshme për ta nxitur qarkullimin e gjakut nëpër enët në tru, duke pakësuar kështu edhe rrezikun nga demenca dhe plakja.

Hulumtimet e mëhershme kanë treguar se nitratet e rrepës në masë të madhe ulin shtypjen e gjakut, e në këtë mënyrë edhe ndikojnë në parandalimin e shfaqjes së sëmundjeve të zemrës, infarktit dhe sëmundjet e veshkave.

Rrepa ka efekt edhe në parandalimin e tumoreve dhe në shërimin nga leukemia, ndërsa pozitivisht ndikon edhe në nerva dhe punën e trurit, nxit punën e lukthit, zorrëve dhe idhcës (tëmthit).

Për shkak të dobive shëndetësore, rrepën shpeshherë mjekët e quajnë edhe si aspirinë natyrale./MjekuNET/