A B C Ç D Dh E Ë F G Gj H I J K L Ll M N Nj O P Q R Rr S SH T Th U V X Xh Y Z Zh

Leukemia

Leukemia është kancer i cili fillon në indin që krijon gjakun. Për të kuptuar kancerin, është e rëndësishme të dihet se si formohen qelizat normale të gjakut.

Njohuri bazike

Leukemia është kancer i cili fillon në indin që krijon gjakun. Për të kuptuar kancerin, është e rëndësishme të dihet se si formohen qelizat normale të gjakut.

Qelizat normale të gjakut

Shumica e qelizave të gjakut zhvillohen nga qelizat në palcën e kockave që quajtura qeliza amë. Palca kockore është një material i butë në qendër të kockave. Qelizat amë janë qeliza bazë të cilat mund të shndërrohen në lloje të ndryshme të qelizave të gjakut.

Qelizat e gjakut u takojnë tre grupeve, dhe secila prej tyre kryen punë specifike:

  • Leukocitet - Qelizat e bardha të gjakut ndihmojnë luftimin e infeksioneve. Ka disa nën lloje të qelizave të bardha të gjakut.
  • Eritrocitet - Qelizat e kuqe të gjakut bartin oksigjenin nga mushkëritë deri te çdo qelizë tjetër në organizëm dhe largojnë dyoksidin e karbonit në kahe të kundërt.
  • Trombocitet - Pllakëzat ndihmojnë mpiksjen (ngjizjen, forcimin) e gjakut për të ndaluar Gjakderdhjen kurdo kur shkaktohen plagë në sipërfaqe.

Qelizat e bardha, të kuqe dhe pllakëzat krijohen nga qelizat amë, pasi organizmi ka nevojë për ta. Kur qelizat rriten ose dëmtohen, ata vdesin dhe qelizat e reja zënë vendin e tyre.

Shumica e qelizave të gjakut piqen në palcën kockore dhe pastaj dalin në enët e gjakut. Gjaku i cili qarkullon nëpër enët e gjakut dhe zemër quhet gjak periferik.

Qelizat leukemike

Te një person me leukemi, palca e kockave krijon qeliza anormale të bardha të gjakut. Qelizat anormale quhen qeliza leukemike,

Ndryshe nga qelizat normale, qelizat leukemike nuk vdesin kur duhet. Ata mund të mbledhin qeliza normale të gjakut, qeliza të kuqe të gjakut dhe pllakëza rreth vetes. Kjo e bën të vështirë për qelizat normale ta kryejnë punën e tyre.

/Mjeku.Net/