A B C Ç D Dh E Ë F G Gj H I J K L Ll M N Nj O P Q R Rr S SH T Th U V X Xh Y Z Zh

Kanceri i mëlçisë

Kanceri primar i mëlçisë është kancer i cili formohet në indin e mëlçisë. Kanceri sekondar i mëlçisë është kanceri i cili shpërndahet (metastazon) në mëlçi nga një pjesë tjetër e organizmit dhe emërohet si në bazë të vendit nga ka ardhur.

Njohuri bazike

Vetëm në SHBA, numërohen rreth 30 mijë raste të reja në vit dhe rreth 20 mijë vdekje nga kanceri i mëlçisë dhe i qeset së tëmthit.

Teksti në vazhdim do të flasë vetëm për kancerin primar të mëlçisë, do të thotë atë që është krijuar në këtë organ, dhe jo për kanceret që mund të keni metastazuar në mëlçi nga ndonjë pjesë tjetër e organizmit.

Mëlçia dhe ndërtimi i saj

Mëlçia është organikë i madh brenda abdomenit tonë. Ai ndodhet nën brinjë në anën e djathtë të abdomenit.

Mëlçia bën një punë të rëndësishme për ta mbajtur organizmin tuaj të shëndetshëm:

  •  Ajo largon substancat e dëmshme nga gjaku
  •  Krijon enzima dhe bilën të cilat ndihmojnë tretjen e ushqimit
  •  Po ashtu shndërron ushqimet në substanca të cilat janë të nevojshme për jetë dhe për rritje

Mëlçia furnizohet me lëngë ushqyese dhe oksigjen përmes dy enëve të gjakut. Shumica e gjakut vjen nga vena portale hepatite. Pjesa tjetër vjen nga arteria hepatite.

Qelizat kanceroze

Kanceri fillon në qelizat, blloqet të cilat ndërtojnë indet. Indet më pas ndërtojnë të gjitha organet tjera në organizëm.

Qelizat normale të organizmit rriten dhe ndahen në një mënyrë të kontrolluar, në varësi të nevojave të organizmit. Kur qelizat normale plaken ose dëmtohen, ato vdesin dhe krijohen qeliza të reja në vend të tyre.

Ndonjëherë ky proces nuk zhvillohet siç duhet. Qelizat e reja krijohen kur organizmi nuk ka nevojë për ta dhe qelizat e dëmtuara nuk vdesin siç duhet. Krijimi i qelizave shtesë shpesh krijon një masë të indit të quajtur tumor.

Tumoret në mëlçi mund të jeni beninje (jo kanceroze) ose malinje (kanceroze). Tumoret beninje nuk janë aq të dëmshëm sa tumoret malinje:

Tumoret beninje:

  •  Rrallë janë kërcënuese për jetën
  •  Mund të largohen dhe zakonisht nuk kthehen
  •  Nuk pushtojnë inde të tjera rreth tyre
  •  Nuk shpërndahen në pjesë të tjera të organizmit

Tumoret malinje:

  •  Mund të jenë kërcënuese për jetën
  •  Ndonjëherë mund të largohen, por të kthehen sërish
  •  Mund të pushtojnë dhe dëmtojnë indin dhe organet rrethore
  •  Mund të shpërndahen në pjesë të tjera të organizmit.

Shumica e kancereve të mëlçisë fillojnë në hepatolite (qelizat e mëlçisë). Ky lloj i kancerit quhet karcinoma hepatocelulare ose hepatoma malinje.

Kanceri i mëlçisë mund të shpërndahet edhe në pjesë të tjera të organizmit. Ai udhëton kryesisht përmes enëve të gjakut, por qelizat e kancerit të mëlçisë gjenden edhe në nyjat limfatike, qelizat kanceroze mund të kapen për indet tjera dhe të zhvillohen aty duke formuar tumore të reja të cilat mund t’i dëmtojnë këto inde.

/Mjeku.Net/